Thursday, April 25

VIDEO/ Juventus-Inter sjell sherr mes lojtarëve, Cuadrado provokon dhe godet me grusht Handanovic

Reagim i lojtarëve të Juventusit ndaj festimit të Lukakut te tifozët e bardhezinjve solli një sherr të madh në bilbilin e fundit të Massa. Belgu u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë pas atij festimi, gjë e cila solli shumë debate dhe përplasje mes lojtarëve.

Në fërshëllimën e fundit të Massa, Handanovic përpiqet t’i shpjegojë situatën Cuadrados. Të dy fillimisht duket se janë dakord në një mënyrë të civilizuar, por pas disa sekondash diskutimi mer rrjedh tjetër.

Cuadrado duket sikur ka provokuar portierin e Interin dhe ai ka reaguar keq, gjë e cila ndodh rrallëherë nga lojtari zikaltër.

Në atë moment, të dy lojtarët kërkojnë kontakt fizik, Handanovic përpiqet me forcë t’i afrohet kolumbianit dhe kur të dy vijnë në kontakt, lojtari i Juventusit ngre grushtin e tij në përpjekje për të goditur portierin zikaltër. Kjo gjë solli përplasje më të mëdha dhe lojtarët e tjerë u sulën për të ndalur situatën.

Handanovic dhe Cuadrado u ndëshkuan të dy me kartonin e kuq dhe thuhet se sherri vazhdoi edhe në dhomat e zhveshjes. Për lojtarët pritet edhe ndëshkim tjetër nga gjykata e arbitrazhit.