I dyfishon motrës borxhin e shtëpisë duke i kërkuar qira, Gjebrea s’duron: Po si e shtrydh kështu?
Demiri ka kërkuar një seancë ndërmjetësimi në “Shihemi në Gjyq” me motrën e tij, Thëllënxën. Pretendimi i tij është se e ka ndihmuar motrën në një moment të vështirë për të shlyer një kredi duke i blerë shtëpinë që banka ka nxjerrë në ankand. Ai e bleu dhe e vendosi pronën në emrin e së bijës.
Sipas dokumenteve që u paraqitën në rubrikën e së “Dielës Shqiptare” në Tv Klan, vlera është 38 mijë euro. Thëllënxa pretendon se ka paguar 25 milionë lekë. Një pjesë të parave (rreth 6 milionë), Demiri thotë se e ka marrë në bankë pasi janë transaksione të kryera nga nipi, djali i Thëllënxës. Ai nuk i mohon këto para, por sipas tij nuk janë shlyerje e shumës, por qiraja që i ka kërkuar motrës për të banuar në shtëpinë në fjalë.
Ardit Gjebrea: Ti ke marrë lekë nga djali i Thëllënxës?
...