Saturday, May 18

“BE do shpallë non grata Sali Berishën”/ Deklarata e fortë e avokatit: Ka 2-3 muaj që diksutohet

Avoakti Rome Kara ka bërë një deklaratë të fortë ditën e sotme, teksa ishte i ftuar në emisionin “Breaking”, në Top News.

Avokati deklaroi se shumë shpejt, ish-kryeminsitri Sali Berisha, do të shpallet “non grata” nga Bashkimi Europian. Sipas tij, BE do të djekë shembullin e SHBA-ve dhe Britanisë, duke i shpallur luftë korrupsionit dhe personave që janë të përfshirë në këtë vepër penale.

“Përveç SHBA-së, dhe Britanisë së Madhe, shumë shpejt do të kemi një non-grata dhe nga Evropa për Sali Berishën. Evropa e ka eksluduar nga partitë e djathta europiane. Aty pranohet vetëm Basha sot. Kemi një raport që është paraqitur në BE, edhe me procese gjyqsore, do t’i shpallin një luftë korrupsionit dhe personave që janë sinjifikativë në korrupsion. Ka rreth 2 muaj e gjysmë-3 që është hedhur kjo ide. Unë mendoj se do shpallet non-grata. Kemi një raport që më pas do kalojë në Parlamentin Evropian për votim.” -tha avokati.