Monday, May 20

Politike

EPIKE/ I pa shqetësuar dhe me byrek në dorë, mos e humbisni videon virale të Lulzim Bashës
Politike

EPIKE/ I pa shqetësuar dhe me byrek në dorë, mos e humbisni videon virale të Lulzim Bashës

Teksa tensionet politike në vend nuk kanë të ndalur, PD vijon ende të jetë në një luftë të brendshme. Pas një lufte brenda llojit dhe brenda të njëjtës parti, Lulzim Basha vendosi të japë dorëheqjen si kryetar i partisë, duke ftuar edhe Sali Berishën që të tërhiqej nga grupimi i tij, në mënyrë që t’i hapej rruga bashkimit të demokratëve. E ndërsa Berisha nuk heq dorë nga lufta me të gjithë për të rimarr kështu zotërimin e partisë, Lulzim Basha filmohet herë pas here duke mos u shqetësuar për PD dhe duke shijuar jetën. Në një video të publikuar së fundmi në rrjetet sociale, e cila shpejtu u bë virale, Lulzim Basha shihet duke ngrënë ushqim, nuk dihet se ku apo me kë.  
Komunisti, aleat i Berishës/ Marko Dajti, kandidati me firmën e Flamur Nokës që synon karrigen e bashkisë Tiranë
Politike

Komunisti, aleat i Berishës/ Marko Dajti, kandidati me firmën e Flamur Nokës që synon karrigen e bashkisë Tiranë

Që në nisje të betejës së tij për tu rikthyer në krye të PD Sali Berisha ka akuzuar Edi Ramën për instalim të monizmit, por me komunistët zgjodhi të bëjë vetë aleancë. Kryetari i Frontit të Majte, komunisti Marko Dajti do te jete kandidat për kryetar Bashkie me firme te demokratit Flamur Noka. Armiku i armikut tim është miku im, ky rregull i pashkruar duket se zë vend në bashkëpunimin e komunistëve dhe Sali Berishës ne zgjedhje. Miqësia me flamur Nokën ka bërë Dajti të harrojë ideologjinë komuniste dhe ti japë një dore mikut te tij demokrat, për të kompensuar votat që do i rrëmbejë kandidati i PD zyrtare Roland Bejko. Strategjia e Berishës duket si taktike e vjetër politike, për ti hequr vota te majtëve në betejën për kryeqytetit, në përpjekje për të përsëritur skemën e vjetër e 2...
“Do ftoj të njohur e të panjohur, do flasim dhe me kundërshtarë”, Rama bëhet moderator në prag të zgjedhjeve
Politike

“Do ftoj të njohur e të panjohur, do flasim dhe me kundërshtarë”, Rama bëhet moderator në prag të zgjedhjeve

Fushata akoma nuk ka nisur zyrtarisht, por drejtuesit e partive kanë nisur takime dhe organizimet. Kryeministri Edi Rama ndryshe nga zgjedhjet e kaluara ku ishte një “Shoëman”, këto zgjedhje përmes një postimi në Facebook, do të nisë së shpejti podcastin, i cili do të quhet ‘Flasim’ . Rama thotë se në këtë podcast do të ketë të ftuar politikanë, por edhe njerëz nga sfera të ndryshme, si arti, media apo kultura. Ai thotë se në këtë podcast nuk do të mungojnë as kundërshtarët e tij, të cilët do të marrin ftesë por do të jenë në dorën e tyre nëse do të pranojnë një përballje me kreun e qeverisë. “Flasim është një eksperiencë re, për mua dhe ju. Flasim është podcasti im i menduar për të folur lirshëm në praninë tuaj me njerëz të njohur a të panjohur. Personazhe të skenës p...
Ligjet që shkeli Kryemadhi/ Çfarë rrezikon nga mosdeklarimi i llogarive bankare jashtë vendit
Politike

Ligjet që shkeli Kryemadhi/ Çfarë rrezikon nga mosdeklarimi i llogarive bankare jashtë vendit

Dokumentet e publikuara nga Top Channel tregojnë, pagesa të kryera nga biznesmenë rus të naftës me përfituese zonjën Kryemadhi, të cilat ajo nuk i ka deklaruar. Në kushtet kur zonja Kryemadhi është deputete e Kuvendit të Shqipërisë, ajo është subjekt i ligjit për “Deklarimin dhe kontrollin e pasurive, të detyrimeve financiare të të zgjedhurve dhe të disa nëpunësve publikë”. Këto dokumente mbërritur përmes postës elektronike në Top Channel tregojnë se Monika Kryemadhi, më 15 shkurt 2017, mori një pagesë prej 5,350 euro nga kompania Holdem.   Ndërsa një vit më pas në 23 maj të vitit 2018 një tjetër pagesë prej 13,500 euro po nga Holdem.   Transfertat janë në shuma të vogla por ato tregojnë se janë fshehur llogari bankare në banka në Zvicër dhe aksione në kompanitë...
Zgjedhjet/ Veliaj për opozitën: Sapo të mbarojë fushata ata do ‘çajnë ferrën’, e shohin Rrogozhinën si xhep ku futen njëherë në katër vjet për vota
Politike

Zgjedhjet/ Veliaj për opozitën: Sapo të mbarojë fushata ata do ‘çajnë ferrën’, e shohin Rrogozhinën si xhep ku futen njëherë në katër vjet për vota

Drejtuesi politik i PS për Qarkun e Tiranës, Erion Veliaj nga Rrogozhina, ku prezantoi kandidatët për Këshillin Bashkiak atje, tha se sapo të mbarojë fushata opozita do t’i braktisë qytetarët, siç kanë bërë gjithmonë. “Do mbarojë fushata, do numërohen votat, do vijë fitorja jonë në të pesë bashkitë e qarkut, dhe ata ‘do çajnë ferrën’, do ikin siç kanë bërë gjithmonë. Kush janë deputetët e opozitës? Lista është proporcionale, ka pasur deputetë edhe Rrogozhina, edhe Kavaja. Kush janë? I keni parë më pasi mbaruan zgjedhjet? Etjeni është këtu, Shpati është këtu, e sigurt që edhe Edisoni është këtu çdo ditë me skuadrën e tij. Kjo është diferenca mes atyre që e duan votën për të bërë punë, jo për të bërë sherr. Në qoftë se një doktor, një elektricist, një inxhinier, një arkitekt, nuk e bën pu...
Demokratët përballë Berishës. Dy grupimet opozitare përballen në 15 bashki
Politike, Uncategorized

Demokratët përballë Berishës. Dy grupimet opozitare përballen në 15 bashki

Enkelejd Alibeaj iu shmang përballjes me Berishën, në bashkitë e mëdha të vendit, aty ku gara e pranverës do të jetë më e ethshme. Megjithatë, Tiranën nuk e la. Këmbënguli në debatin e gjatë me një grup të madh nga të tijtë dhe bëri lajmin e vetëm të ri, Roland Bejkon për Tiranës. Lista e Enkelejd Alibaj është vetëm 15 emra për kryebashkiak. Fusha e betejës në 46 bashki të tjera, i është lënë e lirë Berishës dhe kandidatëve të tij, që garojnë me logon e koalicionit më Metën, Dulen e Ndokën. Nga kjo listë kryeqyteti do të jetë bashkia ku do të ketë përballjen më të fortë mes demokratëve, të dy grupeve. Belind Këlliçi do të luftojë për votën demokrate me Roland Bejkon. Kandidati i Berishës i zyrtarizuar që në fillim të dhjetorit, ka nisur fushatën, ndërkohë Bejko do i duhet të rikupero...
Minxhozi: Berisha dhe Alibeaj do marrin humbje më 14 maj
Politike

Minxhozi: Berisha dhe Alibeaj do marrin humbje më 14 maj

TIRANË- Analisti Skënder Minxhozi thotë se Berisha dhe Alibeaj do të dalin të dy humbës nga kutitë e votimit më 14 maj.   Gjatë diskutimit në studion e ABC News me gazetaren Juli Krisafi, Minxhozi u shpreh se fituesi më i madh i “përplasjes” politike Berisha-Alibeaj është kryeministri Edi Rama. Analisti shtoi më tej se pas 14 majit, gjërat për Enkelejd Alibeajn, do të vështirësohen ndjeshëm.       “Do të largohen nga kutitë e votimit secili me humbjen përkatëse, e cila nuk i ngjan njëra- tjetrës, por që ka emrin humbje. Alibeaj zhvlerësohet, sepse po ikin edhe kandidatët. Ai paraqitet një listë më 16 kandidatësh nga 61 bashki, dhe kjo ishte një humbje e parë, nuk duhet se sa do t’i mbeten në garë deri në fund. Kandidati në Tiranë Bejko duket më I ve...
Erion Veliaj apo Belind Këlliçi, kush do zgjidhej kryebashkiak nëse zgjedhjet do ishin nesër?
Politike

Erion Veliaj apo Belind Këlliçi, kush do zgjidhej kryebashkiak nëse zgjedhjet do ishin nesër?

Nëse zgjedhjet vendore do të ishin nesër, qytetarët e Tiranës do të zgjidhnin Erion Veliajn kryebashkiak. 53.8% e qytetarëve të Tiranës do të votonin Erion Veliajn, kurse 32.9% Belind Këlliçin. Mazniku: Këlliçin as nuk e njohin si kandidat, Veliaj ka diferenca të mëdha si kandidat Teliti: Unë jam optimist s ai përket të dhënave sepse do rikuperojnë, ajo që vlen është se sa persona kanë refuzuar të përgjigjen, qytetarët kanë frikë, sidomos sa më larg mirëqenies të jesh. Na ka ndodhur dhe me të afërm tanë që kanë frikë të shprehen. Kur je djalë i mirë nuk të njeh njeri, po të jesh horr, mashtrus, jo tirons, por të njeh por gjithë Shqipëria. Ky është sondazhi i parë i realizuar, ku janë intervistuar 1017 qytetarë të bashkisë Tiranë mbi 18 vjeç në një periud...
LAJM I FUNDIT/ Alibeajt i ikën një tjetër “ushtar”, tërhiqet nga gara një tjetër kandidat (EMRI)
Politike

LAJM I FUNDIT/ Alibeajt i ikën një tjetër “ushtar”, tërhiqet nga gara një tjetër kandidat (EMRI)

Është tërhequr nga gara për zgjedhjet lokale të 14 majit, kanididati i Partisë Demokratike në Krujë, Sabah Sheta. Lajmi është bërë publik nga vetë kandidati Sheta përmes një postimi në facebook, ku thekson se arsyeja e tërheqjes nga gara është që të mos i shërbejë përçarjes së demokraëve në zgjedhjet e 14 majit. Reagimi i Shetës në Facebook Këto ditë kam marrë me qindra mesazhe mbështetje nga demokratë dhe qytetarë, që duan një drejtim të ri për Krujën. Nga njëra anë, jam ndier i nderuar për besimin e tyre, por nuk mund të lë pa përmendur pjesën e dytë të mesazheve nga qyetetarët. Ata shprehin keqardhje që opozita është e përçarë, duke i dhënë sërish shans Edi Ramës në Krujë. Kam reflektuar këto ditë dhe kam vendosur të mos bëhem pjesë e asnjë farse poli...
Banorët e Bërxullës, akuza qeverisë: Balluku e pafytyrë, Rama nuk zbret nga kali, ku të gjejmë shpëtim ne?!
Politike

Banorët e Bërxullës, akuza qeverisë: Balluku e pafytyrë, Rama nuk zbret nga kali, ku të gjejmë shpëtim ne?!

Banorët e Bërxullës protestuan edhe dje për të kundërshtuar projektin ThumanëKashar. Për më shumë se një orë ata bllokuan rrugën, ndërkohë që i kanë bërë thirrje qeverisë që të marrë masa për të plotësuar kërkesat e tyre, në të kundërt protesta do të përshkallëzojë. Një prej banorëve në këtë protestë kishte marrë dhe një shishe benzinë me vete për t’u vetëflijuar, por në momentin që e nxori atë, një prej efektivëve ia ka marrë nga dora me shpejtësi. Nuk kanë munguar akuzat ndaj kreut të qeverisë dhe ministres Belinda Balluku ndaj injorimit që po u bëjnë atyre në të gjashtin muaj me radhë. Banorët bënë me dije se nuk kanë për ta falur tokën e tyre, pasi është e vetmja mënyrë jetese, ndërkohë që protestat e tyre do të intensifikohen. Sot, ata deklaruan se do të dalin sërish duke bllokuar ...