Tuesday, April 23

Sport

“Fytyra me shqiponjë”/ Tifozi unik i kombëtares merr pasaportën shqiptare (EMRI)
Sport

“Fytyra me shqiponjë”/ Tifozi unik i kombëtares merr pasaportën shqiptare (EMRI)

Fytyra e tij e pikturuar me shqiponjë dhe përkrahja e Kombëtares në shkallët e stadiumit prej vitesh është prezent edhe në media, si brenda dhe jashtë vendit Emrin e ka Besmir Limani, por për tifozët dhe adhuruesit e Kombëtares ai njihet si “fytyra me shqiponjë”. Tifozi me origjinë nga fshati Tatesh i Strugës, por që jeton në Zvicër, Besmir Limani, i njohur si “fytyra me shqiponjë” është pajisur së fundmi me pasaportë të Shqipërisë. Këtë lajm e ka bërë të ditur vetë Besmiri përmes një postimi në profilin e tij në rrjetet sociale, njoftim të cilin ai e ka bashkëngjitur me një galeri fotosh gjatë takimit me Ministrin e Brendshëm të Republikës së Shqipërisë, Tulant Balla Fytyra e tij e pikturuar me shqiponjë dhe përkrahja e Kombëtares në shkallët...
Paralajmërimi i UEFA-s, çfarë rrezikojmë nëse hedhim fishekzjarre në stadium?
Sport

Paralajmërimi i UEFA-s, çfarë rrezikojmë nëse hedhim fishekzjarre në stadium?

Kombëtarja shqiptare do të përballet sonte me Republikën Çeke, në një ndeshje vendimtare për kualifikimin në EURO 2024. Kryeredaktori i “Procesit Sportiv”, Genti Nallbani, ishte mëngjesin e kësaj të enjte i ftuar në emisionin “Wake Up”, për të folur në lidhje me ndeshjen Shqipëri-Çeki, e cila do të luhet sot në stadiumin “Air Albania”. Gjatë intervistës, Nallbani u shpreh se nëse në fushë hedhim fishekzjarre, ndeshjen tjetër me Ishujt Faroe rrezikojmë që stadiumi të jetë pa tifozët shqiptarë. Gjithashtu ai dha disa informacione për tifozët që do e shohin ndeshjen në stadium, që duhet të ikin më herët, pasi do ketë kontrolle më të shtuara. Pjesë nga intervista: Blendi: Po nxorën flakadanët prapë, çfarë rrezikojmë? Në qoftë se hedhim...
I kënaqur dhe me barazim? Sylvinho flet para ndeshjes: Do tregojmë shpirtin dhe zemrën në fushë
Sport

I kënaqur dhe me barazim? Sylvinho flet para ndeshjes: Do tregojmë shpirtin dhe zemrën në fushë

“Në fushë mund të ndodhë gjithçka, nesër do të shohim një ndeshje shumë të bukur” Teksa na ndan vetëm një ditë nga ndeshja e rëndësishme me Republikën Çeke, trajneri Sylvinho ka deklaruar se ekipi ynë ka si objektiv vetëm fitoren. I pyetur nga gazetarët nëse do ishte i kënaqur edhe me një barazim, ai tha se nëse nuk fitojnë barazimi shihet si rezultat pozitiv, megjithatë kuqezinjtë do hyjnë në fushë për 3 pikë. “Një ndeshje që e menaxhoj si të tjerat. Të gjithë ndeshjet janë të vështirë, por kjo është më e rëndësishmja për mua si trajner. Por nuk është vendimtare. Na duhen pikë, duhet të marrim pikë dhe do të bëjmë maksimumin për t’ia arritur objektivit. Nëse nuk fitojmë dot, atëherë barazimi pranohet. Por ne do të futemi në fushë për të f...
Sfidat me Çekinë dhe Bullgarinë! Kombëtarja nis zyrtarisht përgatitjet e saj
Sport

Sfidat me Çekinë dhe Bullgarinë! Kombëtarja nis zyrtarisht përgatitjet e saj

Kombëtarja shqiptare ka nisur grumbullimin për dy sfidat e radhës ndaj Republlikës Çeke dhe Bullgarisë. Kombëtarja shqiptare ka nisur grumbullimin për dy sfidat e radhës ndaj Republlikës Çeke dhe Bullgarisë. Lojtarët e parë që iu bashkuan grupit të dielën pasi mbyllën impenjimet me klubet e tyre në fundjavë kanë qenë futbollistët Etrit Berisha, Thomas Strakosha, Elhan Kastrati, Ylber Ramadani, Kristjan Asllani, Taulant Seferi, Nedim Bajrami dhe Federic Veseli. Ndërkohë pritet që gjatë të hënës të mbërrijnë dhe pjesa tjetër e lojtarëve që janë ftuar për dy sfidat e tetorit, ku më e rëndësishmja është ajo me Çekinë, e vlefshme për Euro2024 që do të luhet më 12 tetor në arenën kombëtare në kryeqytet, pasi një fitore do e bënte më të lehtë r...
Njihuni me të dashurën e re të Armando Brojës
Lifestyle, Sport

Njihuni me të dashurën e re të Armando Brojës

Një dëmtim i rëndë e mbajti Armando Brojën jashtë fushës për rreth 1 vit. E teksa rikthimin në football e ka bërë tanimë dhe javës tjetër rikthehet edhe me Kombëtaren Shqiptare, kemi të reja edhe nga jeta personale. Thënë kjo, sulmuesi ka nisur një lidhje të re dashurie. “Prive” raporton se e dashura e yllit të futbollit është influencer dhe jeton në Mbretërinë e Bashkuar, ku edhe është njohur me Brojën. Kjo lidhje e tij vjen vetëm pak muaj pas ndarjes së tij me të dashurën shqiptare me të cilën qëndroi i lidhur për një vit e gjysmë. Gjatë verës u bë me dije se ajo lidhje kishte marrë fund e si duket Armandos nuk i është dashur shumë kohë për të hapur dyert e zemrës sërish.
A do të kualifikohet Shqipëria në Euro 2024 sipas Armand Dukës?
Sport

A do të kualifikohet Shqipëria në Euro 2024 sipas Armand Dukës?

I ftuar në emisionin “Më lër të flas” ka qenë Armand Duka, president i Federatës Shqiptare të Futbollit që nga viti 2002. Në prag të ndeshjes Shqipëri-Çeki, Duka ka dhënë komentin dhe parashikimin e tij lidhur me rezultatet e mundshme. Sipas Armand Dukës, a është rruga për në europian nga Çekia? Është një nga ndeshjet më të rëndësishme për formën e gjendjen që ka Çekia, për paraqitjen që ka pasur gjatë kualifikueseve dhe për pozicionin që ka në ngritje, që është në vend të dytë pas Shqipërisë. Dhe për ne është akoma më e rëndësishme, sepse nëse dalim me një rezultat pozitiv me Çekinë, pothuajse arrijmë në Euro 2024 në Gjermani. Pra, është një kryqëzim shumë i rëndësishëm për të marrë rrugën për në Gjermani. A mendon Armand Duka se Shqipëria do të kualifikohet në kampionatin eu...
Sherri mes tifozëve të Vllaznisë dhe Tiranës, 8 të arrestuar dhe 106 në hetim
Sport

Sherri mes tifozëve të Vllaznisë dhe Tiranës, 8 të arrestuar dhe 106 në hetim

Pas sherrit mes tifozëve të Vllaznisë dhe Tiranë, ngjarje kjo e ndodhur në rrugën e Kombit në një pikë karburanti në Rreps të Mirditës, policia ka arrestuar 8 tifozë dhe ka nisur hetimet dhe për 106 prej tyre. Në vijim të veprimeve hetimore dhe proceduriale nga ana e policisë janë identifikuar përmes pamjeve filmike dhe arrestuar shtetasit: Klejvi Artur Xeka, 20 vjeç, Klejdi Adnand Zyka, 18 vjeç, Renato Mentor Markgjoni, 18 vjeç, Ismail Shkelqim Asllani, 18 vjeç, Klodian Ramiz Dumi, 38 vjeç, Rakip Agron Lala, 18 vjeç, Fabjon Pllumb Kurti, 18 vjeç dhe Frensi Shpetim Shehi 20 vjeç.   Gjithashtu janë proceduar në gjendje të lirë nga të dy ekipet e futbollit, 20 tifozë. Në lidhje me këtë ngjarje janë shoqëruar në Komisariatet e Policisë Lezhë, 106 tifozë nga të dy ekipet e fut...
Shënoi “perlën” e mbrëmjes, Bajrami: Është goli më i bukur i karrierës
Sport

Shënoi “perlën” e mbrëmjes, Bajrami: Është goli më i bukur i karrierës

Perla e Nedim Bajramit i dhuroi Shqipërisë një pikë në barazimin 1-1 ndaj Çekisë në Pragë, sfidë e vlefshme për grupin E të eliminatoreve të Euro 2024. Në prononcimin për ‘SuperSport’, fantazisti i Sassuolos në Serie A, foli rreth ndeshjes, eurogolit që i dhuroi kuqezinjve një pikë tepër të rëndësishme dhe festës e bisedës me babanë e tij. “Goli më i bukur i karrierës? Po, besoj se është goli më i bukur i karrierës. Jam shumë i lumtur që ndihmova skuadrën. Të vazhdojmë këshu, ndeshja e radhës është afër. Të vazhdojmë sot. Kemi shumë kualitet në skuadër, duhet të shfrytëzonim rastet. Çekia është skuadër fizike. Nuk kishim shumë raste, por i shfrytëzuam ato raste që kishim. Çfarë mungoi në ofensivë? Futbolli kështu është, një rast një gol. Të për...
Mbappe – 250 milionë euro! Reali dhe PSG arrijnë marrëveshjen për transaksionin…
Sport

Mbappe – 250 milionë euro! Reali dhe PSG arrijnë marrëveshjen për transaksionin…

Bardhezinjtë e Real Madridit mund të fuqizohen nga Kylian Mbappe! Në fund të fundit, sipas “PSG Community”, një media sportive francez, e specializuar për çështjet e Parisit, është gjetur kryqëzimi i artë mes Realit dhe parizienëve, që do të lejojë përfundimin e transferimit të shumëpërfolur. Në orët e fundit, të njëjtat media kishin zbuluar se Emiri i Katarit i kishte dërguar një ultimatum ambientit të Kylian Mbappes për rinovim, ose shitje dhe më në fund zhvillimet duket se kanë qenë të shpejta. Pas kontakteve të presidentit të Realit, Florentino Perez, me parizienët, duket se më në fund ka pasur një marrëveshje për transferimin e yllit 24-vjeçar, me një transaksion që ‘mbretëreshës’ do t'i kushtojë në total 250 milionë euro! Siç shton botimi, shuma fikse që do të pagu...
Media e Madridit jep lajmin sensacional: Ja kur prezantohet Mbappe tek Reali!
Sport

Media e Madridit jep lajmin sensacional: Ja kur prezantohet Mbappe tek Reali!

El Chiringuito vazhdon të japë të reja të rëndësishme sa i takon të ardhmes së Kylian Mbappe. Kjo media, pasi bëri të ditur se PSG i ka vendosur çmimin lojtarit, pra çdo kush që është i interesuar për Mbappe duhet të paguajë 200 milionë euro, ka publikuar një tjetër lajm. Sipas asaj që shkruhet, sulmuesi francez do të kalojë te Real Madrid dhe prezantimi do të bëhet me datën 23 korrik. Los Blancos do të plotësojnë të gjitha kërkesat e yllit të njohur dhe pas shumë vuajtjesh, do të ketë një fund të lumtur. 24-vjeçari është një nga futbollistët më premtues. Në sezonin e fundit, Mbappe ka shënuar 29 gola në kampionat.