Saturday, May 18

“Po më burgosin padrejtësisht”/ Berisha nga protesta: Unë ju kam kallur tmerrin…

Ish-kryeministri Sali Berisha i është bashkuar protestës së “Rithemelimit” para Gjykatës së Lartë, ku pritet të cvendoset se kujt i takon vula e Partisë Demokratike.

Edhe pse u tha se protesta po zhvillohej për PD-në, Berisha gjatë fjalës së tij u ndal dhe tek hetimi i SPAK, teksa deklaroi se po burgoset në mënyrë të padrejtë.  Ish-kryeministri sulmoi ashpër GJKKO-në, teksa tha se është nën urdhrat e Edi Rama.

 “Është kjo gjykatë pas nesh, vegël e Ramës, që po përdoret si bisturia në duart e kriminelit për të masakruar arritjet e shqiptarëve. Kostoja e këtij gabimi është vetë liria. Njeri i lirë është ai që zbaton ligjin. Mbi 500 mijë vota jo më larg se 7 muaj më parë, apo nga votëbesimi rreth 1 muaj më parë. A ka njeri të lirë sot që të besojë se gjykata duhet të vendosë se e kujt është vula dhe logo e PD se dhe kush është kryetari i saj? A ka njeri sot që pajtohet se logo e PD mund të jepet si një plaçkë, një njeri që ka tradhtuar gjithçka. Ka njeri të lirë sot që të mendojë se Lulzim Brava të rrijë në opozitë. Ky nuk është sulmi i vetëm që po i bëhet opozitës nga gjykata. Gjykata do të vendosë sot dhe masën ndaj Berishës. Mirë dakord, u shkel kushtetua duke kërkuar heqjen e lirisë. U shkelën ligjet dhe nuk po përmend as standardin ligjor. Pse duhet kyçur pa asnjë provë dhe fakt në shtëpi Berisha? Se ju ka kallur tmerrin monstrës së pluralizmit. Do të më falni, do të perifrazoj.”, tha ai.