Sunday, May 5

Politike

FOTO/ Berishën e “lënë fuqitë”, ulet këmbëkryq para Gjykatës pas fjalimit
Politike

FOTO/ Berishën e “lënë fuqitë”, ulet këmbëkryq para Gjykatës pas fjalimit

Pasi mbajti fjalimin e tij para mbështetësve demokratë, ish kryeministri Sali Berisha është ulur këmbëkryq para Gjykatës së Lartë, ku pritet të jepet vendimi se kujt i takon Partia Demokratike. Berisha shfaqet duke shkruajtur diçka në telefon, ndërkohë që në orën 11:00 pritet që të nisë seanca ndaj tij në GJKKO për kërkesen e SPAK, qe ka kerkuar “arrest shtepie” me mbikeqyrje policore. Ndërkohë i pyetur nga gazetarët nese do te prese vendimi, Berisha tha se nuk e njeh vendimin e Gjykatave që sipas tij, janë “armë të narkoregjimit”. “Jo ne jemi këtu siç e dëgjuat, në protestë kundër Gjykatave të shndërruara në armë të narkoregjimit. Gjykata duhej të kishte dhënë vendimin 28 ditë pas vendimit të Apelit. Me urdhër politik e shtyu 9 muaj”– tha Berisha. ...
VIDEO/ Faturinoja lë punën dhe i bashkohet protestës së Berishës: Na vdiqën hajdutët
Politike

VIDEO/ Faturinoja lë punën dhe i bashkohet protestës së Berishës: Na vdiqën hajdutët

Qindra qytetarë janë mbledhur para Gjykatës së Lartë, aty ku Sali Berisha ka thirrur protestë. Protestës i është bashkuar edhe një faturino, e cila ka lënë punën për të protestuar me opozitën. Ajo shihet mes qytetarëve, të cilët i thonnë “Bravo”. Ndërkohë Gjykata e Lartë është rrethuar nga qindra forca policie, ndërsa protestuesit kanë bllokuar qarkullimin e automjeteve. Protesta po mbahet në lidhje me vendimi ne gjykatës së Lartë, se kujt i përket “vula” e Partisë Demokratike.
“Po më burgosin padrejtësisht”/ Berisha nga protesta: Unë ju kam kallur tmerrin…
Politike

“Po më burgosin padrejtësisht”/ Berisha nga protesta: Unë ju kam kallur tmerrin…

Ish-kryeministri Sali Berisha i është bashkuar protestës së “Rithemelimit” para Gjykatës së Lartë, ku pritet të cvendoset se kujt i takon vula e Partisë Demokratike. Edhe pse u tha se protesta po zhvillohej për PD-në, Berisha gjatë fjalës së tij u ndal dhe tek hetimi i SPAK, teksa deklaroi se po burgoset në mënyrë të padrejtë.  Ish-kryeministri sulmoi ashpër GJKKO-në, teksa tha se është nën urdhrat e Edi Rama.  “Është kjo gjykatë pas nesh, vegël e Ramës, që po përdoret si bisturia në duart e kriminelit për të masakruar arritjet e shqiptarëve. Kostoja e këtij gabimi është vetë liria. Njeri i lirë është ai që zbaton ligjin. Mbi 500 mijë vota jo më larg se 7 muaj më parë, apo nga votëbesimi rreth 1 muaj më parë. A ka njeri të lirë sot që të besojë se gjykata duhet të vendosë se e kujt ësh...
Nis protesta para Gjykatës së Lartë, bllokohet qarkullimi i mjeteve
Politike

Nis protesta para Gjykatës së Lartë, bllokohet qarkullimi i mjeteve

Ka nisur para pak çastesh protesta e opozitës në hyrje të rrugës “Myslym Shyri”, për të vazhduar më pas para Gjykatës së Lartë. Protesta po zhvillohet për “vulën” e Partisë Demokratike, ku sot Gjykata e lartë do të vendosë se kujt i përket, grupimit të ish-kryeministrit Sali Berisha, apo atij të Lulzim Bashës. Në mars të këtij viti Gjykata e Apelit vendosin rrëzimin e vendimit të gjyqtarit Agron Zhukri dhe kthimin e çështjes për shqyrtim në shkallë të parë me trupë tjetër gjykuese. Gjyqtari Agron Zhukri njohu Kuvendin e Berishës të 11 dhjetorit 2021 si legjitim, ndërsa Enkelejd Alibeaj, në atë kohë kryetar i komanduar i PD-së, ankimoi vendimin. Grupimi i Berishës ka paralajmëruar se në rast se vendimi do jetë kundër tyre, protesta do eskalohet më tej. Kujtojmë se paralelisht, ...
Ashpërsohet masa e sigurisë/ Zbardhet kërkesa e SPAK: Berisha s’duhet të komunikojë me asnjë person përveç…
Politike

Ashpërsohet masa e sigurisë/ Zbardhet kërkesa e SPAK: Berisha s’duhet të komunikojë me asnjë person përveç…

SPAK i ka kërkuar prokurorisë së Posaçme ditën e sotme që ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha, tashmë pa imunitet, të ashpërsohet masa ndaj tij në ‘arrest shtëpie’. Bëhet me dije nga burimet për media se në kërkesën zyrtare të SPAK, kërkohet po ashtu që Sali Berisha të mos ketë komunikim me asnjë person tjetër përveç personave që jetojnë me të në banesën e tij. Kujtojmë se GJKKO ka shtyrë sot seancën për vendimin ndaj Berishës.
Shtyhet nesër arrestimi i Berishës! Të mërkurën edhe gjyqi për logon e PD dhe protesta e Rithemelimit
Politike

Shtyhet nesër arrestimi i Berishës! Të mërkurën edhe gjyqi për logon e PD dhe protesta e Rithemelimit

Edhe 24 orë të tjera liri për Sali Berishën. Dy avokatët e ish-kryeministrit ia dolën mbanë të sigurojnë kohë shtesë në gjykatën antikorrupsion, mbasi insistuan se duhet të njiheshin me provat që e bindën SPAK për të ashpërsuar qëndrimin. Në një seancë me dyer të mbyllura, SPAK relatoi shkaqet se përse kërkon arrest shtëpiak, që është argumenti i mos bindjes së Berishës për të respektuar vendimin e gjyqtares Irena Gjoka, e cila kishte shpallur detyrim paraqitje. Si prova sollën procesverbalët e oficeres së policisë gjyqësore, që ka provuar mungesat e Berishës. Gjyqtarja e shtyu seancën për të mërkurën. Ndërsa mbrojtja e Berishës thotë se kërkoi përjashtimin e Irena Gjokës për shkak të një vendimi nga KLD e 1996, që drejtohej nga presiden...
A do shkojë Sali Berisha në burg? Zbardhet kërkesa e SPAK për ish-kryeministrin
Politike

A do shkojë Sali Berisha në burg? Zbardhet kërkesa e SPAK për ish-kryeministrin

Kërkesa e SPAK është paraqitur ditën e sotme në seancën e mbajtur në GJKKO Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimti të Organizuar ka këruar vendosje ne masës së sigurisë “arrest shtëpie” për ish-kryeministrin Sali Berisha. Kërkesa e SPAK është paraqitur ditën e sotme në seancën e mbajtur në GJKKO, e cilë u shta për t’u mbajtur nesër në orën 11:00, pasi avokatët e Berishës kërkuan përjashtimi ne gjyqtares së çështjes, Irena Gjoka me argumentin se është e njëanshme. Nuk dihet ende nëse Berisha do të izolohet në seline PD apo në banesën ku ai jeton, teksa pritet që të mbikqyret nga efektivë të policisë së shtetit. SPAK kërkoi ashpërsimin e masës së sigurisë pr ish-kryeministrin, pasi ky i fundit nuk zbatoi masën e parë të vendosur ndaj tij, atë të detyrimit të ...
Java që pritet të përmbysë karrierën e Sali Berishës
Politike

Java që pritet të përmbysë karrierën e Sali Berishës

Nga Roland Qafoku E hëna në Komisionin e Mandateve dhe e enjtja në seancë plenare do të jenë dy ditët që Sali Berisha do të donte të mos i kishte në CV-në e tij. Deputetët do të marrin në shqyrtim kërkesën e drejtuesit të SPAK Altin Dumani të dërguar më 12 dhjetor, në të cilën, i kërkon Kuvendit autorizmin për arrestimin e tij. Nuk ka ndonjë dyshim që kuvendi do ta japë këtë rekomandim. I gjithë opinioni nuk ka pritshmëri tjeter, përveçse asaj që mazhoranca socialiste dhe bashkë me të edhe disa vota nga e djathta, do të japë e sigurtë votat e mjaftueshme që Sali Berisha të arrestohet. Por, si Berisha dhe i gjithë opinioni publik, më shumë janë të interesuar dhe kuriozë të dinë se çdo të ndodhë pas dhënies së miratimit nga kuvendi. Pra, çfarë veprimesh do të kryejë SPAK pas këtij rek...
Nuk është mosbindje civile, është thjesht fundi
Politike

Nuk është mosbindje civile, është thjesht fundi

Nga Fitim Zekthi Lëvizja e drejtuar nga Berisha ka disa kohë që po flet për mosbindje civile, po thotë se mosbindja civile ka nisur, ka marrë jetë, po ndodh. Ajo po thotë gjithashtu se mosbindja civile do ta rrëzojë dhe e ka tmerruar qeverinë dhe kryeministrin Rama. Berisha, Foltorja quajnë mosbindje civile rrëmujën në parlament, hyrjen nga dritaret, kapërcimin e kangjellave, ndezjen  e fishekzjarrëve, kërcimin mbi kokat e rojeve, bërjen grumbull të karrigeve të deputetëve, thyerjen e  ndonjë tavoline dhe sharjet, britmat. Mosbindja civile është një akt i madh, sublim, me fuqi të pamatshme që vërtet mund të rrëzojë qeveri dhe tirani. Bota ka njohur disa lëvizje të fuqishme paqësore (mund të quhen revolucione paqësore ose akte madhore të mosbindjes civile) që kanë kundërshtuar qeveri, i...
“Sot jemi në një monizëm më të fuqishëm se ai që rrëzuam”, Berisha: Do përdorim çdo mjet të mosbindjes civile për të përmbysur Ramën
Politike

“Sot jemi në një monizëm më të fuqishëm se ai që rrëzuam”, Berisha: Do përdorim çdo mjet të mosbindjes civile për të përmbysur Ramën

Ish-Kryeministri, Sali Berisha po zhvillon ditën e sotme takimin “Gratë në Aksion për Shqipërinë – O sot, o kurrë”, në selinë blu. Gjatë fjalës së tij Berisha u shpreh se sot vendi është në një monizëm më të fuqishëm se ai në vitin 1990-1991 dhe liritë politike të popullit opozitar janë të asgjësuara. Sali Berisha: Tani duhet të flasim haptas. Kjo parti, që përmbysi dhe ndau epoka dhe solli për shqiptarët epokën më të ndritur në tërë historinë e tyre, ka një trashëgimi të jashtëzakonshme. Por në qoftë se si njerëz që do u përmbahemi të vërtetave, duhet të pranojmë se ajo epokë që solli PD, ka marrë fund. Ajo nuk ekziston më në parimet e saj të lirisë përveç tregut, ajo epokë nuk ekziston më në Shqipëri. Sot, në Shqipëri është vendosur një monizëm më i fuqishëm, ua them me përgjegjësi...