Monday, April 29

Aktualitet

E FUNDIT/ Çfarë po ndodh? Ministrja Xhaçka thirret në SPAK
Aktualitet, Politike

E FUNDIT/ Çfarë po ndodh? Ministrja Xhaçka thirret në SPAK

Ministrja e Jashtme Olta Xhaçka është thirrur ditën e sotme në Prokurorinë e Posaçme. Bëhet me dije nga burimet për mediat se ministrja Xhaçka ka mbërritur në SPAK rreth orës 13:00. Shkurtimisht për mediat, para se të hynë në Prokurorinë e Posacme, Xhacka u shpreh se nuk ka kryer asnjëherë shkelje ligji dhe gjithmonë ka qenë në funksion të detyrës së saj.
Aksidenti në Sauk/ Nëna e një prej viktimave: Vajza ëndërronte të bëhej yll televizioni, shkoi të blinte një bluze, por…
Aktualitet

Aksidenti në Sauk/ Nëna e një prej viktimave: Vajza ëndërronte të bëhej yll televizioni, shkoi të blinte një bluze, por…

Mira, nëna e 22-vjeçares Erisilda Abedini, që të gjithë e njihnin si Sisi, një nga tre të rinjtë që humbën jetën në aksidentin tragjik të rreth rrotullimit të Saukut, ëndërronte një të ardhme të ndritur për vajzën e saj të vogël. Ajo kishte pasion dhe dëshironte botën e televizionit, sepse Zoti e kishte bekuar me bukurinë për të qenë një yll. Por fati i keq i trokiti në derë Mirës, punonjëses së policisë pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, e cila atë pasdite të kobshme për të si nënë ishte si zakonisht në ritualin së punës me turne, një punë që e bën prej 16 vitesh në Tiranë. “E helmuar në shpirt” siç ajo e nis dhe e mbyll këtë rrëfim të dhimbshëm, tregon për revistën “Story”, bisedën e fundit me të bijën, e cila atë pasdite do të shkonte në qendrën tregtare për...
Elon Musk dhe projekti i tij i çuditshëm miliarda dollarësh që do të nisë!
Aktualitet

Elon Musk dhe projekti i tij i çuditshëm miliarda dollarësh që do të nisë!

Elon Musk nuk po ndalet. Edhe pse dukej se blerja e Twitter dhe problemet e ndryshme që ka pasur pas numrit të pushimeve nga puna që pasuan gradualisht, CEO i Tesla thuhet se po planifikon një projekt të ri dhe shumë të shtrenjtë. Siç raportohet nga CNN bazuar në informacionet e marra nga burime të lidhura me Elon Musk, miliarderi ka marrë - nëpërmjet kompanive të ndryshme - më shumë se një mijë hektarë tokë në një zonë 'të shkretë' të Teksasit. Me sa duket, manjati po planifikon të ndërtojë një qytet ku punonjësit e tij mund të jetojnë dhe punojnë. Dhe megjithëse CNN vë në dukje se ende nuk ka rishikuar të gjithë tokën dhe të dhënat në lidhje me blerjet e shumta të ndryshme të bëra, duket se ka akte të ndryshme që lidhen me qarkun e Austin. Ka dokument...
Skandali në Fiks Fare/ Sekserët, ryshfet 4 deri 6 mijë euro për legalizimet në Durrës!
Aktualitet

Skandali në Fiks Fare/ Sekserët, ryshfet 4 deri 6 mijë euro për legalizimet në Durrës!

Fiks Fare denoncoi mbrëmjen e së enjtes një skandal me legalizimin e një shtëpie banimi në Durrës, ku sekserët kërkojnë nga 4 deri në 6 mijë euro për një procedurë që duhej të bëhej vite më parë. Nëpërmjet dëshmive, dokumenteve dhe kamerave të fshehta, emisioni investigativ faktoi se këta sekserë, flasin në emër të drejtuesve të Kadastrës së Durrësit, por edhe të Drejtorisë së Përgjithshme, për të “mbaruar punë”. Por, për këto “punë” ata kërkojnë një ryshfet të majmë, pasi në “lojë” janë shumë persona. Në redaksinë e emisionit Fiks Fare u ankua Selman Ferati, i cili ka filluar të ndërtojë një shtëpi banimi në zonën e plazhit në Durrës. Ai thotë se katin e parë e ka ndërtuar në vitin 1998, ndërkohë të dytin në vitin 2003. Por, prej kaq vitesh, ai endet në dyert e hipotekës...
Shpërndanin kokainë në Dibër, e pësojnë keq 3 shtetas (EMRAT)
Aktualitet

Shpërndanin kokainë në Dibër, e pësojnë keq 3 shtetas (EMRAT)

Policia e Dibrës ka vënë në pranga 3 shtetas, që shpërndanin lëndë narkotike kokainë. “Blutë” sekuestruan doza të gatshme për shitje dhe rreth 2.2 milion lekë të përfituara nga shitja e kokainës. Gjatë operacionit policor te koduar “Last Deal”, zhvilluar pas një hetimi disa mujorë me metoda speciale, u arrestuan shtetasit : Dritan Hidri Daniel Hidri Redion Partalli Njoftimi i policisë: DVP Dibër/Finalizohet operacioni policor i koduar “Last deal”, për goditjen e veprimtarisë kriminale të shpërndarjes së drogave të forta. Operacioni, pas një hetimi disamujor, me metoda speciale të hetimit. Shpërndanin lëndë narkotike kokainë, arrestohen në flagrancë 3 shtetas. Sekuestrohen doza kokaine, të gatshme për shitje dhe rreth 2.2 milionë lekë të pë...