Në orën 18:30, ka nisur derbi i Tiranës por bashkë me të edhe incidentet mes grupeve të tifozëve.
Pak para se të futeshin në stadium, tifozët e Partizanit kanë sulmuar me sende të forta autobusin e bardhebluve, që mesa duket kishte gjetur hyrjen e gabuar për t’u parkuar. Tifozët kanë arritur të thyejnë xhamat e autobusit duke rrezikuar edhe lojtarët që po udhëtonin me të.
Një rast i tillë, para nisjes së ndeshjes tregon qartë mungsën e rendit dhe sigurisë nga ana e policisë por edhe dhunën e pranishme në futbollin shqiptar.