Friday, May 10

Politike

Nga rikandidimet te prurjet e reja, emrat e PS për 14 majin! “Një jetë në karrige”, kush është kryebashkiaku që kërkon mandatin e shtatë! Në Vlorë “mbijeton” vetëm Jorgo Goro
Politike

Nga rikandidimet te prurjet e reja, emrat e PS për 14 majin! “Një jetë në karrige”, kush është kryebashkiaku që kërkon mandatin e shtatë! Në Vlorë “mbijeton” vetëm Jorgo Goro

VALENTINA MADANI/ Kryesia e Partisë Socialiste zyrtarizoi mbrëmjen e së shtunës 61 kandidatët për zgjedhjet vendore të 14 majit. Gati 1 e katërta e listës së kandidatëve për kryebashkiakë të PS-së është e përbërë nga emra të rinj. Dy ditë para përfundimit të afatit zyrtar të depozitimit të listave të kandidatëve, kryetarët e 12 qarqeve të vendit zbardhën emrat e listës. Në disa nga bashkitë e vendit kandidatët aktualë u kanë lënë stafetën kandidatëve të rinj si në bashkitë: Gramsh, Bulqizë, Libohovë, Has, Patos, Divjakë, ndërsa në bashkitë e tjera janë rikonfirmuar aktualët. Në raundin final të diskutimeve në kryesi, selia rozë zgjodhi t’u besojë 45 kryetarëve aktualë duke sjellë risi në vetëm 16 bashki të tjera. Riformatimi më i madh i është bërë qarkut të Vlorës, ku nga 7 bashki ja...
Beteja e 14 majit/ Zyrtarizohet mes debatesh kandidati i Alibeajt për garën e Tiranës
Politike

Beteja e 14 majit/ Zyrtarizohet mes debatesh kandidati i Alibeajt për garën e Tiranës

Kryesia e Partisë Demokratike e thirrur nga kryetari Enkelejd Alibeaj ka zgjedhur kandidat për Bashkinë e Tiranës Roland Bejkon. Bejko do garojë në zgjedhjet lokale të 14 majit me siglën e PD-së, përballë kandidatit të PS-së Erion Veliaj dhe Belind Këlliçit kandidat i koalicionit “Bashkë Fitojmë”. Ai ka mbajtur postin e drejtuesit politik të qarkut pas shkarkimit të Tritan Shehut dhe gjithashtu ka qenë i dyti i listës në zgjedhjet parlamentare të viti 2021, por nuk arriti të fitonte. Nuk morën pjesë në votim:Gazment Bardhi, Dhurata Cupi, Jorida Tabaku, Ori Nebiaj, Jonila Godole. Votuan pro Bejkos: Fitim Zekthi, Taulanda Jupi, Kreshnik Collaku, Orjola Pampuri, Xhemal Gjunkshi, Flamur Hoxha, Gazment Koduzi, Enkelejd Alibeaj, Taulant Zeneli, Agron Kapllanaj...
Këlliçi premton transport falas/ Nëse realizohet, Tirana bëhet qyteti i tretë në Europë
Politike

Këlliçi premton transport falas/ Nëse realizohet, Tirana bëhet qyteti i tretë në Europë

Fushata do edhe disa ditë të nis zyrtarisht por kandidatët e kanë nisur atë, e njëherësh dhe premtimet e tyre. Belind Këlliçi, kandidati i Foltores për Tiranën, thotë që ka një vizion ndryshe nga sa qeveriset kryeqyeti aktualisht, në rast se ai arrin fitoren më 14 maj. Dhe premtimi i tij për kryeqytetasit nuk është aspak modest; asnjë lekë nga buxheti i tyre, për të lëvizur më transport urban.     Jo vetëm kjo. Ai së pari premton investim për të modernizuar transportin publik. Dhe kjo sipas tij, do të bëjë që qytetarët të lënë në shtëpi mjetet e tyre dhe urbani të bëhet zgjedhja e parë. Nëse premtimi do të realizohet, Tirana mund të bëhet kryeqyteti i tretë në Europë, pas kryeqytetit të Estonisë, Talinit dhe qytetit të Luksemburgut, që do të ketë transport falas. &...
PD, mbledhje maratonë për ’14 majin’. U propozuan pesë emra për Tiranën
Politike

PD, mbledhje maratonë për ’14 majin’. U propozuan pesë emra për Tiranën

Enkelejt Alibeaj vijon mbledhjet ë edhe sot për të dalë me formulën e daljes në zgjedhjet e 14 majit. Këtë të shtunë ai ka mbledhur Kolegjin e Kryetarëve, për t’i informuar me bisedimet e zhvilluara një ditë më parë, ku anëtarët e Kryesisë dhe Grupit, patën propozime të ndryshe për të shkuar drejt zgjedhjeve të 14 majit.   Një variant është të shkohet me 61 kandidatë për kryebashkiakë, që mbështetet nga grupi më i ngushtë i Alibeajt, një tjetër grup propozon që të dilet me listë të pjesshme dhe një tjetër mes të cilëve dhe Gazment Bardhi dhe Jorida Tabaku, për të dalë vetëm me listë për keshillat bashkiakë.   Në orën 15:00 Alibeaj do të vazhdojë mbledhjet me kandidatët e zyrtarizuar deri tani, rreth 17 të tillë. Vendimin final, Alibeaj do e marrë në një mbledhje sëris...
Alibeaj “përplaset” me Kryesinë për 14 majin/ Çfarë ndodhi në mbledhjen e sotme të PD-së?
Politike

Alibeaj “përplaset” me Kryesinë për 14 majin/ Çfarë ndodhi në mbledhjen e sotme të PD-së?

Top Channel zbardh detaje nga mbledhja e kryesisë së Partisë Demokratike, të thirrur nga Enkelejd Alibeaj. Kryetari i partisë Enkelejd Alibeaj dhe një pjesë e anëtarëve që e mbështesin, ka kërkuar që PD të dalë në zgjedhjet lokale të 14 majit me 61 kandidatë në të gjitha bashkitë e vendit si dhe me kandidatë për këshillat bashkiakë. Këtë ide e kanë kundërshtuar shumica e anëtarëve të kryesisë, që kërkojnë të garohet vetëm për këshillat bashkiakë dhe të mos dalin me kandidatë për kryetarë në bashkitë e vendit. Shumica e anëtarëve të kryesisë kanë mbështetur idenë e daljes me kandidat vetëm për këshillat bashkiak. Kryesia s’ka marrë vendim, por ka pasur vetëm diskutime për tre opsionet e hedhura në tryezë. Jorida Tabaku: Kam ndarë të njëjtin qëndrim që kis...
14 Maji/ PS nesër zyrtarizon skuadrën, Bashkitë ku ende ka debat
Politike

14 Maji/ PS nesër zyrtarizon skuadrën, Bashkitë ku ende ka debat

Partia Socialiste pritet që ditën e nesërme të mbledhë Krysinë dhe të vendosë për emrat e 61 kandidatëve për zgjedhjet e “14 Majit”.   Edhe pse gati 90% e skuadrës të mbetet e pandryshuar, gazetarja e ABC News, Esiona Konomi bën me dije se ka disa bashki në të cilat ende nuk është vendosur dhe pritet që tgë ndahet ditën e nesërme.   Emra të rinj pritet të ketë në Bashkinë e Librazhdit, Gramshit dhe Peqinit sa i përket qarkut të Elbasanit. Po ashtu ende janë pritje emrat për bashkitë në Dimal dhe Kuçove, ndërsa pritet po ashtu emri që do të zëvendësojë Lefter Allën në Bulqizë.   Vlora është qarku me më shumë ndryshime, ku siç pritej Dritan Leli nuk do të rikandidojë dhe në vendin e tij do të jetë Ermal Dardha, ndërsa emra të rinj pritet edhe në Selenicës,...
Kush do jenë kanidatët e PD më 14 maj? Alibeaj mbledh kryesinë, ja çfarë do diskutohet
Politike

Kush do jenë kanidatët e PD më 14 maj? Alibeaj mbledh kryesinë, ja çfarë do diskutohet

Pas rrëzimit nga ana e KAS të ankimimit të Berishës për regjistrimi ne PD në zgjedhje me kryetar Enkelejd alibeajn, ky i fundit ka nisur përgatitjet për 14 majin.     Ditën e sotme Alibeaj ka mbledhur kryesinë e PD-së, për të diskutuar në lidhje me listën e kandidatëve, me të cilët demokratët do të garojnë në zgjedhje. Nga ana tjetër, pritet që po sot Alibeaj të zhvillojë një mbledhje dhe me grupin parlamentar, për të njëjtën temë.     Kujtojmë se më herët, alibeaj u bëri ftesë publike kandidatëve të dalë nga primaret e Berishës që të garojnë në zgjehdje nën siglën e PD-së të udhëhequr nga ai.
Berisha padi në Apel, kërkon shkarkimin e Alibeajt si kryetar i PD-së
Politike

Berisha padi në Apel, kërkon shkarkimin e Alibeajt si kryetar i PD-së

Grupi i Berishës ka ankimuar kërkesën dhe ka kërkuar çregjistrimin e Enkelejd Alibeaj si kryetar i komanduar i Partisë Demokratike. Sakaq në ambientet e Gjykatës Administrative të Apelit do të hidhet sot shorti për përcaktimin e trupit gjykues për gjykimin e kërkesë padisë. Shorti pritet të hidhet në orën 14:15. Në padi, kërkohet që gjykata të regjistrojë Partinë Demokratike të Shqipërisë, të përfaqësuar nga Berisha, si subjekt zgjedhor në 14 maj. Po ashtu dhe përfshirjen e subjektin Partia Demokratike e Shqipërisë të përfaqësuar nga Berisha, si pjesë e Koalicionit “Bashkë Fitojmë”. NJOFTIM PËR MEDIA Në datën 21.03.2023 ora 14:15, në ambientet e Gjykatës Administrative të Apelit, në adresën Rr.“Ismail Qemali” Tiranë, do të hidhet shorti për përcaktimi...
Celibashi e përjashton PD edhe nga koalicioni, pas kërkesës së Alibeajt. “Bashkë Fitojmë” regjistrohet me 3 parti
Politike

Celibashi e përjashton PD edhe nga koalicioni, pas kërkesës së Alibeajt. “Bashkë Fitojmë” regjistrohet me 3 parti

Regjistrimi i koalicionit 'Bashkë Fitojmë' në zgjedhjet e 14 majit ka sjell debate më mbledhjen e Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve. Kjo pasi përfaqësuesi i Partisë Demokratike në KQZ, Indrit Sefa ka deklaruar se kjo pari nuk ka bërë asnjë koalicion me asnjë parti, por është përdorur logoja pa të drejtë. Nga ana tjetër, në emër të koalicionit “Bashkë fitojmë”, Altin Kaziaj, u shpreh se vendimi i KAS-it do të apelohet brenda pesë ditëve dhe se PD-ja e Alibeajt ende nuk është e regjistruar zyrtarisht në KQZ. Altin Kaziaj: Kemi paraqitur kërkesën sipas asaj që është parashikuar në kod. Kërkesa mban të gjitha kërkesat e nevojshme për regjistrimin e koalicionit. Kërkojmë regjistrimin e koalicionit “Bashkë fitojmë”. Indrit Sefa: Partia Demokratike nuk ka bërë asnjë koalicion. Ës...
Gjykata merr vendimin, Lefter Alla me 9 zyrtarë të tjerë lihen në arrest me burg
Politike

Gjykata merr vendimin, Lefter Alla me 9 zyrtarë të tjerë lihen në arrest me burg

Gjykata Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka vendosur masën e sigurisë 'Arrest me burg' për kryebashkiakun e Bulqizës Lefter Alla. Alla akuzohet për shpërdorim detyre dhe shkelje të barazisë në tendera. Së bashku me Allën është marrë vendimi dhe për 12 të pandehurit e tjerë që ndodheshin. Nga ata 9 janë lënë në arrest me burg, ndërsa 2 janë lënë në arrest shtëpie. Një nga të pandehurit, Leonard Daçi u paraqit në seancë me vonesë. I shoqëruar nga avokati ai tha se është një nga të pandehurit dhe do dalë për vlerësim mase në një moment tjetër. Në burg për tenderin e ujësjellësit në Bulqizë, me vlerë rreth 3.3 mld lekë, do të qëndrojnë: Lefter Alla - Kryetar i Bashkisë Bulqizë Enkeleda Lleshi - Zv/kryetare Erion Isaku - Drejtor i Urbanisti...