Monday, May 6

Aktualitet

Gjyqi për “Gërdecin”/ Shkëlzen Berisha tregon arsyet pse nuk u paraqit në seancën e sotme
Aktualitet

Gjyqi për “Gërdecin”/ Shkëlzen Berisha tregon arsyet pse nuk u paraqit në seancën e sotme

Gjatë procesit gjyqësor, u deklaruar se Shkëlzen Berisha nuk është gjetur në adresën e tij Shkelzen Berisha, djali i ish-kryeministrit Sali Berisha, ka reaguar pasi nuk u paraqit në seancën e sotme gjyqsore, për tragjedinë e Gërdecit. Nëpërmjet një reagimi në rrjetet sociale, Berisha pretendon se nuk ëhstë njoftuar nga Prokuroria e Posaçme se sot duhet të paraqitej në gjyq. Ai thekson se ka depozituar në SPAK, numrin e telefonit dhe adresën e saktë të banesës së tij, ku sipas tij, më herët i kanë mbarritur kërkesat e ngjashme. “Ne lidhje me disa raportime mediatike për ‘mos paraqitjen’ time si dëshmitar ne gjykate, me duhet te sqaroj se ne asnjë adrese timen fizike apo elektronike nuk ka mbërritur asnjë ftese për t’u paraqitur për te dëshmuar! Pretendime...
“Serbisë ia thashë troç”/ Samiti i Berlinit, Rama: Është koha të përballen me të vërtetën
Aktualitet

“Serbisë ia thashë troç”/ Samiti i Berlinit, Rama: Është koha të përballen me të vërtetën

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se në Samitin e Berlinit, ka folur edhe për marrëdhëniet mes Kosovës dhe Serbisë. Rama ka thënë se ka bërë thirrje që Këshilli Europian të heqë të gjitha masat shtrënguese që u ndërmorën ndaj Kosovës, ndërsa tha se Serbisë ia kishte bërë të qartë, se e vetmja rrugë që i mbetet është njohja e Kosovës dhe anëtarësimi në BE. “Kam theksuar edhe në prani të përfaqësueses së Republikës së Serbisë me të njëjtën gjuhë ‘troç’ që unë në të njëjtin vend apo në të tjera rrethana apo takime, kam shprehur bindjen se Serbia nuk duhej sanksionuar, për mos linjëzimin me BE në sanksionet ndaj Rusisë. Serbia nuk ka asnjë të ardhme tjetër përveçse nën çatinë e Europës së bashkuar. Se çfarë ndodhi në Banjskë dhe shpallja e zisë kombëtare për vrasësit e efektivit të ...
A mund t’i shpëtojë Naim Murseli burgut? Avokati: Nëse ka probleme të shëndetit mendor…
Aktualitet

A mund t’i shpëtojë Naim Murseli burgut? Avokati: Nëse ka probleme të shëndetit mendor…

Kanë kaluar më shumë se dy javë nga vrasja tragjike e Liridona Ademajt, që shokoi mbarë opinionin. Krimi mbetet i rrethuar nga misteri, teksa ende nuk dihet motivi se përse Naim Murseli mund të ketë planifikuar vrasjen e bashkëshortes së tij. Duke folur në emisionin “Breaking”, avokati Tomë Gashi deklaroi se nëse shpallet fajtor, Naim Murseli rrezikon dënimin me nga 10 vjet, deri në burgim të përjetshëm. Sipas avokatit, edhe nëse Murseli provohet që vuan nga probleme të shëndetit mendor, sërish nuk i shpëton dënimit. “Ekziston dhe dyshimi që Naimin mund ta kenë detyruar ta kryejë këtë veprim ndaj personit me të cilin ka krijuar familje prej 6 vitesh. Naimi tani rrezikon nga 10 vjet deri në burgim të përjetshëm. Por edhe bashkëpunëtorët e tij, rrezikojnë të njëjtin dënim. Është e ...
“Naimi ishte nën presion për të vrarë Liridonën”/ Avokati: Çështjen do e hetojë një prokurore serbe
Aktualitet

“Naimi ishte nën presion për të vrarë Liridonën”/ Avokati: Çështjen do e hetojë një prokurore serbe

Kanë kaluar më shumë se dy javë nga vrasja tragjike e Liridona Ademajt, që shokoi mbarë opinionin. Krimi mbetet i rrethuar nga misteri, teksa ende nuk dihet motivi se përse Naim Murseli mund të ketë planifikuar vrasjen e bashkëshortes së tij. Teksa qarkullojnë shumë teori për këtë, avokati Tomë Gashi deklaroi se vetëm hetimet e prokurorisë mund ta zbardhin këtë ngjarje. Duke folur në “Breaking”, ai tha se tashmë çështja do i kalojë një prokuroreje serbe, e cila pavarësisht nënshtetësisë, do duhet të bëjë një punë profesionale. “Asnjë prej teorive që përfliten nuk është e vërtetuar. Ka pista hetimi, por janë teori që kanë dalë nga njerëz që kanë pasur mundësinë të diksutojnë. Të 3 të akuzuarit ndodheshin në të njëtin paraburgim, ndërsa tani janë tranferuar në burgje të ndry...
“Më morën kompjuterat dhe celularët”/ Gazetari Elton Qyno flet për shoqërimin në SPAK: Ja çfarë kërkonin
Aktualitet

“Më morën kompjuterat dhe celularët”/ Gazetari Elton Qyno flet për shoqërimin në SPAK: Ja çfarë kërkonin

“Ata kanë ardhur me një urdhër-kontrolli për shtëpinë time, zyrën dhe mua fizikisht" Gazetari Elton Qyno, i cili u mbajt i shoqëruar për disa për t’u marrë në pyetje nga SPAK mbrëmjen e djehsme, ka folur për aksionin e SPAK kundër tij. Në “Breaking”, Qyno deklaroi se prokurorët e SPAK janë paraqitur në shtëpinë e tij më një urdhër për kontroll në shtëpinë dhe zyrën e tij. Ai tha se janë sekuestruar kompjuterat dhe celularët që ai zotëron, për shkak se sipas SPAK, ai ka publikuar informacione konfidenciale. Megjithatë, ai tha se materialet që ai ka, i kanë dhe shumë gaztearë të tjerë të cilët mund t’i publikojnëe. “Ata kanë ardhur me një urdhër-kontrolli për shtëpinë time, zyrën dhe mua fizikisht. Ata kanë skeuastruar kompjuterin që kisha në zyrë dhe atë që kam në punë. Kont...
Ekzekutimi i Liridona Ademajt/ Lihet në burg Naim Murseli dhe dy të dyshuarit e tjerë të vrasjes
Aktualitet

Ekzekutimi i Liridona Ademajt/ Lihet në burg Naim Murseli dhe dy të dyshuarit e tjerë të vrasjes

Naim Murseli, Granit Plava dhe Kushtrim Kokalla janë lënë në burg nga Gjykata e Apelit të Kosovës, pasi dyshohet të jenë autorët e vrasjes së Liridona Ademajt. Këtë të mërkurë është refuzuar ankesa e avokatit të Naim Murselit, Ahmet Ahmeti, nën arsyetimin se se janë të pabaza. Kosova u trondit mbrëmjen e 29 nëntorit, ku Liridona Ademaj është ekzekutuar me armë gjatë kohës që kthehej në shtëpi me bashkëshortin e saj, Naim Murseli dhe dy djemtë e mitur. Fillimisht ngjarja u raportua si grabitje e armatosur që përfundoi në vrasje, por më pas Policia e Prishtinës arriti të zbulojë të vërtetën. Dy ditë më vonë, më 1 dhjetor, uniformat blu njoftuan për arrestimin e dy personave, Granit Plava dhe Naim Murseli, të dyshuar për vrasjen e saj. A...
Bie çmimi i naftës në tregjet e huaja, kap vlerën më të ulët që nga qershori
Aktualitet

Bie çmimi i naftës në tregjet e huaja, kap vlerën më të ulët që nga qershori

Çmimi i naftës në bursën ndërkombëtare ka zbritur në nivelin më të ulët që prej qershorit të këtij viti. Sot një fuçi naftë po tregtohet me 72-73 dollarë, ndërkohë që ka rënë me afërsisht 7 dollar që prej fillimit të këtij muaji. Ndërsa në raport me vitin e kaluar çmimi i naftës në bursë është rreth 10 dollarë më lirë. Edhe tregu vendas ka reflektuar në shifra të vogla uljen e çmimit në bursë, pasi nga 199 lekë që ishte javën e kaluar një litër naftë, ka zbritur në mesatarisht 193-195 lekë litri. Bursa e naftës ka qenë e luhatshme në javët e fundit, për shkak të luftës që vijon në Ukrainë dhe tensioneve Palestinë-Izrael, që vënën në pikëpyetje mjaftueshmërinë e naftës në treg.
E RËNDË/ Dhunohet 23-vjeçarja shqiptare me probleme mendore! Njëri nga autorët baba i një ish-deputeti
Aktualitet

E RËNDË/ Dhunohet 23-vjeçarja shqiptare me probleme mendore! Njëri nga autorët baba i një ish-deputeti

Dy persona janë arrestuar në Kosovë për dhunimin e një 23-vjeçareje shqiptare. Bëhet me dije nga burimet për media se e reja ishte me probleme të shëndetit mendor. Nga ana tjetër mësohet se ngjarja e rëndë ka ndodhur dy ditë më parë në qytetin e Pejës dhe se 23-vjeçarja ishte raportuar si e zhdukur në autoritetet shqiptare. Sipas mediave në Prishtinë, njëri nga të dyshuarit është babai i një ish-deputeti të Kuvendit të Kosovës. E reja është dërguar për ekzaminim në Institutin Mjeko-ligjor në Kosovë. Dy personat e arrestuar janë ndaluar me urdhër të prokurorisë së Kosovës për veprën penale “Dhunimi”. Lidhur me këtë rast kishte njoftuar edhe Policia e Kosovës. “DHUNIM- Pejë/ Nga njësitë policore në Pejë është gjetur viktima femër shtetase e Shqipërisë e cila ...
SPAK kërkon konfiksikimin e të gjitha pasurive të Redjan Rrajës, përfshirë dhe “Audin” luksoz që i ka dhuruar Kejvinës
Aktualitet

SPAK kërkon konfiksikimin e të gjitha pasurive të Redjan Rrajës, përfshirë dhe “Audin” luksoz që i ka dhuruar Kejvinës

SPAK ka kërkuar ditën e sotme konfiskimin e të gjitha pasurive të nipit të ish-deputetit socialist Rrahman Rrajës. Në përfundim të hetimit pasuror SPAK ka kërkuar konfiskimin e të gjitha pasurive të Redjan Rrajës që janë në emër të tij apo familjarëve përfshirë edhe audin luksoz që i është dhuruar Kejvina Kthjellës.   Sipas SPAK mjeti në fjalë është blerë me të ardhura të paligjshme nga Redjan Rraja dhe i është dhuruar Kejvinës. Ndërkohë mes pasurive që kërkohet konfiskimi janë: “Pasuria e llojit apartament, (Njësi Tregtare) me sip. 76 m2, e ndodhur në Tiranë. Pasuria e llojit Njësi Tregtare, me sip. 30 m2, e ndodhur në Tiranë. Pasuria e llojit Njësi Tregtare, me sip. 127.5 m2, e ndodhur në Tiranë. Pasuria e llojit garazh, me sip. 18.09 m2, e ndodhur në...
Apartamente, “Rolex” e biznese/ SPAK kërkon pasuritë e Redjan Rrajës, në “rrjetë” dhe makina e Kejvinës
Aktualitet

Apartamente, “Rolex” e biznese/ SPAK kërkon pasuritë e Redjan Rrajës, në “rrjetë” dhe makina e Kejvinës

Redjan Rraja është dënuar me burgim të përjetshëm për atentatin e mbikalimit të Shkozetit Prokuroria e Posaçme ka dhënë ditën e sotme pretencën për hetimin pasuror për Redjan Rrajën. Organi i akuzës ka kërkuar konfiskimin e të gjitha pasurive në emër të tij apo familjarëve, bashkë edhe audin luksoz të Kejvina Kthjellës. Sipas SPAK mjeti në fjalë është blerë me të ardhura të paligjshme nga Redjan Rraja dhe i është dhuruar Kejvinës. Redjan Rraja është dënuar me burgim të përjetshëm për atentatin e mbikalimit të Shkozetit, ku mbetën të plagosur prokurori Arjan Ndoja dhe Aleksandër Laho dhe humbi jetën shoferi Andi Maloku. Ndërkohë Arjol Halilaj, i cili akuzohet si bashkëpunëtor i Rrajës në atentat, është dënuar me 35 vite burg. Redjan Rraj u arrestua në Shkodër, në pikën kufitare t...