Saturday, May 18

Nata e fundit për çiftin? Romeos nuk i del inati me Eglën: Shiko çfarë na bëri..

Avantazhi i Eglës si lidere e shtëpisë së Big Brother Vip3, ka vendosur çiftin Romeo-Heidi përballë njëri-tjetrit se cili prej të dyve do të shkojë në finale e madhe këtë të shtunë.

Çifti nuk është në dijeni të këtij nominimi dhe ata mendojnë se liderja e shtëpisë, e cila dikur ishte mikja e tyre më e mirë, i ka vënë përballë njëri-tjetrit në nominim kok më kokë për eleminim në prime-n e të shtunës. Kjo gjë ka sjellë një nervozizëm dhe zhgënjim të çiftit ndaj banores.

Mbrëmjen e djeshme, Romeo është parë në gjendje të rënduar dhe Heidi i është afruar duke u munduar ta qetësojë. Romeo është shprehur se është i trishtuar në çdo variant pasi Egla i kishte ulur të dy në “karriget e gjyqit”.

Romeo dhe Heidi janë parë gjatë kësaj jave të pandarë nga njëri-tjetri duke kaluar sa më shumë kohë bashkë.

Çifti janë parë shumë të zhgënjyer nga ish-mikja e tyre, duke sjellë kështu edhe agravime të situatave këtë javë Brenda shtëpisë së “Big Brother”. Kujtojmë se Egla ka patur një marrëdhënie shumë të ngushtë më çiftin madje edhe pak më të afruar me Heidin, ku ajo iu ka qëndruar afër dhe i ka këshilluar për shumë situate të ndryshme brenda shtëpisë.

Marrëdhënia e tyre e miqësisë është krisur që në momentin kur Romeo pati një avantazh si lider shtëpie të zgjidhte 3 banorë për të shpëtuar nga nominimi dhe zgjodhi banorin e ri Lidin para Eglës. Kjo gjë shkaktoi hatërmbetje te banorja.