Sunday, May 5

Erion Veliaj apo Belind Këlliçi, kush do zgjidhej kryebashkiak nëse zgjedhjet do ishin nesër?

Nëse zgjedhjet vendore do të ishin nesër, qytetarët e Tiranës do të zgjidhnin Erion Veliajn kryebashkiak.

53.8% e qytetarëve të Tiranës do të votonin Erion Veliajn, kurse 32.9% Belind Këlliçin.

Mazniku: Këlliçin as nuk e njohin si kandidat, Veliaj ka diferenca të mëdha si kandidat

Teliti: Unë jam optimist s ai përket të dhënave sepse do rikuperojnë, ajo që vlen është se sa persona kanë refuzuar të përgjigjen, qytetarët kanë frikë, sidomos sa më larg mirëqenies të jesh. Na ka ndodhur dhe me të afërm tanë që kanë frikë të shprehen. Kur je djalë i mirë nuk të njeh njeri, po të jesh horr, mashtrus, jo tirons, por të njeh por gjithë Shqipëria.

Ky është sondazhi i parë i realizuar, ku janë intervistuar 1017 qytetarë të bashkisë Tiranë mbi 18 vjeç në një periudhë kohore 20-25 mars. Marzhi i gabimit është 2.2%, ndërsa intervistat janë realizuar përmes telefonatave me skype apo telefon.