Sunday, May 5

Politike

Me 6 vota pro, i hiqet mandati Sali Berishës! Kush është deputeti demokrat që “tradhtoi” ish-kryeministrin
Politike

Me 6 vota pro, i hiqet mandati Sali Berishës! Kush është deputeti demokrat që “tradhtoi” ish-kryeministrin

Këshilli i Mandateve ka miratuar pak më parë kërkesën e SPAK për dhënie autorizimi për arrestimin e ish-kryeministrit Sali Berisha, duke i hequr mandatin e deputetit. Kërkesa u miratua me 6 vota pro asnjë kundër dhe asnjë abstenim, teksa në votim përveç deputetëve të mazhorancës, mori pjesë edhe deputeti i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj. Në lidhje me votën e tij, ai tha se vendosi që ta miratonte këtë kërkesë sespe duhet të ketë zero imunitet për tq gjithë deputetët. “Duhet të ketë zero imunitet, jo vetëm për Berishën por për askënd”- tha Alibeaj. Ndërkohë Këshilli ka caktuar edhe Klotilda Bushka si relatore, e cila do të përcaktojë raportin. Ky raport sipas kryetares së Kuvendit, Linida Nikolla duhet të jetë gati deri ditën e mërkurë në orën 14:00 në mënyrë ...
“Bandat përcaktojnë rezultatin e zgjedhjeve”, Berisha: Të hënën fillojmë dimrin e protestave
Politike

“Bandat përcaktojnë rezultatin e zgjedhjeve”, Berisha: Të hënën fillojmë dimrin e protestave

Ish-kryeministri Sali Berisha ka thënë se protestat do të mbahen në mënyrë periodike, duke filluar që nga dita e hënë. “Për ata që njohin totalitarizmat dhe diktaturat kjo që ndodh në Shqipëri është vendosja e diktaturës së mobokracisë, diktaturës së bandave. Ka të tjerë që nuk mendojnë kështu. Shohin që Parlament që ka disa forca politike. Diktatura e bandave nuk është kurrë me izolim, narkodiktatura është diktaturë sepse të gjitha pushtetet përqendrohen në dorën e padrinos.   Në diktaturën e bandave vërtetë ka zgjedhje, por bandat përcaktojnë rezultatin dhe padrinoja vendos një kuadër të tërë joligjor për të kontrolluar vullnetin e qytetarëve.   Këto janë realitete dhe kjo shpikjet tona dhe dramatike është se njerëzit besojnë se këtu u zhvilluan zgjedhje dh...
Opozita protestë në momentin kur do të vendoset “fati” për Sali Berishën, por Gazment Bardhi i “braktis”
Politike

Opozita protestë në momentin kur do të vendoset “fati” për Sali Berishën, por Gazment Bardhi i “braktis”

Ditën e hënë në Kryesinë e Kuvendit do të vendoset fati për mandati ne ish-kryeministrit Sali Berisha, pas kërkesës së SPAK. Por paralelisht, pritet të zhvillohet dhe protesta e opozitës, e thirrur ditën e djeshme nga Berisha. Protesta do të zhvillohet pikërisht para godinës së Kryesisë së Kuvendit dhe Kryeministrisë, në orën 11:30, me slogan “Opozita e të drejtave të mohuara në aksion”. Slogani i zgjedhur tregon se protesta është thirrur në vazhdim të aksionit të opozitës në Parlament, e megjithatë, nuk mund të mohoet se protesta është thirrur edhe për si një përpjekje për të penguar heqjen e mandatit për ish-kryeministrin, që SPAK kërkon ta arrestojë. Nga ana tjetër, mësohet se deputetët e grupimit të Gazment Bardhit nuk do ta mbështesin këtë protestë. Kujtojmë që...
“BE do shpallë non grata Sali Berishën”/ Deklarata e fortë e avokatit: Ka 2-3 muaj që diksutohet
Politike

“BE do shpallë non grata Sali Berishën”/ Deklarata e fortë e avokatit: Ka 2-3 muaj që diksutohet

Avoakti Rome Kara ka bërë një deklaratë të fortë ditën e sotme, teksa ishte i ftuar në emisionin “Breaking”, në Top News. Avokati deklaroi se shumë shpejt, ish-kryeminsitri Sali Berisha, do të shpallet “non grata” nga Bashkimi Europian. Sipas tij, BE do të djekë shembullin e SHBA-ve dhe Britanisë, duke i shpallur luftë korrupsionit dhe personave që janë të përfshirë në këtë vepër penale. “Përveç SHBA-së, dhe Britanisë së Madhe, shumë shpejt do të kemi një non-grata dhe nga Evropa për Sali Berishën. Evropa e ka eksluduar nga partitë e djathta europiane. Aty pranohet vetëm Basha sot. Kemi një raport që është paraqitur në BE, edhe me procese gjyqsore, do t’i shpallin një luftë korrupsionit dhe personave që janë sinjifikativë në korrupsion. Ka rreth 2 muaj e gjysmë-3 që është hedhur ...
A do ta votojë PS heqjen e mandatit të Sali Berishës? Çuçi: Nuk e diskutojmë fare
Politike

A do ta votojë PS heqjen e mandatit të Sali Berishës? Çuçi: Nuk e diskutojmë fare

Kreu i Grupit Parlamentar të partisë socialsite, Bledi Çuçi ka folur për mediat pas trazirave në Kuvend, ditën e sotme. I pyetur nga gazetarët nëse grupi i PS do ta votojë heqjen e imunitetit të deputetit për ish-kryeministrin Sali Berisha, pas kërkesës së SPAK, Çuçi deklaroi se janë të gatshëm për ta marrë këtë vednim. Ai tha se kur sPAK kërkon të hetojë një koleg, PS nuk bëhet pengesë. Ndërkohë sa i përket përjashtimit të Arben Ahmetajt, i cili është në arrati, ai tha se nuk ëhstë ende i përjashtuarn ga grupi i PS. “Padiskutim, qëndrimi jonë është shumë i qartë. Ne nuk e diskutojmë mandatit e kolegëve tanë kur SPAK kërkon t’i hetojë. Kështu, që nuk diskutohet fare nëse ne do ta pranojmë heqjen e mandatit të Berishës. Arben Ahmetaj nuk e kemi hequr akoma nga Grupi Parlamentar,...
Mes tymit dhe kaosit, Parlamenti miraton rregulloren e re për përjashtimin e deputetëve
Politike

Mes tymit dhe kaosit, Parlamenti miraton rregulloren e re për përjashtimin e deputetëve

Shumica socialiste miratoi me 74 vota pro rregulloren e re të Kuvendit pa konsensus që parashikon përjashtim deri në dy muaj për deputetët që shkaktojnë trazira. Ndryshimi u bë kastile për deputetët e PD-së pas seancave të fundit që nuk kanë lejuar zhvillimin normal të jetës parlamentare, pasi kërkojnë plotësimin e tre kushteve. Seanca e sotme ashtu si të tjerat në muajin e fundit ka zgjatur vetëm pak minuta. Situata është tensionuar një orë përpara se të niste zyrtarisht seanca. Prej orës 09:00 deputetët e PD-së shkuan për të hyrë në seancë por nuk u lejuan me pretendimin se janë përjashtuar duke mos lejuar as pjesën tjetër veç 13 ligjvënësve që ishin pezulluar për 10 ditë. Shtyrje, përplasje, xhama të thyer mes deputetëve dhe Gardës.   Opozitarët bllokuan të gjitha hyrjet, ...
“Rama bëri klounin në Bruksel”, Berisha: Do të shihni aksionin më të ashpër për mosbindje civile
Politike

“Rama bëri klounin në Bruksel”, Berisha: Do të shihni aksionin më të ashpër për mosbindje civile

Ish-kryeministri Sali Berisha ka thënë se sër shpejti opozita do të ndërmarrë aksionin më të ashpër të mosbindjes civile. Ai tha jashtë Parlamentit se Rama bëri klounin në Bruksel dhe tha se ai ka përparësi pasurimin e tij me vjedhje dhe abuzime.   “Shumë shpejt do të shihni aksionin më të ashpër për mosbindje civile. Ky është asgjësimi i parlamentit. Në një sistem monist opozita ka vetëm një mision. Ajo do të merret si akt nga opozita kur konsiderohet efecientë. Deri tani zëri i opozitës ushtoi në mbarë botën. Ai zotëria që shkoi mori atë që i dha Elisës. E kuptoni vetë ju s’mund ta them atë fjalë. E ka marrë vesh e gjithë Europa se ky nuk pranon që të japë pushtetin e tij për të mbrojtur interesat e familjes. Ai bëri klounin atje në Bruksel. Ky ka përparësi pasurimin e tij ...
“O plehra”/ Dashnor Sula futet brenda Kuvendit, përplaset me socialistët: Kjo është kafshëri
Politike

“O plehra”/ Dashnor Sula futet brenda Kuvendit, përplaset me socialistët: Kjo është kafshëri

“O plehra, ju dini të qeverisni, jeni më të mirët më të bukurit. Ne jemi hajdutët" Deputeti i Partisë Demokratike, Dashnor Sula pas shumë përpjekjeve ka arritur të futet brenda parlamentit. Me tone të ashpra ai u është drejtuar socialisteve, të cilët ishin ulur në vendet e tyre. Ai thotë se kjo është kafshëri dhe jo sjellje njerëzore. “O plehra, ju dini të qeverisni, jeni më të mirët më të bukurit. Ne jemi hajdutët, rrugaçët. Se jemi njerëz. Kjo është kafshëri sjellje, nuk është njerzillik, kafshëri”, tha Sula. Seanca e sotme parlamentare është shoqëruar me tensione dhe përplasje, fillimisht jashtë ambienteve të parlamentit. Deputetë të PD kanë tentuar të futen brenda parlamentit, por nuk janë lejuar nga garda. Kjo sjellë edhe përplasjet, ku është thyer edhe...
“Bëj gati kyçat e dorës”/ Nuk e lejoi të hyjë në Kuvend, Xhaçka përplaset me Bardhin: O legen, o burracak
Politike

“Bëj gati kyçat e dorës”/ Nuk e lejoi të hyjë në Kuvend, Xhaçka përplaset me Bardhin: O legen, o burracak

“Përgjigjen do ta japësh shumë shpejt në SPAK, bëj gati ato kyçat e dorës, shuëm shpejt.” Teksa deputëtët e opozitës nuk janë lejuar të hyjnë në Kuvend, edhe ata socialistë janë bllokuar jashtë sallës ku pritët që në orën 10 të niste seanca plenare. Socialsitët nuk janë lejuar nga opozitë që të hyjnë, teksa ka pasur dhe një përplasje mes Gazment Bardhit dhe ish-ministres Olta Xhaçka. Kjo e fundit i është drejtuar hyrjes së Kuvendit, por Bardhi i ka dalë para duke i thënë se nuk mund të hynte. Ata kanë debatuar madje dhe duke ofenduar njëri tjetrin. Gazment Bardhi: “Nuk është hyrja hajdutët brenda, të ndershmit jashtë.” Olta Xhaçka: “E di unë si e kërkon ti” Gazment Bardhi: “Pa hë njëherë? Përgjigjen do ta japësh në SPAK ti shumë shpejt.” Olta Xhaçka: “O le...
“Farë qeni…”/ Dashnor Sula “akrobaci” për të hyrë në Kuvend, hipën mbi punonjësit e Gardës
Politike

“Farë qeni…”/ Dashnor Sula “akrobaci” për të hyrë në Kuvend, hipën mbi punonjësit e Gardës

Në sfond janë dëgjuar thyerje xhamash pas shkelmimit të derës së Kuvendit nga deputetët e opozitës Hyrja e Parlamentit ëhstë kthyer në një arenë përplasjes mëngjesin e sotëm, mes Gardës dhe deputetëve të përjashtuar të opozitës. Deputeti i opozitës Dashnor Sula ka tentuar të hipë sipër punonjësve të Gardës për tu futur brenda në ambientet e Parlamentit. Por ai nuk është lejuar të kalojë nga Garda, ndërsa në sfond janë dëgjuar thyerje xhamash pas shkelmimit të derës së Kuvendit nga deputetët e opozitës. “Të provokojnë në këtë farë feje sa nuk di cfarë ti bësh. Ti hipësh sipër edhe prapë nuk të lënë. Këta duan vetëm një parlament. Të qeverisë PS, se janë mësuar 45 vjet. Mos u ngopshin, farë qeni”, tha Dashnor Sula, drejtuar mediave. Ndërsa shton: “Kjo është çmenduri”....