Saturday, May 18

“Farë qeni…”/ Dashnor Sula “akrobaci” për të hyrë në Kuvend, hipën mbi punonjësit e Gardës

Në sfond janë dëgjuar thyerje xhamash pas shkelmimit të derës së Kuvendit nga deputetët e opozitës

Hyrja e Parlamentit ëhstë kthyer në një arenë përplasjes mëngjesin e sotëm, mes Gardës dhe deputetëve të përjashtuar të opozitës.

Deputeti i opozitës Dashnor Sula ka tentuar të hipë sipër punonjësve të Gardës për tu futur brenda në ambientet e Parlamentit. Por ai nuk është lejuar të kalojë nga Garda, ndërsa në sfond janë dëgjuar thyerje xhamash pas shkelmimit të derës së Kuvendit nga deputetët e opozitës.

“Të provokojnë në këtë farë feje sa nuk di cfarë ti bësh. Ti hipësh sipër edhe prapë nuk të lënë. Këta duan vetëm një parlament. Të qeverisë PS, se janë mësuar 45 vjet. Mos u ngopshin, farë qeni”, tha Dashnor Sula, drejtuar mediave.

Ndërsa shton: “Kjo është çmenduri”.