Friday, March 29

“Ti nuk fiton!”/ Tha se Luizi po viktimizohet, Nita i kthehet “keq” Oltës: Të mendosh vetëvrasjen…

Pas leximit të zarfit për sekretet e banorëve, më i rëndi ishte ai i Luizit, i cili tha se ka tentuar vetëvrasjen.

Pikërisht, sekreti i tij prodhoi debat mes banorëve, pasi Olta tha se e dyshon një gjë të tillë dhe sipas saj, ai e ka thënë për tu viktimizuar. Ajo shtoi se edhe nëse do e kishte vetë atë sekretin, nuk do e rrëfente sepse është i rëndë.

Nita u shpreh se reagimi i saj është shumë i shëmtuar dhe komenti i saj për viktimizimin është shumë i gabuar në këtë moment.

Kristi nga ana tjetër u shpreh se fjala “viktimizim” përdoret shpesh në këtë shtëpi. Ndërsa Gerti tha se ajo është viktimizuar dhe jo Luizi. Ai mori rastin e Maestros, që sipas tij, kur Olta e përshëndet te kamera, e bën kot, sa për t’i treguar publikut që ajo e ka dashur Armaldon në shtëpi.