Sunday, May 5

“Romeo e dhj*u kësaj radhe”/ A po kalon Egla nga krahu i Julit?

Heidi Baci dhe Romeo Veshaj e kanë kaluar mbrëmjen në suitën brenda shtëpisë së “Big Brother VIP3”. Kjo ishte një surprizë nga ana e Vëllait të Madh për çiftin, që të rrinin në intimitetin e tyre.

Këtë surprizë e kanë komentuar banorët e shtëpisë më të famshme në Shqipëri. Madje Julian Deda ka qenë kurioz se ku po flenë ata dhe i ka kërkuar Egla Cenos që të shkojë e t’i shikojë.

Por aktorja e njohur i thotë se ‘nuk e bën një gjë të tillë’. Pastaj ajo shton se ‘Romeo e dhj*u’. Ajo iu referua veprimit që bëri aktori pasi ai dhe Heidi ikën te suita.

Teksa Baci ishte në vaskë, Veshaj shkoi në oborr për t’u sqaruar me Julin dhe kjo gjë nuk u prit aspak mirë nga Heidi.

Ndërkohë kujtojmë se Egla prej disa ditësh ka bërë debate të forta me Romeon, ku nuk kanë munguar as ofendimet. Nga ana tjetër fansat janë kuriozë të dinë nëse aktorja tani po kalon në anën e Julit.

Pjesë nga biseda:

Juli: Ku po fle çifti? Shko dhe futu njëherë

Egla: Jo nuk e bëj unë atë. E dhj*u Romeo

Juli: Ë?

Egla: Romeo kësaj radhe e ndriti, e ndriti fare

Juli: Shumë, shumë pa lidhje