Sunday, May 5

“Bandat përcaktojnë rezultatin e zgjedhjeve”, Berisha: Të hënën fillojmë dimrin e protestave

Ish-kryeministri Sali Berisha ka thënë se protestat do të mbahen në mënyrë periodike, duke filluar që nga dita e hënë.

“Për ata që njohin totalitarizmat dhe diktaturat kjo që ndodh në Shqipëri është vendosja e diktaturës së mobokracisë, diktaturës së bandave. Ka të tjerë që nuk mendojnë kështu. Shohin që Parlament që ka disa forca politike. Diktatura e bandave nuk është kurrë me izolim, narkodiktatura është diktaturë sepse të gjitha pushtetet përqendrohen në dorën e padrinos.

 

Në diktaturën e bandave vërtetë ka zgjedhje, por bandat përcaktojnë rezultatin dhe padrinoja vendos një kuadër të tërë joligjor për të kontrolluar vullnetin e qytetarëve.

 

Këto janë realitete dhe kjo shpikjet tona dhe dramatike është se njerëzit besojnë se këtu u zhvilluan zgjedhje dhe ky i mori. Nëse i heq 583 mijë zarfe, dhjetëra mijëra patronazhistë, nëse i heq këtij largimin nga qendrat e votimit të 1 mln e 300 mijë zgjedhësve, shpërndarjen e 500 milionë eurove, të garantoj se nuk merr kurrë më shumë se votat e atyre që vjedhin me të. Diktatura e bandave sado i kemi provuar në lëkurë, është një lloj i ri diktature ku ti je në Parlament ai të bën të paqenë. Më e rënda është, ajo e miratuar dje, praktikisht t’i heqësh mandatin deputetit pasi i ndalon çdo lloj aktiviteti. Ne fillojmë stinën e protestave.