Saturday, May 18

Ashpërsohet masa e sigurisë/ Zbardhet kërkesa e SPAK: Berisha s’duhet të komunikojë me asnjë person përveç…

SPAK i ka kërkuar prokurorisë së Posaçme ditën e sotme që ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha, tashmë pa imunitet, të ashpërsohet masa ndaj tij në ‘arrest shtëpie’.

Bëhet me dije nga burimet për media se në kërkesën zyrtare të SPAK, kërkohet po ashtu që Sali Berisha të mos ketë komunikim me asnjë person tjetër përveç personave që jetojnë me të në banesën e tij.

Kujtojmë se GJKKO ka shtyrë sot seancën për vendimin ndaj Berishës.