Saturday, May 18

“Rama bëri klounin në Bruksel”, Berisha: Do të shihni aksionin më të ashpër për mosbindje civile

Ish-kryeministri Sali Berisha ka thënë se sër shpejti opozita do të ndërmarrë aksionin më të ashpër të mosbindjes civile.

Ai tha jashtë Parlamentit se Rama bëri klounin në Bruksel dhe tha se ai ka përparësi pasurimin e tij me vjedhje dhe abuzime.

 

“Shumë shpejt do të shihni aksionin më të ashpër për mosbindje civile. Ky është asgjësimi i parlamentit. Në një sistem monist opozita ka vetëm një mision. Ajo do të merret si akt nga opozita kur konsiderohet efecientë. Deri tani zëri i opozitës ushtoi në mbarë botën. Ai zotëria që shkoi mori atë që i dha Elisës. E kuptoni vetë ju s’mund ta them atë fjalë. E ka marrë vesh e gjithë Europa se ky nuk pranon që të japë pushtetin e tij për të mbrojtur interesat e familjes. Ai bëri klounin atje në Bruksel. Ky ka përparësi pasurimin e tij të pangopur në vjedhjet dhe abuzimet. Nuk do të ndërpresim rezistencën tonë, betejën tonë. Të gjitha opsionet janë në tavolinë.”, pohoi ai.