Saturday, May 18

Politike

Bild komunikon me Berishën pas vendimit të GJKKO, zbulon shkeljen e “arrestit shtëpiak”
Politike

Bild komunikon me Berishën pas vendimit të GJKKO, zbulon shkeljen e “arrestit shtëpiak”

Pavarësisht masës së sigurisë “arrest shtëpie” më 30 dhjetor, zbatimi i së cilës kërkon automatikisht ndalimin e komunikimit me persona të tjerë veç familjes, prestigjozja gjermane BILD ka arritur të flasë me ish-kryeministrin Sali Berisha pas dhënies së vendimit nga GJKKO në Tiranë. Ish-profesori i universitetit që e nxori Shqipërinë nga epoka e komunizmit pas 1991 thotë për BILD: “Ndihem shumë i motivuar për të udhëhequr një luftë të suksesshme kundër diktaturës së dytë në tridhjetë e dy vjet në vendin tim. Këtë herë është një shtet droge, një diktaturë mafioze”. Berisha gjithashtu e konsideron Ramën personalisht përgjegjës për futjen e tij në listën e sanksioneve të SHBA-së – me informacione të rreme dhe ryshfet. Rama e mohon këtë pre...
Berisha në arrest shtëpie, reagon djali i tij: Kartolina e Ramës për Vitin e Ri është arrestimi dhe izolimi i liderit të opozitës!
Politike

Berisha në arrest shtëpie, reagon djali i tij: Kartolina e Ramës për Vitin e Ri është arrestimi dhe izolimi i liderit të opozitës!

Shkëlzen Berisha, djali i ish-kryeministrit Sali Berisha ka reaguar pasi ky i fundit u la në masën “arrest shtëpie” ditën e sotme nga GJKKO. Në një postim në rrjete sociale, në formë ironie, Shkëlzen Berisha shkruan se kartolina e Rames per Vitin e Ri eshte arrestimi dhe izolimi i liderit te opozites Postimi i Shkëlzen Berishës: Kartolina e Rames per Vitin e Ri eshte arrestimi dhe izolimi i liderit te opozites! Ditën e sotme GJKKO, pranoi kërkesën e SPAK për “arrest shtëpie” me mbikëqyrje policore për Berishën. Ashpërsimi i masës erdhi pasi Berisha nuk zbatoi masën e dhënë më herët “detyrim paraqitje” në lidhje me hetimet për ish-kompleksiin sportiv “Partizani”, i akuzuar për korrupsion pasiv. Sakaq Berishës do t’i lejohet komunikimi vetëm me familjarët, me të cilët ...
Hetimi për Koncesionin e sterilizimit/ Ish-ministri Beqja paraqitet në SPAK për të tretën herë
Politike

Hetimi për Koncesionin e sterilizimit/ Ish-ministri Beqja paraqitet në SPAK për të tretën herë

Beqja është paraqitur në SPAK në respektim të masës së sigurisë "detyrim paraqitje" Ish-ministri i shëndetësisë Ilir Beqaj është paraqitur pak më parë në Prokurorinë e Posaçme kundër korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Beqja është paraqitur në SPAK në respektim të masës së sigurisë “detyrim paraqitje” të caktuar nga Gjykata e Posaçme për koncesionin e Sterilizimit. Kjo është hera e tretë që ish-ministri po paraqitet në ambientet e Prokurorisë së Posaçme në zbatim të masës së sigurisë. Beqaj po hetohet nga SPAK nën akuzën e shpërdorimit të detyrës për koncesionin e sterilizimit gjatë kohës që mbante postin e ministrit. Nga ana tjetër, SPAK ka nisur një tjetër hetim ndaj tij, me dyshimin për kontrollin e kompanive farmaceutike. Dyshimet janë se gruaja e Beqajt,...
Problemet me drejtësinë i kushtojnë shumë! Rama largon Beqajn nga grupi negociator me BE-në
Politike

Problemet me drejtësinë i kushtojnë shumë! Rama largon Beqajn nga grupi negociator me BE-në

Largimi vjen ndërsa në media dolën në dritë hetime të reja për rolin e tij si ministër i Shëndetësisë Kryeministri Edi Rama ka larguar Ilir Beqajn nga grupi negociator me Bashkimin Europian. Largimi i Beqajt vjen ndërsa në media dolën në dritë hetime të reja për rolin e tij si ministër i Shëndetësisë në favorizimin e një kompanie farmaceutike që bashkëshortja e tij rezultonte aksionere. Vendimi për largimi nga ky grup është marrë në mbledhjen e qeverisë, ndërsa në vend të tij është emëruar Jona Suli. Në këtë grup janë larguar edhe Ervin Mete dhe Mimoza Koçiu, pasi morën drejtimin e dy ministrive. Vendimi: PËR DISA NDRYSHIME NË VENDIMIN NR.422, DATË 6.5.2020,  TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR PËRBËRJEN, RREGULLAT E FUNKSIONIMIT DHE TRAJTIMIN FINANCIAR TË GRUPI...
Basha DJ në festën e PD-së, ironizon Spaho: Hani, hani, harboni sot se nesër Babloku… (VIDEO)
Politike

Basha DJ në festën e PD-së, ironizon Spaho: Hani, hani, harboni sot se nesër Babloku… (VIDEO)

Partia Demokratike festoi mbrëmjen e kaluar në një nga lokalet e natës, ku “shpirti” i festës ishte vetë kryetari i partisë, Lulzim Basha. Në videot e shpërndara në rrjetet sociale, Basha qëndron si DJ dhe luan muzikë për gjithë të pranishmit. Megjithatë, pas këtyre momenteve, nuk ka munguar ironia në rrjet. Deputeti Edmond Spaho, përmes një postimi në “Facebok”. Festoni, thotë Spaho, sepse pas festave vijnë zhvillime të tjera… “Hani, hani…harboni, harboni… është sezon festash… Nesër Babloku do t’ju çojë te lodrat që të harboni dhe hani më shumë”, shkruan demokrati.
DETAJE nga hetimi i ri i SPAK për Ilir Beqajn/ Dyshimet e ngritura për bashkëshorten e ish-ministrit
Politike

DETAJE nga hetimi i ri i SPAK për Ilir Beqajn/ Dyshimet e ngritura për bashkëshorten e ish-ministrit

Pasditen e djeshme oficerët e BKH-së kryen kontrolle në disa kompani farmaceutike Të tjera detaje janë zbardhur në lidhje me kontrollin që Byroja Kombëtare e Hetimit (BKH) dhe policia, me urdhër të SPAK, një ditë më parë kryen në disa kompani farmaceutike në Tiranë. Mësohet se kontrollet janë kryer, pasi SPAK po heton për rolin e ish-ministrit të Shëndetësisë, Ilir Beqaj në lidhje me dyshimet për kontrollin e kompanive farmaceutike. Dyshimet janë se gruaja e Beqajt, Adriana Beqaj, ka qenë aksionere në një nga këto kompani. Sakaq, kontrollet kanë vijuar deti natën vonë, ndërsa ka pasur forca të shumta policore. Ilir Beqaj ka dyshime se kontrollon kompanitë indirekt dhe në kohën që ka qenë ministër ka dyshime për lidhje të kontratave klienteliste. Pasditen e d...
Ku ndodhet ish-ministri Arben Ahmetaj? Ja si përgjigjet kreu i SPAK, Altin Dumani
Politike

Ku ndodhet ish-ministri Arben Ahmetaj? Ja si përgjigjet kreu i SPAK, Altin Dumani

Dumani u pyet edhe në lidhje me ish-ministrin Arben Ahmetaj, i cili tashmë ndodhet në arrati Kreu i Prokurorisë së Posaçme, Altin Dumani ka mbajtur ditën e sotme një konferencë për shtyp me mediat, ku ka bërë rezymenë e vitit 2023. Teksa ka folur për çështjet më të bujshme që SPAK është duke hetuar, nga ish-kryeministri Sali Berisha, tek Inceneratorët, apo dosja e Sterilizimit, Dumani u pyet edhe në lidhje me ish-ministrin Arben Ahmetaj, i cili tashmë ndodhet në arrati. Dumani nuk dha informacionë nëse Prokuroria e Posaçme ka dijeni se ku ndodhet Ahmetaj, por tha se hetimet vijojnë në mënyrë intesive. “Hetimet janë intensive. Pavarësisht se është larguar ai vazhdon të jetë në hetim”- tha ai.
Nuk dorëzohet Sali Berisha! Pasi GJKKO i rrëzoi dy kërkesa, zbulohet hapi i radhës i ish-kryeministrit
Politike

Nuk dorëzohet Sali Berisha! Pasi GJKKO i rrëzoi dy kërkesa, zbulohet hapi i radhës i ish-kryeministrit

Pas dy kërkesave të rrëzuara nga GJKKO,  avokati i Sali Berishës, Genc Gjokutaj thotë se sërish kanë kërkuar përjashtimin e gjyqtares, Irena Gjoka. Sipas avokatit të Sali Berisha, vendimi që ka marrë gjykata është i paprecedente. Gjokutaj citoi ligjin duke thënë se “ai thotë që në  momentin ngrihet kërkesa për përjashtimi gjykata nuk mund të marrë ose japë vendim”. “Me autorizimin e Ramës sipas atij autorizimi vazhdoi edhe gjyqi. Parashtrimi ka qenë i gjatë. Për të gjithë këto rrëzime kërkesash, ne kërkuam për së dyti përjashtimin e gjyqtares. Gjykata e shtyu nesër në orën 15:00. Ata e dinë që edhe kjo kërkesa për përjashtim do rrëzohet. Kjo gjykatë për herë të parë ka hapur një precedent. Të gjitha kërkesat tona i ka rrëzuar pa u marrë vendimi për rrëzimin e kërkesës. Nëse gjykata ...
Kur do arrestohet Sali Berisha? Përfundon seanca në GJKKO, ja kur shpallet vendimi
Politike

Kur do arrestohet Sali Berisha? Përfundon seanca në GJKKO, ja kur shpallet vendimi

Ndryshimi i masës së sigurisë për Berishën, do të behet me kërkesë të SPAK Ka përfunduar në gjykatën e Posaçme kudnër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar seanca për masën e sigurisë për ish-kryeminsitrin Sali Berisha. GJKKO do të dalë ditën e nesërme në orën 15:00 për shpalljeve e vendimit, për ndryshimin e masës së sigurisë për Berishën, nga “detyrim paraqitje” në “arrest shtëpie”. Ndryshimi i masës së sigurisë për Berishën, do të behet me kërkesë të SPAK, pasi ish-kryeministri nuk zbatoi masën e parë, duke mos u paraqitur në Gjykatë. Berisha ka mohuar akuzat dhe ka deklaruar në vazhdimësi se procesi kundër tij është porositur nga kundërshtari politik, kryeministri Edi Rama. Në tetor të këtij viti, SPAK arrestoi Jamarbër Malltezin, dhëndër i ish-kryeministrit...
Berisha apo Basha? Gjykata e Lartë merr vendimin për “vulën” e Partisë Demokratike
Politike

Berisha apo Basha? Gjykata e Lartë merr vendimin për “vulën” e Partisë Demokratike

Gjykata e Lartë ka kthyer në Apel çështjen e vulës dhe logos së Partisë Demokratike. Vendimi ka ardhur me argumenti nse kjo shkallë, nuk i ka kthyer përgjigje ankimimeve të palëve, në kërkesat respektive, e po ashtu ka marrë në shqyrtim çështje për të cilat palët nuk i kanë ngritur si pretendime. Më tej, Gjykata argumenton se pretendimet e tjera të palëve, janë çështje të cilat mund të zgjidhen vetë nga Apeli. Kështu, Gjykata e Lartë vendosi zhbërjen e vendimit të gjyqtarit Agron Zhukrit dhe kthimin për rigjykim të vulës së Partisë Demokratike në gjykatën e Shkallës së Parës. “Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë njofton, se në datën 27.12.2023, mori në shqyrtim në dhomë këshillimi çështjen me nr. 90600-00296-00-2023 akti, me palë kërkues: Partia Demokratike e Shqipërisë, përfaqë...