Saturday, May 18

Opozita protestë në momentin kur do të vendoset “fati” për Sali Berishën, por Gazment Bardhi i “braktis”

Ditën e hënë në Kryesinë e Kuvendit do të vendoset fati për mandati ne ish-kryeministrit Sali Berisha, pas kërkesës së SPAK.

Por paralelisht, pritet të zhvillohet dhe protesta e opozitës, e thirrur ditën e djeshme nga Berisha. Protesta do të zhvillohet pikërisht para godinës së Kryesisë së Kuvendit dhe Kryeministrisë, në orën 11:30, me slogan “Opozita e të drejtave të mohuara në aksion”.

Slogani i zgjedhur tregon se protesta është thirrur në vazhdim të aksionit të opozitës në Parlament, e megjithatë, nuk mund të mohoet se protesta është thirrur edhe për si një përpjekje për të penguar heqjen e mandatit për ish-kryeministrin, që SPAK kërkon ta arrestojë.

Nga ana tjetër, mësohet se deputetët e grupimit të Gazment Bardhit nuk do ta mbështesin këtë protestë.

Kujtojmë që SPAK kërkoi ashpërsim të masës ndaj Sali Berisha pasi ai refuzoi të paraqitej dy herë në muaj pranë Policisë Gjyqësore. Tani, SPAK kërkon masën e sigurisë së “arrestit në shtëpi, ose me burg” ndaj Sali Berishës.