Sunday, May 19

Big Brother VIP

U panë duke folur gjatë spektaklit/ Efi zbulon çfarë i tha Kiarës pas eleminimit nga “Big Brother VIP”
Big Brother VIP

U panë duke folur gjatë spektaklit/ Efi zbulon çfarë i tha Kiarës pas eleminimit nga “Big Brother VIP”

Efi Dhedhes ka folur mbrëmjen e sotme për marrëdhënien e saj me Kiarën, pasi shoqëria e tyre pati disa ulje ngritje. Ajo tha se natën që moderatorja u eliminua i ka dhënë disa këshilla se sit ë përballet me komentet jashtë të cilat mund të jenë edhe negative. "Unë i thashë të merrte kohën e saj, mos takonte shumë njerëz, që të parandalonte stresin dhe ankthin për informacionet që do merrte. I dhashë këshillat që unë nuk i dija që ajo të ishte më e qetë. Ne nuk kemi folu akoma dhe unë e kuptoj shumë mirë. Mua mu desh shumë kohë për të takuar shoqet e mija kështu që e kuptoj."- tha Efi.
“Ti nuk fiton!”/ Tha se Luizi po viktimizohet, Nita i kthehet “keq” Oltës: Të mendosh vetëvrasjen…
Big Brother VIP

“Ti nuk fiton!”/ Tha se Luizi po viktimizohet, Nita i kthehet “keq” Oltës: Të mendosh vetëvrasjen…

Pas leximit të zarfit për sekretet e banorëve, më i rëndi ishte ai i Luizit, i cili tha se ka tentuar vetëvrasjen. Pikërisht, sekreti i tij prodhoi debat mes banorëve, pasi Olta tha se e dyshon një gjë të tillë dhe sipas saj, ai e ka thënë për tu viktimizuar. Ajo shtoi se edhe nëse do e kishte vetë atë sekretin, nuk do e rrëfente sepse është i rëndë. Nita u shpreh se reagimi i saj është shumë i shëmtuar dhe komenti i saj për viktimizimin është shumë i gabuar në këtë moment. Kristi nga ana tjetër u shpreh se fjala “viktimizim” përdoret shpesh në këtë shtëpi. Ndërsa Gerti tha se ajo është viktimizuar dhe jo Luizi. Ai mori rastin e Maestros, që sipas tij, kur Olta e përshëndet te kamera, e bën kot, sa për t’i treguar publikut që ajo e ka dashur Armaldon në sht...
“Kam përgatitur spektakël për këtë muaj”/ Olta “kërcënon” Luizin: Do e bëj që të mos çohet nga krevati
Big Brother VIP

“Kam përgatitur spektakël për këtë muaj”/ Olta “kërcënon” Luizin: Do e bëj që të mos çohet nga krevati

Banorët e “Big Brother VIP” po kalojnë muajin e fundit brenda shtëpisë, teksa loja mes tyre bëhet gjithnjë e më e fortë. Duke folur me Qetësorin, Olta tha se ka përgatitur shumë strategji të forta për këto ditë të mbetura, ndërsa një “kërcënim” e kishte dhe për “rivalin” e saj më të madh, Luizin. Ajo tha se do e bëjë “që të mos çohet nga krevati”, por deri më tani nuk i është përkushtuar kësaj gjëje. “Spektakël kisha përgatitur për këtë muaj. Nuk di çkam përgatitur. E kam filluar që sot. Unë e bëj atë që të mos çohet nga krefati po nuk i jam futur”- tha Olta.
Jori e veshur me bikini, Luizi i shkon pranë, Kristi i kujton Kiarën: Do të vijnë gërshërë…
Big Brother VIP

Jori e veshur me bikini, Luizi i shkon pranë, Kristi i kujton Kiarën: Do të vijnë gërshërë…

Batuta ka pasur mes Luizit dhe Jorit në shtëpinë e BBV, ku këngëtari ka ngacmuar modelen duke i vënë në pah linjat e saj trupore dhe provokimet që ajo bën me veshjet. Këtë të premte, teksa modelja ka dalë me bikini në oborr për të marrë rreze dielli, nuk kanë munguar batutat e Luizit. Ndërkohë që ka qenë Kristi dhe Lorenci ata që e kanë kritikuar Luizin duke i kujtuar se është i lidhur me Kiarën dhe se do ta ketë mërzitur moderatoren me sjelljen e tij. Luizi: O Jor, na i more tana kamerat mikrofonat vëmendjen dronat. Kujdes, kujdes. Jori: Hajdeni dhe ju merrni cik diell Luizi: për ca me ardh ne me u duk ti dhe ma e bukur Me nejt afër teje unë dukem si..ku di unë. Kristi: Si dordolec Luizi: Po mirë moj a s’të vjen keq për ne që na u bën me u ndier keq? Sa morëm vesh që ...
“Oj nanë pse nuk më bëre banane”/ Luizi nuk ndal ngacmimet ndaj Jorit, ja çfarë ndodhi mes tyre
Big Brother VIP

“Oj nanë pse nuk më bëre banane”/ Luizi nuk ndal ngacmimet ndaj Jorit, ja çfarë ndodhi mes tyre

Batuta ka pasur mes Luizit dhe Jorit në shtëpinë e BBV, ku këngëtari ka ngacmuar modelen duke i vënë në pah linjat e saj trupore dhe provokimet që ajo bën me veshjet. Këtë të premte, teksa modelja ka qenë duke ngrënë një banane në verandë, këngëtari i ëshët afruar duke e ngacmuar. Ai madje është shprehur duke thënë pse nuk ishte ai vetë një banane. “Oj nanë pse nuk më bëre banane”- u dëgjuar të thoshte Luizi, i cili më pasu largua nga veranda, teksa banorët e tjerë dhe vetë modelja nisën të qeshnin.
“Luizi ka tentuar të kryejë vetëvrasje”/ Zbulohen sekretet e banorëve, Olta: Ky di vetëm të viktimizohet
Big Brother VIP

“Luizi ka tentuar të kryejë vetëvrasje”/ Zbulohen sekretet e banorëve, Olta: Ky di vetëm të viktimizohet

Gjatë kësaj javë banorët e “Big Brother VIP” u vendosën në provë nga vëllai i madh për të gjetur se cilit prej tyre i përkisnin disa sekrete. Një prej tyre tërhoqi shumë vëmendje mes banorëve, i cili ishte “Kam tentuar të kryej vetëvrasje”. Fillimisht Olta deklaroi se ai sekret i përket Luizit, teksa ky i fundit nisi të bënte shaka duke mos e pranuar. Megjithatë, sot vëllai i madh vendosi t’u tregonte banorëve se kujt i përkisnin këto sekrete. Teksa Gerti ishte ai që kishte gjetur më shumë, u zbulua se pikërisht sekreti i Luizit ishte që kishte tentuar vetëvrasjen. Këngëtari nuk tregoi asgjë më shumë teksa, Olta shtoi se e mendoi këtë gjë pasi sipas saj, Luizi di vetëm të viktimizohet prandaj e ka treguar këtë fakt. https://www.instagram.com/reel/CqdEihNL9p...
Çfarë ndodhi? Luizi rëfuzon ftesën e Jorit: Jam i martum…
Big Brother VIP

Çfarë ndodhi? Luizi rëfuzon ftesën e Jorit: Jam i martum…

Shakatë dhe batutat nuk kanë munguar në shtëpinë e Big Brother. Jori dhe Luizi janë dy personazhë “pa filtra” dhe nuk i lënë pas as ngacmimet me njëri-tjetrin. Modelja e ka ftuar që të ikin bashkë në lavanteri, por ky i fundit nuk ka pranuar sepse tashmë është i martuar. Jori: O Luigi, hajde me mu në lavanteri Luizi: Jam i martum, mos ma merr për refuzim, je yll, je e bukur, të ka fal të ka pikturu zoti, po jam i martum. Jori: Petrit, Petrit e di… Luizi: Për mu je yll e bukur e tanat, por jam burrë i martum. E vlerësoj shumë ftesën, aq më tepër në lavanteri, me lavatri­çe ndezë. Jori: E bën më intrigante
“Kam humbur babain në det”/ Vis Pupa rrëfen historinë prekëse: Më ndihmoi…(VIDEO)
Big Brother VIP

“Kam humbur babain në det”/ Vis Pupa rrëfen historinë prekëse: Më ndihmoi…(VIDEO)

Gjatë mbrëmjes së djeshme Visi ka folur me Oltën për gjendjen e tij emocionale. Elvisi ka  thënë se shpesh e mendon me dyshime qëndrimin brenda shtëpisë pasi ka pasur ngarkesë shumë të fortë emocionale. Ai ka rrëfyer përballjen me një moment të vështirë të jetës së tij, humbjen e të atit. Elvisi u shpreh se babai i tij humbi jetën në det, si pasojë e dallgëve të forta. Për të ka qenë e vështirë ta pranonte këtë humbje, por me ndihmën e një shoku i cili ishte psikolog, arriti ta kalonte e të bëhej më i fortë përballë situatave të ndryshme në jetë.
Olta debaton me Gertin: Më zgjove, mos fol me zë të lartë!/ Modeli: Ti më… (VIDEO)
Big Brother VIP

Olta debaton me Gertin: Më zgjove, mos fol me zë të lartë!/ Modeli: Ti më… (VIDEO)

Olta ka debatuar me Gertin mëngjesin e sotëm në lidhje me prishjen e gjumit. Ajo i kërkoi atij mos të flasë më me zë të lartë në mëngjes, pasi është duke e zgjuar çdo ditë. Gerti është shprehur se e bën instiktivisht dhe nuk është qëllimi i tij të shqetësojë atë. Ai shtoi se edhe ajo e i’a ka prishur shpesh herë gjumin duke folur me banorë të tjerë. Olta ka thënë se do ta rregullojnë të dy këtë gjë, duke i kërkuar sërish që mos të flasë më në mëngjes kur ajo është duke fjetur.
“Ouu, vishu se na mbyte!”/ Komenti epik i Luizit kur sfilon Jori (VIDEO)
Big Brother VIP

“Ouu, vishu se na mbyte!”/ Komenti epik i Luizit kur sfilon Jori (VIDEO)

Juria e vendosur në qendër të living, priti sfilatën dhe pozimet e secilit banorë. Me muzikë në sfond, Dea Mishel ishte banorja e parë që hapi këtë kompeticion, e më pas një e nga një, të gjithë banorët e tjerë kryen sfilatën e tyre. Më pas të vendosur në rresht të gjithë së bashku, ata sfiluan dhe kërcyen për jurinë e Miss & Mister Big Brother. https://www.youtube.com/watch?v=-PKmYbMqvpg Pas përfundimit të sfilatës, anëtarët e jurisë u konsultuan me njëri tjetrin, e vendosën kështu çmimin për secilin banorë, duke përcaktuar kategorinë në fashat e Miss&  Mister Big Brother.