Thursday, April 25

Politike

Heqja e imunitetit “bujë” përtej Atlantikut/ Çfarë shkruajnë mediat amerikane për Sali Berishën?
Politike

Heqja e imunitetit “bujë” përtej Atlantikut/ Çfarë shkruajnë mediat amerikane për Sali Berishën?

Heqja e imunitetit të Sali Berishës ka marrë vëmendjen e mediave ndërkombëtare, të cilat kanë pasqyruar lajmin. Kështu, Washington Post në një artikull shkruan se “Parlamenti i Shqipërisë votoi të enjten për heqjen e imunitetit ligjor të ish-kryeministrit Sali Berisha, i cili drejton Partinë Demokratike të opozitës dhe akuzohet për korrupsion”. Teksa i referohet seancës së sotme parlamentare, e përditshmja amerikane shkruan më tej se “deputetët e opozitës brenda sallës bojkotuan votimin dhe u përpoqën të prishnin seancën duke mbledhur karrige dhe hedhur fishekzjarrë, por rojet e sigurisë i ndaluan. Berisha nuk pranoi të merrte fjalën për të folur kundër mocionit. Partia Socialiste në pushtet mban 74 nga 140 vendet në legjislaturën kombëtare të Shqipërisë dhe 75 ligjvënës ranë dakord...
Pse munguat në protestat e Berishës? Si përgjigjet Meta
Politike

Pse munguat në protestat e Berishës? Si përgjigjet Meta

Pavarësisht se ka marrë pjesë në protestat e thirrura nga Sali Berisha, kreu i PL, Ilir Meta, thotë se mbështet ҫdo protestë dhe nismë që ngjall opozitarizmin në vend. “Kanë qenë do të jenë edhe sipas rastit edhe unë do të jem përkrahim cdo protestë jo në mbrojtje të Berishës, por në mbrojtje të parlamentarizmit demokracisë, pluralizmit. Kërkesat e opozitës janë domosdoshmëri për rivendosjen e normalitetit në vend. Dhe cdo nismë që synon gjallërimin e opozitës në vend. Kushtojini vëmendje buxhetit, miratohet një herë në vit, por efeket janë për një vit të gjithë”, tha Meta ndërsa theksoi se ‘distanimi’ nga Berisha nuk vjen për shkak të SPAK. “Nuk ka asnjë arsye të tillë, jemi sëbashku në cdo cështje që është në interes të opozitarizmit dhe demokracisë”, u s...
Berisha drejt arrestimit, reagon ish-presidenti Meta
Politike

Berisha drejt arrestimit, reagon ish-presidenti Meta

Në një deklaratë për mediat, ish-presidenti Ilir Meta, shprehet se dhënia e autorizimit për arrestimin e Sali Berishës, është pjesë e programit të Partisë Socialiste, për eliminimin e opozitës. Më tej, Meta tha se Partia Socialiste po vepron me dy standarde, ndërsa quajti antikushtetuese ndryshimet në rregulloren e Kuvendit që parashikon përjashtim deri në 2 muaj për deputetët që ndezin tymuese në kuvend.   Fjala e Metës: “Kjo është pjesë e një programi për eliminimin e opozitës dhe inskenimin e një opozite fasadë që i bën shërbime këtij regjimi. Pak ditë më parë u ndryshua në mënyrë të njëanshme rregullorja e kuvendit. Akt antikushtetues që synon asgjësimin e opozitarizmit, shkel një sërë të drejtash që i garanton deputetit kushtetuta dhe praktikisht e pezullon de...
Gati të arrestohet nga SPAK, Berisha thotë fjalët e para: Parlament i vrimës së miut, ky vendim do të…
Politike

Gati të arrestohet nga SPAK, Berisha thotë fjalët e para: Parlament i vrimës së miut, ky vendim do të…

Berisha në reagimin e tij të parë është shprehur se ky vendim ishte antikushtetues dhe antiligjor Pas miratimit nga ana e deputetëve të mazhorancës për heqjen e imunitetit të deputetit Sali Berisha, ky i fundit jashtë Kuvendit ka mbajtur një fjalë të shkurtër për mediat. Berisha në reagimin e tij të parë është shprehur se ky vendim ishte antikushtetues dhe antiligjor, teksa nuk dëshironte të zgjatej më tepër në komente. Ndër të tjera, sipas Berishës vendimi për heqjen e imuntietit shënon nisjen e protestave masive nga ana e opozitës. “Sot narkoparlamenti në një akt anti kushtetues dhe anti demokratik votoi në kundërshtim me çdo procedur ligjore për heqjen e imunitetit dhe arrestimin tim. Në një mënyrë apo në një tjertër parlamenti sot vazhdoi veprën që dësht...
Berisha drejt “arrestimit” por vëmendjen ia vjedh Dashnor Sula! Shkon në Kuvend me përparëse të bardhë dhe presh në duar
Politike

Berisha drejt “arrestimit” por vëmendjen ia vjedh Dashnor Sula! Shkon në Kuvend me përparëse të bardhë dhe presh në duar

Deputeti i opozitës Dashnor Sula është paraqitur ndryshe këtë seancë plenare. Nga pamjet e transmetuara në media si shihet i veshur një përparëse të bardhë me shkrimin “Sterilizim” ndërsa në duar mban presh dhe një tabelë që shkruan AZHBR. Duke se kjo lëvizje e deputetit të opozitës i ka vjedhur vëmendjen protestës së thirrur nga Sali Berisha para Kuvendit. Kujtojmë që në seancën e sotme, Kuvendi pritet që të votojë pro heqjes së imunitetit të deputetit të Sali Berishës ndërkohë që ky i fundit, ka thirrur mbështetësit e tij të protestojnë jashtë kryesisë.
Sali Berisha “rrëzohet” edhe nga Gjykata Kushtetuese: Kërkesa e deputetëve nuk është legjitime
Politike

Sali Berisha “rrëzohet” edhe nga Gjykata Kushtetuese: Kërkesa e deputetëve nuk është legjitime

Sipas Gjykatës Kushtetuese nuk legjitimohen deputetët t’i drejtohen për një çështje të tillë, në emër të një individi kësaj gjykate. Gjykata Kushtetuese ka rrëzuar kërkesën e deputetëve të opozitës në lidhje me masën e sigurisë të vendosur ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha, nga GJKKO. Sipas Gjykatës Kushtetuese, nuk legjitimohen deputetët t’i drejtohen për një çështje të tillë, në emër të një individi kësaj gjykate. Me këtë vendim, legjitimohet masa “detyrim paraqitje” për ish-kryeministrin, dhe ndalim i daljes jashtë vendit. Në kërkesën drejtuar Gjykatës Kushtetuese, demokratët kërkonin të zgjidhnin konfliktin e kompetencave ligjore mes SPAK dhe Kuvendit, “për sa i përket heqjes ose kufizimit të lirisë ndaj një Deputeti, në të gjitha format, kur këto kufizime të lirisë kr...
Berisha: Vendimi i parlamentit, i paligjshëm
Politike

Berisha: Vendimi i parlamentit, i paligjshëm

  “Arben Kraja, kandidat për deputet në listat e PS” Për Sali Berishën vendimi i marrë nga Këshilli i Mandateve dhe Imunitetit që i hap rrugë arrestit të tij në shtëpi ose me burg është i paligjshëm. “Unë nuk mund të pranoj të ligjshëm një vendim që merret mbi bazën e një vendimi të paligjshëm. Është abrogimi që i bëjnë ata nenit 73, pika 2. Nuk ka asnjë legjitimitet ky vendim i komisionit Balla-Brava”. Përpara mediave, ish-Kryeministri argumentoi se prokurorët e SPAK, Kraja e Millonai zbatuan urdhrin politik të kryeministrit Rama, duke e kthyer parlamentin në një noter për të legalizuar vendime antikushtetuese. “Nuk paraqitën asnjë provë, asnjë fakt të vetëm. Unë mendova që aty do shkojë dosja dhe e vetmja pyetje që iu bë për ndryshimin e distinacionit, ai tha s’jemi k...
Me 6 vota pro, i hiqet mandati Sali Berishës! Kush është deputeti demokrat që “tradhtoi” ish-kryeministrin
Politike

Me 6 vota pro, i hiqet mandati Sali Berishës! Kush është deputeti demokrat që “tradhtoi” ish-kryeministrin

Këshilli i Mandateve ka miratuar pak më parë kërkesën e SPAK për dhënie autorizimi për arrestimin e ish-kryeministrit Sali Berisha, duke i hequr mandatin e deputetit. Kërkesa u miratua me 6 vota pro asnjë kundër dhe asnjë abstenim, teksa në votim përveç deputetëve të mazhorancës, mori pjesë edhe deputeti i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj. Në lidhje me votën e tij, ai tha se vendosi që ta miratonte këtë kërkesë sespe duhet të ketë zero imunitet për tq gjithë deputetët. “Duhet të ketë zero imunitet, jo vetëm për Berishën por për askënd”- tha Alibeaj. Ndërkohë Këshilli ka caktuar edhe Klotilda Bushka si relatore, e cila do të përcaktojë raportin. Ky raport sipas kryetares së Kuvendit, Linida Nikolla duhet të jetë gati deri ditën e mërkurë në orën 14:00 në mënyrë ...
“Bandat përcaktojnë rezultatin e zgjedhjeve”, Berisha: Të hënën fillojmë dimrin e protestave
Politike

“Bandat përcaktojnë rezultatin e zgjedhjeve”, Berisha: Të hënën fillojmë dimrin e protestave

Ish-kryeministri Sali Berisha ka thënë se protestat do të mbahen në mënyrë periodike, duke filluar që nga dita e hënë. “Për ata që njohin totalitarizmat dhe diktaturat kjo që ndodh në Shqipëri është vendosja e diktaturës së mobokracisë, diktaturës së bandave. Ka të tjerë që nuk mendojnë kështu. Shohin që Parlament që ka disa forca politike. Diktatura e bandave nuk është kurrë me izolim, narkodiktatura është diktaturë sepse të gjitha pushtetet përqendrohen në dorën e padrinos.   Në diktaturën e bandave vërtetë ka zgjedhje, por bandat përcaktojnë rezultatin dhe padrinoja vendos një kuadër të tërë joligjor për të kontrolluar vullnetin e qytetarëve.   Këto janë realitete dhe kjo shpikjet tona dhe dramatike është se njerëzit besojnë se këtu u zhvilluan zgjedhje dh...