Monday, May 6

Sport

Dikur fitonte miliona/ Vetëm 32 vjeç, ish-futbollisti i Chelsea mbetet i pastrehë: Nuk kam ku të shkoj…
Sport

Dikur fitonte miliona/ Vetëm 32 vjeç, ish-futbollisti i Chelsea mbetet i pastrehë: Nuk kam ku të shkoj…

Me rrogat e majme dhe burrimet e tjera financiare që marrin gjatë karierës së tyre, futbollistët mund të jetojnë në luks gjatë gjithë jetës së tyre. Epo ja që nuk ëhstë kështu gjithmonë! Ish-futbollisti Jacob Mellis, i cili dikur luante për Chelsean është shembulli konkret për ta vërtetuar këtë gjë. Në moshën 32-vjeçare, Mellisi është i pastrehë dhe ka humbur pothuajse gjithçka kishte. I riu që nisi karrierën në akademinë e futbollit të Chelseat nuk ka më shtëpi, makinë dhe asnjë burim të ardhurash.   Prej një viti e gjysmë, ai ka arritur t’ia dalë duek u mbështetur në dashamirësinë e familjes dhe miqve që i kanë ofruar orenditë shtëpiake të tyre për të fjetur ose i kanë dhënë para për një dhomë hoteli. Në një intervistë, Mellis...
Tifozët e Partizanit sulmojnë autobusin e Tiranës dhe i thyejnë xhamat
Sport

Tifozët e Partizanit sulmojnë autobusin e Tiranës dhe i thyejnë xhamat

Në orën 18:30, ka nisur derbi i Tiranës por bashkë me të edhe incidentet mes grupeve të tifozëve. Pak para se të futeshin në stadium, tifozët e Partizanit kanë sulmuar me sende të forta autobusin e bardhebluve, që mesa duket kishte gjetur hyrjen e gabuar për t'u parkuar. Tifozët kanë arritur të thyejnë xhamat e autobusit duke rrezikuar edhe lojtarët që po udhëtonin me të. Një rast i tillë, para nisjes së ndeshjes tregon qartë mungsën e rendit dhe sigurisë nga ana e policisë por edhe dhunën e pranishme në futbollin shqiptar.
“Derby della Madonnina” për herë të tretë në Champions, pas 20 vitesh në gjysmëfinale
Sport

“Derby della Madonnina” për herë të tretë në Champions, pas 20 vitesh në gjysmëfinale

Inter siguroi kualifikimin për në gjysmëfinalet e Champions League edhe pse në ndeshjen e kthimit barazoi 3-3 në “San Siro” përballë Benfica-s. Në raundin tjetër, “zikaltërit” do të vendosen përballë një kundërshtari të njohur, rivalëve historik, Milan. Kështu, “Derby della Madonnina” rikthehet pas 20 vitesh në këtë fazë të Champions League, pasi më parë të dyja skuadrat ishin përplasur në sezonin 2002-2003. Në atë edicion, “kuqezinjtë” triumfuan falë golit në fushën kundërshtare, pasi sfida u mbyll me rezultatin e përgjithshëm 1-1. Në sfidën e parë, të luajtur më 7 maj 2003, Milan – Inter u mbyll pa gola, ndërsa në sfidën e kthimit, Shevchenko shënoi për “Djallin”, ndërsa Obafemi barazoi për Interin. Atë edicion, Milan jo vetëm u kualifikua, por edhe ve...
Real Madrid dhe Milan kualifikohen në gjysmëfinalen e Champions League
Sport

Real Madrid dhe Milan kualifikohen në gjysmëfinalen e Champions League

Real Madrid për të 32-tën herë në histori në një gjysmëfinale të UEFA Champions League. Skuadra e rekordeve, kampionët në fuqi respektojnë parashikimet dhe mbrojnë me sukses avantazhin e ndeshjes së parë duke imponuar ritmin edhe në fushën e Chelseat. Braziliani Rodrygo ndiçoi mbrëmjen e madrilenëve në Londër me dy gola të shënuar në pjesën e dytë për ta mbyllur llogarinë totale të kësaj përballjeje në 4-0. Mbyllet kështu përfundimisht aventura dhe praktikisht edhe sezoni për blutë e Londrës jashtë çdo kompeticioni dhe tashmë shtrohet rruga për “Los Blancos” që do të mësojnë nesër emrin e kundërshtarit të ardhshëm nga çifti Bayern Munchen-Manchester City. Në këtë mënyrë, kampionët me shumë mundësi mund të sfidojnë ekipin e Pep Guardiolas sërish për të dytin vit rresht ...
Real Madrid “pushton” Camp Nou, galaktikët poker ndaj Barcelonës dhe kalojnë në finale të kupës
Sport

Real Madrid “pushton” Camp Nou, galaktikët poker ndaj Barcelonës dhe kalojnë në finale të kupës

Real Madridi kualifikohet për në finalen e Kupës së Mbretit. ‘Los blancos’ kanë bërë një lojë të çmendur, duke mposhtur me rezultatin e thellë Barcelonën në Camp Nou. Ylli i mbrëmjes ishte ‘Topi i Artë’, francezi Karim Benzema, i cili ishte i papërmbajtur. Ai shënoi një ‘hat-trick’ duke i shtangur në shtëpinë e tyre ‘blaugranët’ e Xavit, të cilët kishin fituar 1-0 takimin e pare në Madrid dhe konsideroheshin si favorite edhe për të kaluar në finalen e Kupës së Mbretit. Por ‘hakmarrja’ e madrilènëve për tri humbjet e fundit ndaj Barcelonës, nuk do të mungonte. ‘Orkestra’ e Ancelottit nuk do të stononte, madje me një ‘violinë të parë’ si Benzema, i cili bnuk fal kur del përpara portës. Sipari i golave u hap që në fundin e pjesës së parë, ku pas një kundërsulmi vrastar, dysh...
VIDEO/ Juventus-Inter sjell sherr mes lojtarëve, Cuadrado provokon dhe godet me grusht Handanovic
Sport

VIDEO/ Juventus-Inter sjell sherr mes lojtarëve, Cuadrado provokon dhe godet me grusht Handanovic

Reagim i lojtarëve të Juventusit ndaj festimit të Lukakut te tifozët e bardhezinjve solli një sherr të madh në bilbilin e fundit të Massa. Belgu u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë pas atij festimi, gjë e cila solli shumë debate dhe përplasje mes lojtarëve. Në fërshëllimën e fundit të Massa, Handanovic përpiqet t’i shpjegojë situatën Cuadrados. Të dy fillimisht duket se janë dakord në një mënyrë të civilizuar, por pas disa sekondash diskutimi mer rrjedh tjetër. Cuadrado duket sikur ka provokuar portierin e Interin dhe ai ka reaguar keq, gjë e cila ndodh rrallëherë nga lojtari zikaltër.   Në atë moment, të dy lojtarët kërkojnë kontakt fizik, Handanovic përpiqet me forcë t’i afrohet kolumbianit dhe kur të dy vijnë në kontakt, lojtari i Juven...
Statuja e Lionel Messi do të qëndrojë pranë asaj të Diego Maradona dhe Pele në muzeun CONMEBOL!
Sport

Statuja e Lionel Messi do të qëndrojë pranë asaj të Diego Maradona dhe Pele në muzeun CONMEBOL!

Lionel Messi doli nga hija e Diego Maradonas duke udhëhequr Argjentinën drejt fitores së Kupës së Botës vitin e kaluar dhe një statujë e sulmuesit do të qëndrojë përkrah atyre të paraardhësit të tij dhe të madhit brazilian Pelé në muzeun e federatës së Amerikës së Jugut. Messi, duke mbajtur një kopje të trofeut të Kupës së Botës, qëndroi pranë statujës me përmasa reale në një ceremoni zbulimi në selinë e Federatës së Futbollit të Amerikës së Jugut (CONMEBOL) në Luque, Paraguaj përpara shortit të Copa Libertadores të hënën. 35-vjeçari imitoi Maradonën e ndjerë duke udhëhequr Argjentinën drejt triumfit të parë të Kupës së Botës në 36 vjet në Katar në dhjetor. Messi tha: Unë kurrë nuk e kisha ëndërruar apo menduar për këtë. Ëndrra ime ishte të shijoja atë që më pëlqente kur isha e vogël, t...
Shqipëria nis rrugëtimin drejt Gjermanisë, ja formacioni i mundshëm ndaj Polonisë
Sport

Shqipëria nis rrugëtimin drejt Gjermanisë, ja formacioni i mundshëm ndaj Polonisë

Shqipëria nis rrugëtimin drejt Gjermanisë. Kuqezinjtë synojnë objektivin për të marrë pjesë për të dytën herë në histori, në finalet e një Kampionati Europian. Kombëtarja shqiptare luan të parën ndeshje në Varshavë. Në mbrëmje do të matë forcat me skuadrën e konsideruar si pretendentja kryesore, Poloninë.= Nis një epokë e re për kuqezinjtë, që në startin e këtyre kualifikueseve kanë me vete eksperiencën e futbollistëve që prej vitesh kanë veshur fanellën kuqezi, dëshirën e lojtarëve të rinj që i janë bashkuar skuadrës, kanë energjitë e trajnerit Sylvinho, i cili debuton si timonier i Shqipërisë. Kanë entuziazmin e atyre që duan të përjetësohen në historinë e futbollit shqiptar. E si gjithmonë kanë me vete zemrat e të gjithë shqiptarëve që do t’i...
Në kërkim të medaljes së artë, Distria Krasniqi shkon në finale
Sport

Në kërkim të medaljes së artë, Distria Krasniqi shkon në finale

Distria Krasniqi nuk ka të ndalur dhe është në kërkim të medaljes së artë.   Xhudistja kosovare ka kaluar në finalen e madhe të “Grand Slam-it” të xhudos që po mbahet në Gjeorgji, duke siguruar kështu medaljen e argjendtë. Ajo në gjysmëfinale e mposhtu xhudisten gjermane Macha Ballhaus, derisa tani do të luftojë për medaljen e artë
“Dridhet” Barcelona/ UEFA fillon zyrtarisht hetimet, rrezikohet përjashtimi nga Champions League
Sport

“Dridhet” Barcelona/ UEFA fillon zyrtarisht hetimet, rrezikohet përjashtimi nga Champions League

UEFA ka nisur një hetim për Barcelonën, për shkak të pagesave të klubit spanjoll ndaj një kompanie që drejtohej nga ish-shefi i arbitrave në Spanjë, Enriquez Negreira.     Tanimë edhe zyrtarisht Barça rrezikon mos pjesëmarrjen në Champions League sezonin që vjen.     “Në përputhje me nenin 31.4. Inspektorët e Etikës dhe Disiplinës të UEFA-s do të kryejnë një hetim për një shkelje të mundshme të kuadrit ligjor të UEFA-s”, shkruhet në njoftimin zyrtar. Organizata evropiane e futbollit kërkoi të enjten një hetim për këtë çështje, e cila tashmë po ndiqet nga prokurorët në Spanjë. Rregulloret e Ligës së Kampionëve në fuqi që nga prilli 2007 lejojnë UEFA-n të ndalojë skuadrat nga garat për një sezon, nëse ato janë të përfshira në 'caktimin' e ndeshjeve. ...