Monday, May 6

Sport

Numrat flasin vetë! Myrto Uzuni lë pas Lewandowskin, sulmuesi i Kombëtares krah Haaland dhe Mbappe
Sport

Numrat flasin vetë! Myrto Uzuni lë pas Lewandowskin, sulmuesi i Kombëtares krah Haaland dhe Mbappe

Myrto Uzuni është sulmuesi më në formë i kombëtares shqiptare. Beratasi këtë sezon ka shënuar 20 gola në La Liga 2 në Spanjë me Granadan, duke qenë golashënuesi më i mirë i ligës. Me një mesatare 0.63 gola për ndeshje, Uzuni është emri që po qarkullon tanimë në mediet evropiane për shkak të formës së tij të shkëlqyer. Në bazë të golave dhe mesatares për ndeshje, 27-vjeçari shqiptar lë pas emra si Lewandowski apo Fullkrug, duke qenë në mes të gjashtë sulmuesve më produktiv në Europë.   Vendin e parë e mban Haaland me mesatar 1.04 gola për ndeshje, ndërsa pas tij Osimhen dhe Mbappe. Në vendin e katërt Uzuni, që me Granadan këtë sezon duket se ka bërë shumë fansa me paraqitjen e tij. Sulmuesit me performancën më të mirë:   Haaland (Manchester City) 1.04...
Tragjike, dy futbollistë vdesin në fushë pasi goditen nga rrufeja
Sport

Tragjike, dy futbollistë vdesin në fushë pasi goditen nga rrufeja

Dy futbollistë kanë vdekur pasi u goditën nga rrufeja gjatë një ndeshjeje miqësore në Kenia. Njëri nga viktimat në këtë ngjarje tragjike luajti për skuadrën Manjansi, dhe tjetri për Giancore. Ky informacion është konfirmuar për “Citizen Digital” nga Federata e Futbollit të Kenias. Mësohet se edhe dy lojtarë të tjerë janë në gjendje të rëndë dhe janë transferuar në spital.
UEFA heton Juventus, merr dokumente të reja nga Prokuroria e Torinos
Sport

UEFA heton Juventus, merr dokumente të reja nga Prokuroria e Torinos

UEFA vazhdon të ndjekë nga larg ngjarjet për Juventusin. Pasi hapi zyrtarisht një hetim për llogaritë e klubit bardhezi, zyrtarët në Nyon kërkuan dhe morën nga Prokuroria Publike e Torinos dokumentet e reja në lidhje me hetimin. Organi më i lartë i futbollit evropian dëshiron të shohë qartë pasqyrat financiare të klubit, veçanërisht duke marrë parasysh marrëveshjet e gushtit të kaluar, të supozuara sekrete për blerjen e disa lojtarëve. Një dënim i mundshëm penal mund të çojë gjithashtu në sanksione në nivel sportiv ndërkombëtar për Juventusin. UEFA po pret vendimin e 27 marsit, ku është data e gjyqit të shkallës së parë. Nëse klubi torinez merr dënim penal, atëherë UEFA me siguri do ta përjashtonte për 2 ose 3 vjet Juventusin nga kupat e Evropës....
Erling Haaland arrin rekordin e Leo Messit!
Sport

Erling Haaland arrin rekordin e Leo Messit!

Manchester City mund të konsiderohet një pretendent kryesor për fitimin e Uefa Champions League, ndërsa anglezët zyrtarsht janë në fazën çerekfinale të kompeticionit. Së bashku me qytetarët, u kualifikua dhe Interi, i cili edhe pse barazoi pa gola në Dragao, ndeshjen e parë në shtëpi e kishte fituar 1-0. Përballja e zhvilluar në Ethihad rezultoi një spektakël i vërtetë me një festival golash brenda, ndërsa njeriu i ndeshjes ishte Erling Haaland. Norvegjezi shënoi plotë 5 gola, duke arritur rekordin e Lionel Messit dhe Luis Adrianos, teksa vetëm këta 3 futbollistë kanë arritur një statistikë të tillë. Skuadra e Guardiolës e nisi mjaft mirë përballjen ku shënoi 3 gola në pjesën e parë, ndërkohë edhe në të dytën dominuan plotësisht duke vulosur triumfin 7-0. ...