Saturday, May 18

A do ta votojë PS heqjen e mandatit të Sali Berishës? Çuçi: Nuk e diskutojmë fare

Kreu i Grupit Parlamentar të partisë socialsite, Bledi Çuçi ka folur për mediat pas trazirave në Kuvend, ditën e sotme.

I pyetur nga gazetarët nëse grupi i PS do ta votojë heqjen e imunitetit të deputetit për ish-kryeministrin Sali Berisha, pas kërkesës së SPAK, Çuçi deklaroi se janë të gatshëm për ta marrë këtë vednim. Ai tha se kur sPAK kërkon të hetojë një koleg, PS nuk bëhet pengesë.

Ndërkohë sa i përket përjashtimit të Arben Ahmetajt, i cili është në arrati, ai tha se nuk ëhstë ende i përjashtuarn ga grupi i PS.

“Padiskutim, qëndrimi jonë është shumë i qartë. Ne nuk e diskutojmë mandatit e kolegëve tanë kur SPAK kërkon t’i hetojë. Kështu, që nuk diskutohet fare nëse ne do ta pranojmë heqjen e mandatit të Berishës.

Arben Ahmetaj nuk e kemi hequr akoma nga Grupi Parlamentar, por s’ka lidhje, ku është Ahmetaj, do përjashtohet vetë kur të kalojë afati kushtetues.” -tha Çuçi.