Friday, April 26

“Do ftoj të njohur e të panjohur, do flasim dhe me kundërshtarë”, Rama bëhet moderator në prag të zgjedhjeve

Fushata akoma nuk ka nisur zyrtarisht, por drejtuesit e partive kanë nisur takime dhe organizimet. Kryeministri Edi Rama ndryshe nga zgjedhjet e kaluara ku ishte një “Shoëman”, këto zgjedhje përmes një postimi në Facebook, do të nisë së shpejti podcastin, i cili do të quhet ‘Flasim’ .

Rama thotë se në këtë podcast do të ketë të ftuar politikanë, por edhe njerëz nga sfera të ndryshme, si arti, media apo kultura.

Ai thotë se në këtë podcast nuk do të mungojnë as kundërshtarët e tij, të cilët do të marrin ftesë por do të jenë në dorën e tyre nëse do të pranojnë një përballje me kreun e qeverisë.

“Flasim është një eksperiencë re, për mua dhe ju. Flasim është podcasti im i menduar për të folur lirshëm në praninë tuaj me njerëz të njohur a të panjohur. Personazhe të skenës publike, politikës, artit, kulturës, medias, shqiptarë, të huaj, miqësorë apo jo ndaj meje. Por edhe protagonistë të jetës shqiptare aty ku nuk hyjnë sytë e vëmendjes publike, madje edhe kundërshtarë pse jo, nëse e pranojnë ndonjëherë ftesën. Kjo është dëshira! Flasim”, thotë Rama.