Saturday, July 27

Dikur fitonte miliona/ Vetëm 32 vjeç, ish-futbollisti i Chelsea mbetet i pastrehë: Nuk kam ku të shkoj…

Me rrogat e majme dhe burrimet e tjera financiare që marrin gjatë karierës së tyre, futbollistët mund të jetojnë në luks gjatë gjithë jetës së tyre.

Epo ja që nuk ëhstë kështu gjithmonë! Ish-futbollisti Jacob Mellis, i cili dikur luante për Chelsean është shembulli konkret për ta vërtetuar këtë gjë.

Në moshën 32-vjeçare, Mellisi është i pastrehë dhe ka humbur pothuajse gjithçka kishte. I riu që nisi karrierën në akademinë e futbollit të Chelseat nuk ka më shtëpi, makinë dhe asnjë burim të ardhurash.

Prej një viti e gjysmë, ai ka arritur t’ia dalë duek u mbështetur në dashamirësinë e familjes dhe miqve që i kanë ofruar orenditë shtëpiake të tyre për të fjetur ose i kanë dhënë para për një dhomë hoteli.

Në një intervistë, Mellis përshkroi jetën e tij të përditshme dhe sfidat me të cilat përballet.

“Çdo ditë mendoj se ku mund të shkoj. Edhe pse kam një familje, nuk dua të varem prej tyre. Dua të përpiqem të kujdesem për veten time. Ka qenë e vështirë, por përpiqem të mos mendoj edhe për këtë shumë dhe përpiqen të eci përpara në jetë”, tha Mellis.

Ai thekson se mjedisi i ofron mbështetje dhe mirëkuptim.

“Njerëzit rreth meje duan vetëm më të mirën për mua dhe duan të më ndihmojnë sa më shumë që të munden. Por ata gjithashtu kanë jetën e tyre. Më ndihmojnë me para për një hotel ose më lënë të qëndroj me ta. Asnjëherë nuk mendon se kjo mund të të ndodhë në jetë”, shprehet Mellis.