![](https://dylbia.com/wp-content/uploads/2023/03/640-0-6426c73e709ed.png)
Gjatë mbrëmjes së djeshme Visi ka folur me Oltën për gjendjen e tij emocionale.
Elvisi ka thënë se shpesh e mendon me dyshime qëndrimin brenda shtëpisë pasi ka pasur ngarkesë shumë të fortë emocionale.
Ai ka rrëfyer përballjen me një moment të vështirë të jetës së tij, humbjen e të atit.
Elvisi u shpreh se babai i tij humbi jetën në det, si pasojë e dallgëve të forta. Për të ka qenë e vështirë ta pranonte këtë humbje, por me ndihmën e një shoku i cili ishte psikolog, arriti ta kalonte e të bëhej më i fortë përballë situatave të ndryshme në jetë.