Tuesday, June 18

“Luizi ka tentuar të kryejë vetëvrasje”/ Zbulohen sekretet e banorëve, Olta: Ky di vetëm të viktimizohet

Gjatë kësaj javë banorët e “Big Brother VIP” u vendosën në provë nga vëllai i madh për të gjetur se cilit prej tyre i përkisnin disa sekrete.

Një prej tyre tërhoqi shumë vëmendje mes banorëve, i cili ishte “Kam tentuar të kryej vetëvrasje”. Fillimisht Olta deklaroi se ai sekret i përket Luizit, teksa ky i fundit nisi të bënte shaka duke mos e pranuar. Megjithatë, sot vëllai i madh vendosi t’u tregonte banorëve se kujt i përkisnin këto sekrete. Teksa Gerti ishte ai që kishte gjetur më shumë, u zbulua se pikërisht sekreti i Luizit ishte që kishte tentuar vetëvrasjen.

Këngëtari nuk tregoi asgjë më shumë teksa, Olta shtoi se e mendoi këtë gjë pasi sipas saj, Luizi di vetëm të viktimizohet prandaj e ka treguar këtë fakt.