Friday, April 26

Aktualitet

Shifrat tragjike, 19 gra të pafajshme shqiptare u vranë gjatë vitit 2023
Aktualitet

Shifrat tragjike, 19 gra të pafajshme shqiptare u vranë gjatë vitit 2023

2023 fatkeqësisht nuk ka kaluar pa viktima. Shumë gra janë vrarë në mënyrë makabre nga bashkëshorti, ish-bashkëshorti, kunati, djali, babai apo motra. 19 gra të pafajshme kanë humbur jetën gjatë këtij viti që po lëmë pas.   Etleva Kurti u vra nga Dan Hutra barbarisht në oborrin e shtëpisë së saj për arsye se ai kishte konflikt me vëllain e të ndjerës. Mevlute Hysa motra e ish-bashkëjetueses së Dan Hutrës dhe Hasime Dafku u vranë nga ai. Në mesin e kësaj tragjedie, ish-bashkëjetuesja 35-vjeçare dhe nëna e saj Kujtime Hysa 60 vjeç, mbetën të plagosura pasi ndaj tyre Dan Hutra nuk përdori plumbat e kallashnikovit, por i goditi me thikë. Liridona Ademaj, vrasësin e saj e porositi bashkëshorti. Krimi ndodhi në sy të fëmijëve. Amanda Pushani...
Vrasja në burgun e Peqinit, policia shkon me urgjencë në banesën e Sokol Mjacajt në Dukagjin dhe…
Aktualitet

Vrasja në burgun e Peqinit, policia shkon me urgjencë në banesën e Sokol Mjacajt në Dukagjin dhe…

Një vrasje ka tronditur burgun e Peqinit dy ditë më parë, ku i dënuari me burgim të përjetshëm Sokol Mjacaj vrau Arben Lleshin dhe plagosi Indrit Shaqjan. Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja ku mësohet se Sokol Mjacajt i është sekuestruar një celular rreth 3 muaj më parë nga kontrollet e ushtruara në burgun e Peqinit. I njëjti aparat celular pritet t’i nënshtrohet një ekspertize të plotë për të gjurmuar telefonatat e tij me persona me rekorde kriminale jashtë qelive të burgut. Sipas burimeve hetuesit shpresojnë se aty mund të gjejnë materiale dhe biseda, të cilat do të japin drejtim në hetime. Në përpjekje për të zbuluar më shumë janë kryer kontrolle në banesën e Sokol Mjacajt dhe vëllait të tij në Dukagjin. Hetuesit kanë marrë në pyetje edhe 12 personat e tjerë të arrestuar...
Vinte nga Peqini/ Brenda frigoriferit në burgun e Burrelit gjendet një…
Aktualitet

Vinte nga Peqini/ Brenda frigoriferit në burgun e Burrelit gjendet një…

Në Burgun e Sigurisë së Lartë të Burrelit janë gjetur sende të paligjshme. Pas kontrolleve të një nate më parë është gjetur një celular i futur në një frigorifer që do të futej brenda tek të burgosurit. Frigoriferi ku ishte fshehur telefoni vinte nga burgu i Peqinit ku do të transferoheshin disa të burgosur. Fillimisht ka ardhur ngarkesa me materialet, më pas do të vinin të burgosurit. Ndërkohë, ende nuk dihet se kujt i përkiste frigoriferi në të cilin është gjetur një aparat celular i vendosur në një vend të fshehtë të tij.
VIDEO/ “Do të më pëlqente të vija në Shqipëri”, Rama takohet me Elon Musk
Aktualitet

VIDEO/ “Do të më pëlqente të vija në Shqipëri”, Rama takohet me Elon Musk

Kryeministri Edi Rama, i cili mori pjesë në ditën e tretë të “Atreju 2023”, me ftesë të kryeministres Meloni, u takua në Romë me biznesmenin dhe investitorin Elon Musk, i cili ishte gjithashtu i ftuar në këtë event. Musk shprehu dëshirën për vizituar Shqipërinë. “Do më pëlqente të vija në Shqipëri!”,  u shpreh Musk. “Eja, ka shumë për të parë dhe bërë në Shqipëri, po mbi të gjitha e sigurtë që s’do pendohesh”,  tha kryeministri Rama.
EMRAT/ Nga drejtori, tek shefat, kush janë zyrtarët e burgut të Peqinit që u arrestuan (AKUZAT)
Aktualitet

EMRAT/ Nga drejtori, tek shefat, kush janë zyrtarët e burgut të Peqinit që u arrestuan (AKUZAT)

12 zyrtarë policie janë arrestuar, pas ngjarjes së rëndë të ndodhur ditën e djeshme në burgun e sigurisë së lartë të Peqinit. Mes të ndaluarve janë drejtori i burgut, Kamber Hoxha dhe 3 shefa policie në këtë IEVP, të cilët akuzohen për shpërdorim detyre. Zyrtarët dhe punonjësit akuzohet se kanë ndihmuar Sokol Mjacajn për të futur armën me të cilën ai vrau Arben Lleshin në burg, e po ashtu, se nuk kanë kryer kontrollet e nevojshme, duke mos zbuluar se ai posedonte armë. Të ndaluarit: Kamber Hoxha, 59 vjeç, banues në Tiranë, me detyrë Drejtor i IEVP Peqin; Qani Muça, 60 vjeç, banues në Elbasan, me detyrë shef i Policisë së IEVP Peqin; Nikolin Gjonpalaj, 54 vjeç, banues në Tiranë, ish-shef i Policisë së IEVP Peqin; Vilson Shima, 37 vjeç, banues në Tiranë, ...
“Mjacaj e mbajti armën kudo me vete për 20 ditë”/ Hap pas hapi: Çfarë ndodhi në burgun e Peqinit
Aktualitet

“Mjacaj e mbajti armën kudo me vete për 20 ditë”/ Hap pas hapi: Çfarë ndodhi në burgun e Peqinit

Prokuroria e Elbasanit ka dhënë detaje në lidhje me ngjarjen e rëndë të ndodhur ditën e djeshme në burgun e sigurisë së lartë, të Peqinit. Në dosjen hetimore, thuhet se arma me të cilën Sokol Mjacaj i mori jetën Arben Lleshit dhe plagosi Indrit Shaqjan ka hynë në ambientet e burgut para 20 ditësh. Teksa ende nuk dihet mënyra si ka hyrë arma, raportohet se Mjacaj e ka mbajtur pistoletën me vete në qeli por edhe në ambiente të tjera, si në zonën e ajrimit apo edhe në rregjimin e brendshëm. Arma nuk i është gjetur, për shkak se gardianët dhe zyrtarët e burgut nuk kanë kryer kontrollet fizike dhe të qelisë së tij sipas rregullave të përcaktuara.  Për këtë plot 12 zyrtarë, mes tyre dhe drejtori Kamer Hoxha, janë arrestuar. Sokol Mjacaj ka qëlluar në ambientet e brendshme të burgut ...
Nga “Hellbanianz”, te Dritan Rexhepi/ “The Sun”: Bandat shqiptare dhe turke, në aleancë! Tallen me ne
Aktualitet

Nga “Hellbanianz”, te Dritan Rexhepi/ “The Sun”: Bandat shqiptare dhe turke, në aleancë! Tallen me ne

“Trafikantët e mëdhenj të drogës në Turqi janë mbështetur shumë te shqiptarët për të shpërndarë drogën e tyre në Europë" afia shqiptare është kthyer sërish në kryefjalë, teksa tabloidi britanik “The Sun”, i ka kushtuar një artikull. “Dy persona me maska që qëndrojnë të ulur para një supermakine që kushton 160 mijë Paund, duke pozuar për një video rap që do të postohet në TikTok. Ata paralajmërojnë që ‘të mos kruhet njeri’ me turqit ose shqiptarët përpara se të largohen me Audin e tyre të kuq Audi R8 Spyder”. Kështu e nis shkrimin, “The Sun” duke treguar se mes shqiptarëve dhe turqve në Britaninë e Madhe ka nisur një aleancë. “Në një klip tjetër në platformat e mediave sociale, një bandë me maska shfaqen duke kërcyer dhe kënduar para disa pakove me kokainë, vlera e s...
E RËNDË në Fier/ Dy të rinjtë marrin peng 21-vjeçarin, u ndihmuan nga efektivi i forcave “Shqiponja”
Aktualitet

E RËNDË në Fier/ Dy të rinjtë marrin peng 21-vjeçarin, u ndihmuan nga efektivi i forcave “Shqiponja”

Dy persona janë arrestuar në Fier, pasi dyshohet se kanë marrë peng një 21-vjeçar. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Ferras, ku për shkak të një debati që kanë pasur para 2 ditësh për motive të dobëta, e kanë marrë me forcë të riun duke i bërë pritë teksa ai ishte duke udhëtuar me makinë. Ata e kanë mbajtur për rreth 3 orë, duke e dhunuar. Gjatë operacionit të koduar “Ferras”, u vu në pranga edhe një punonjës i policisë, me detyrë trup shërbimi në seksionin e Forcës së Posaçme “Shqiponja” për moskallëzim të krimit. Ai ka pasur dijeni për ngjarjen, por nuk ka njoftuar strukturat e Policisë, për të cilin u bë arrestimi në flagrancë për veprat penale “Moskallëzimi i krimit” dhe “Shpërdorimi i detyrës”. Në kërkim është shpallur edhe një person, i cili ka bashkëpunuar me dy të arres...
“Arma mund të jetë futur dorazi”/ Karamuço: Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve negocioi me të pa jelek antiplumb
Aktualitet

“Arma mund të jetë futur dorazi”/ Karamuço: Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve negocioi me të pa jelek antiplumb

Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço ka komentuar ditën e sotme ngjarjen e rëndë të ndodhur në burgun e Peqinit, ku mbeti i vrarë Arben Lleshi dhe i plagosur Indrit Shaqja. Sipas ekspertit, është e pamundur që autori Sokol Mjacaj ta ketë siguruar armën e zjarrit nëpërmjet dronit por mund ta ketë marrë dorazi. Sipas tij, dyshimet janë që ai mund të ketë pasur edhe telefon në qeli. “E para mund ta çosh tek dritarja. E dyta, duhet të dalë në ajrim për ta marrë. Ka edhe roje në këto godina. Ka edhe policë në korridor dhe e ka pasur të pamundur t’i futet me dron. E vetmja mundësi është që të futet dorazi nga një tjetër në qelinë e tij”, tha Karamuço. Ai gjithashtu theksoi se autori ka kërkuar që të flasë me Drejtorin e Përgjithshëm të Burgjeve dhe ku i fundit negociuar pa...
VIDEO/ I qetë dhe duke pirë cigare, dalin pamjet e personit që qëlloi me armë drejt Rudolf Zefit
Aktualitet

VIDEO/ I qetë dhe duke pirë cigare, dalin pamjet e personit që qëlloi me armë drejt Rudolf Zefit

Zefi është shprehur se nuk ka pasur konflikt me askënd Kjo është video e autorit i cili qëlloi me armë zjarri në drejtim të Rudolf Zefit, mëngjesin e sotëm në ‘Don Bosko’ i cili ishte i vetëm në makinë. Fatmirësisht plumbat nuk e kanë prekur 42-vjeçarin. Siç shihet nga pamjet ai po ecën i qetë dhe duke pirë cigare. Dyshohet se autori ka dalë së fundmi nga burgu, por ende s’është identifikuar. Sipas policisë ngjarja ndodhi rreth orës 06:45 në rrugën Don Bosko, ku një person ka qëlluar me armë në drejtim të makinës që drejtohej nga shtetasi Rudolf Zefi. Ky i fundit është shprehur se nuk ka pasur konflikt me askënd dhe ka qenë i vetëm më makinë, ndërsa autori në këmbë. Policia ka sekuestruar kamerat e sigurisë për të bërë të mundur identifikimin e autorit. ...