Saturday, April 20

Demokratët përballë Berishës. Dy grupimet opozitare përballen në 15 bashki

Enkelejd Alibeaj iu shmang përballjes me Berishën, në bashkitë e mëdha të vendit, aty ku gara e pranverës do të jetë më e ethshme. Megjithatë, Tiranën nuk e la. Këmbënguli në debatin e gjatë me një grup të madh nga të tijtë dhe bëri lajmin e vetëm të ri, Roland Bejkon për Tiranës.

Lista e Enkelejd Alibaj është vetëm 15 emra për kryebashkiak. Fusha e betejës në 46 bashki të tjera, i është lënë e lirë Berishës dhe kandidatëve të tij, që garojnë me logon e koalicionit më Metën, Dulen e Ndokën.

Nga kjo listë kryeqyteti do të jetë bashkia ku do të ketë përballjen më të fortë mes demokratëve, të dy grupeve. Belind Këlliçi do të luftojë për votën demokrate me Roland Bejkon. Kandidati i Berishës i zyrtarizuar që në fillim të dhjetorit, ka nisur fushatën, ndërkohë Bejko do i duhet të rikuperojë kohën e humbur deri më tani.

Veriu i vendit mund të prodhojë surpriza vetëm në përballjen e PS-së me koalicionin e Berishës, pasi Alibeaj e ka lënë atë pothuajse bosh.

Nëse lista do të mbetet po kaq e gjatë, në Bashkinë Dibër mund të ketë një përballje interesante mes demokratëve. Naim Gazizede kandidati i Alibeajt do të jetë përballë Ismail Ukas, për Dibrën. Gazidede ka mbajtur 3 mandate postin e Kryetarit të Këshillit të Qarkut Dibër.

Vau i Dejës është një bashki tjetër, ku Alibeaj pavarsisht kundërshtimeve, zyrtarizoi kandidaten, Klomentina Drini. Ajo do të përballet me një kandidatë të spozvuar në këtë bashki, nga grupi tjetër, me Zef Hilën, që do të tentojë të rikthehet në krye të kësaj bashkie.

Bashkive të Kukësit Alibeaj nuk iu afrua. Ndërsa pasi tërhoqi kandidatin e Lezhës,  i vetmi kandidatë për këtë qark, është për bashkinë Mirditës, Mark Ruçi.

Në këtë betejë që duket më shumë mes demokratëve sesa mes dy palëve politike kundërshtare, dy-PD do të përballen dhe në Kamëz. Deri më 2019, kjo bashki ka qenë një bastion i djathtë, për të cilën tani që demokratët duan të rikthen në pushtetin vendor, kanë dy kandidatë, Arjan Hoxhën dhe Bilblil Bajraktarin.

Mallaksatra siguron një përballje të fortë gjithashtu. Alibeaj këtu garon me Agron Kapllanajn, që do të kërkojë votë për të rimarrë këtë bashki, ndërkohë që ai ka qenë kandidati demokratë më I votuar më 25 prill, në listën e Fierit, edhe pse nuk arriti të thyer hersin për të hyrë në parlament. Berisha në këtë bashki kandidon Resmi Shanajn.

Mes përcarjes së demokratëve, më 14 maj, dy grupet do të përballen dhe në disa bashki të tjera, si Gjirokastra, Tepelena, Dimari, Patosi, Kucovë e Polican.

PËRBALLJET DEMOKRATE 

  1. Bashkia Tiranë, Belind Këlliçi-Roland Bejko
  2. Bashkia Dibër, Fiqiri Uka-Niam Gazidede
  3. Bashkia Vau i Dejës, Zef Hila-Klomentina Drini
  4. Bashkia Mirditë, Albert Melyshi-Mark Ruçi
  5. Bashkia Kamzë, Arjan Hoxha-Bilbil Bajraktari
  6. Bashkia Fier, Evdar Kodheli-Eriselda Zotaj Çelaj
  7. Bashkia Mallakstër, Resmi Shanaj-Agron Kapllanaj
  8. Bashkia Gjirokastër, Dorjan Lani -Shemo Lamaj
  9. Bashkia Tepelenë, Baftjar Imeri-Sokol Guga
  10. Bashkia Këlcyrë, Arjan Kasaj- Adriatik Spahiu
  11. Bashkia Sarandë, Ardit Cikuli-Skender Muço
  12. Bashkia Patos, Sofije Alushaj- Pranvera Rizai
  13. Bashkia Kuçovë, Lefter Maliqi-Ilirjan Koxhaj
  14. Bashkia Poliçan, Behar Xhaferaj-Florian Qamo
  15. Bashkia Dimal, Gentian Meçi-Dritan Sula