Tuesday, May 7

Aktualitet

Thirri “objektivin” në komisariat/ Ish-shefi i krimeve Dedan Gjoni i përfshirë në tentativë për vrasje
Aktualitet

Thirri “objektivin” në komisariat/ Ish-shefi i krimeve Dedan Gjoni i përfshirë në tentativë për vrasje

Ish-shefi i krimeve të Komisariatit nr. 6, Dedan Gjoni, i arrestuar më herët i akuzuar për sigurim të kushteve për të kryer vrasje, dyshohet të jetë i përfshirë në një tjetër ngjarje kriminale. Bëhet me dije nga burimet për media se hetuesit kanë gjetur prova që Gjoni ka marrë pjesë në një tjetër vrasje e mbetur në tentativë. Gjatë kohës që ai ka qenë me detyrë më Komisariatin e Shijakut, dyshohet se ka bashkëpunuar me një grup kriminal për të vrarë një person. Nga provat e mbledhura deri tani, urdhri i krimit është dhënë nga Holanda. Nga hetimet ka rezultuar se ish-efektivi ka thirrur në Komisariat objektivin, u ka thënë autorëve që çfarë ore do e lironte si dhe u ka nisur foto të tij. Më pas autorët janë tërhequr dhe ngjarja në atë kohë nuk ndodhi. Gjoni u arrestua një mu...
Arrestohet i “forti” i Sukthit, nipi i tij dhe një ish-punonjës policie, detajet e para
Aktualitet

Arrestohet i “forti” i Sukthit, nipi i tij dhe një ish-punonjës policie, detajet e para

Gjatë një operacioni në Durrës, mësohet se janë arrestuar edhe nipi i tij si dhe ish-punonjës policie. Policia e Durrësit ka arrestuar të të ashtuquajturin i “Forti i Sukthit”, Rexhep Arapi i njohur ndryshe edhe si Kep Arapi. Gjatë një operacioni në Durrës, mësohet se janë arrestuar edhe nipi i tij si dhe ish-punonjës policie. Nga ana tjetër njoftohet se Kep Arapi është përfshirë në një tentativë vrasje me ish-shefin e Komisariatit, Dedan Gjoni.
Çfarë ndodhi? Familjarët e Liridonës kërkojnë takim urgjent me Prokurorinë: Jemi të shqetësuar sepse…
Aktualitet

Çfarë ndodhi? Familjarët e Liridonës kërkojnë takim urgjent me Prokurorinë: Jemi të shqetësuar sepse…

“Ju njoftojmë se sapo i jemi drejtuar prokurorisë për një takim urgjent" Familja e Liridona Ademajt, 30-vjeçares që u vra më 29 Nëntor në fshatin Bërnicë të Prishtinës, i është drejtuar me një letër Prokurorisë, përmes së cilës ka kërkuar një takim urgjent për informim rreth rastit. Letra është publikuar nga vetë vëllai i Liridonës, Leonard Ademaj, i cili ka deklaruar se deri më tani nuk është informua se kush është prokuror i rastit dhe informacionet e vetme i kanë nga raportimet në media. “Ju njoftojmë se sapo i jemi drejtuar prokurorisë për një takim urgjent që të informohemi rreth rastit të vrasjes së më të dashurës tonë Liridona Ademaj. Ne jemi thellësisht falenderues për punën e bërë deri më tani nga policia dhe prokuroria. Mirëpo, jemi të shqetësuar që deri ...
Akuzat ndaj tij/ Flet kreu i SPAK: Jam imun, retorika politike apo mediatike s’ka ndikim mbi mua dhe prokurorët
Aktualitet

Akuzat ndaj tij/ Flet kreu i SPAK: Jam imun, retorika politike apo mediatike s’ka ndikim mbi mua dhe prokurorët

Kreu i SPAK thyen heshtjen pas akuzave për ndikim politik mbi të. Kreu i SPAK, Altin Dumani tha sot në një takim se retorika politike apo mediatike nuk ka ndikim mbi të apo prokurorët e posaçëm, lidhur me akuzat ndaj tij. Ai evidentoi dhe theksoi faktin se çështjet e korrupsionit dhe krimit të organizuar u duhet një kohë e gjatë për t’u hetuar. Sipas tij duhen hedhur sytë edhe nga prokuroria e juridiksionit të zakonshëm, që kanë impakt të drejtpërdrejtë tek qytetarët. Altin Dumani: SPAK është përpjekur të ndërtojë marrëdhënie të mira me shoqërinë civile dhe vazhdojmë të jemi bashkëpunues. Lidhur me gjetjet shumica e çështjeve që hetohen kërkojnë kohë të hetohen dhe gjykohen. Çështjet e korrupsionit kërkojnë kohë, me teknikat speciale të hetimit. Dhe kur përd...
“Lëre se po i bie të fikët!”, ndodh në Fier: Gruaja kap prej fyti dhe kërcënon ish-burrin në mes të rrugës (Video)
Aktualitet

“Lëre se po i bie të fikët!”, ndodh në Fier: Gruaja kap prej fyti dhe kërcënon ish-burrin në mes të rrugës (Video)

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur pak minuta më parë në qendër të qytetit të Fierit. Gazetarja e Klan News Anila Sefa thotë se ish-gruaja ka dhunuar bashkëshortin e saj duke e shtrënguar prej fyti e duke i bërë presion me akuza të rënda. Sipas gazetares, situata ka agravuar deri në atë pikë sa qytetarët që kanë parë skenën janë detyruar të lajmërojnë policinë. “Lëre o vëlla se këtij po i bie të fikët”, i thotë një nga qytetarët efektivit të policisë për burrin e dhunuar. “Më ka sulmuar gruaja dhe po pres policinë të vijë“, shprehet burri. Gruaja u thotë qytetarëve: “Ky ka vrarë një grua dhe 3 fëmijë…” Ndërsa siç duket një shok i të moshuarit i kthehet: Ky nuk prek mizën moj… Uniformat blu të cilat kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje i kanë shoqëruar të dy në kom...
Mashtrim kolosal me shërbimet e konsulencës, arrestohen 12 persona në Tiranë: 2 mln € dëm shtetit! (Lidhja me Italinë)
Aktualitet

Mashtrim kolosal me shërbimet e konsulencës, arrestohen 12 persona në Tiranë: 2 mln € dëm shtetit! (Lidhja me Italinë)

Pas hetimeve të Prokurorisë së Tiranës, mësohet se 12 persona kanë përfunduar në pranga pasi i kanë shkaktuar 2 mln euro dëm ekonomik shtetit shqiptar duke shmangur detyrimet tatimore. Mësohet se këtë të Mërkurë është finalizuar operacioni i koduar “collaborazione” në kuadër të të cilit Gjykata e Tiranës ka caktuar “arrest me burg” për 12 persona (3 shqiptarë dhe 9 shtetas italianë). Rezulton se këta persona kanë në mundur të organizojnë një strukturë të mirfilltë kriminale me qëllim të vetëm përfitimin me anë të shmangies së detyrimeve tatimore, duke kryer aktivitet në fushën e shërbimeve të konsulencave. Faturimi i dyshuar fiktiv i këtyre konsulencave është kryer nga subjekte ‘Persona Fizik’ në subjekte SH.P.K (Shoqëri me Përgjegjësi të Kufizuara), ku më pas këto të fundit (subj...
Kujt i përkiste telefoni brenda dhomës ku u vra Arben Lleshi? Indrit Shaqja arrestohet nga policia gjyqësore
Aktualitet

Kujt i përkiste telefoni brenda dhomës ku u vra Arben Lleshi? Indrit Shaqja arrestohet nga policia gjyqësore

Gjate marrjes në pyetje Shaqja ka pranuar pronesine e sendit telefon celular në qelinë e tij. Indrit Shaqja, i burgosuri që mbeti i plagosur gjatë vrasjes në burgun e Peqinit është arrestuar ditën e sotme nga policia gjyqësore. Nga informacioni për mediat mësohet se në vijim te veprimeve hetimore te kryera ne kuader te procedimit penal nr.1459/2023 ne date 19.12.2023 eshte rikqyrur vendi i ngjarjes, vendi ku eshte vrare viktima, qe perkon me dhomen e te denuarit Indrit Shaqja ne IEVP Peqin, nga kqyrja e imtesishme e sendeve qe ndodheshin ne dhome, konkretisht nje arke druri eshte sekuetruar nje send telefon celular qe i perket te denuarit Indrit Shaqja. Gjate pyetjes se tij ai ka pranuar pronesine e sendit telefon celular dhe ne keto rrethana eshte arrestuar nga po...
Vrasja në Peqin, dëshmia e shefit të policisë së burgut: Nuk kam asnjë dijeni nga është futur arma
Aktualitet

Vrasja në Peqin, dëshmia e shefit të policisë së burgut: Nuk kam asnjë dijeni nga është futur arma

Është zbardhur dëshmia e shefit të policisë së burgut Gani Muça, i cili ka dëshmuar se nuk ka dijeni se nga mund të jetë futur arma me të cilën kreu vrasjen Sokol Mjaçja brenda ambienteve të IEVP-së. Ai ka deklaruar se nuk kishte dijeni që Sokoli të ketë pasur konflikt me Arbenin, madje sipas tij ata qëndronin në kate dhe sektorë të ndryshëm. “Kam marrë turnin e parë në orën 07:00, i cili zgjat deri në orën 14:00, kur mbaron dhe orari i ajrosjes për të dënuarit. Në orën 12:00 me 14:00 ka qenë i planëzuar me grafik për ajrosje sektori 1 dhe dy. Në dhomën numër 9 të sektorit 1 qëndronte i dënuari Sokol Mjacaj, ishte akomoduar aty prej 3 ose 4 ditësh dhe qëndronte në dhomë me të dënuarin me inicialet E. U. Rreth orës 13:40 pasi isha në ambientet e ajrosjes, ngjitem në sektorin 1...
“Do të paguajmë 200 mijë euro, do të sigurojmë edhe helmin”/ Zbardhet dëshmia e Indrit Shaqes që u plagos nga Sokol Mjaçja
Aktualitet

“Do të paguajmë 200 mijë euro, do të sigurojmë edhe helmin”/ Zbardhet dëshmia e Indrit Shaqes që u plagos nga Sokol Mjaçja

Në dosjen e siguruar nga Top Channel për rastin e vrasjes së Arben Lleshit brenda burgut të Peqinit nga Sokol Mjaçja, ka dëshmuar edhe Indrit Shaqja, i burgosuri tjetër që mbeti i plagosur. Në dëshminë e tij të paqartë, Indrit Shaqja tregon se pasi Sokoli qëlloi me armë zjarri Arben Lleshin, ai e ka ndjekur autorin, por ai i ka thënë ‘mos u afro se do të vras edhe ty’. Ai ka deklaruar po ashtu se gjatë gjithë kohës që ka qenë në burg, dy herë në sportelin e derës së dhomës ka gjetur dy letra të shkruara me shkrim dore, një rreth katër vjet më parë dhe tjetrën rreth një viti e gjysmë më parë në burgun e Peqinit me të njëjtën përmbajtje se “do të paguajmë 200 mijë euro, do të sigurojmë dhe helmin që ti ta kryesh vdekjen e atij Arben Lleshit, nëse je dakord në të dyja rast...
“E trajtonin si kafshë”/ Flet motra e shqiptarit që u gjet i vdekur në qendrën e emigrantëve, në Britani
Aktualitet

“E trajtonin si kafshë”/ Flet motra e shqiptarit që u gjet i vdekur në qendrën e emigrantëve, në Britani

Leonard Farruku, 27 vjeç, nga Manza e Durrësit është shqiptari i vetëvrarë në anijen ‘Bibby Stockholm’ ku mbahen azilkërkuesit e regjistruar në Britani. Identiteti i të riut është zbuluar nga ‘The Telegraph’, që shkruan se i riu pagoi 4,000 euro për të kaluar Kanalin La Mansh me gomone duke hyrë ilegalisht në Britani, verën e kaluar. Javën e kaluar u zbulua se azilkërkuesi ishte ankuar për shëndetin e tij mendor një ditë para se të vdiste dhe, sipas migrantëve të tjerë, ishte dëgjuar duke bërtitur dhe përplasur në murin e kabinës së tij. Motra e tij Jola Dushku, 33 vjeçe, e cila jeton në Lombardi të Italisë, tha se ishte e tronditur nga lajmi, të cilin e morën vesh nga të afërmit në Mbretërinë e Bashkuar të kontaktuar nga policia që po hetonte vdekjen. “Kur fola me të her...