Friday, March 29

U panë duke folur gjatë spektaklit/ Efi zbulon çfarë i tha Kiarës pas eleminimit nga “Big Brother VIP”

Efi Dhedhes ka folur mbrëmjen e sotme për marrëdhënien e saj me Kiarën, pasi shoqëria e tyre pati disa ulje ngritje.

Ajo tha se natën që moderatorja u eliminua i ka dhënë disa këshilla se sit ë përballet me komentet jashtë të cilat mund të jenë edhe negative.

“Unë i thashë të merrte kohën e saj, mos takonte shumë njerëz, që të parandalonte stresin dhe ankthin për informacionet që do merrte. I dhashë këshillat që unë nuk i dija që ajo të ishte më e qetë. Ne nuk kemi folu akoma dhe unë e kuptoj shumë mirë. Mua mu desh shumë kohë për të takuar shoqet e mija kështu që e kuptoj.”- tha Efi.