Tuesday, May 7

Vinte nga Peqini/ Brenda frigoriferit në burgun e Burrelit gjendet një…

Në Burgun e Sigurisë së Lartë të Burrelit janë gjetur sende të paligjshme. Pas kontrolleve të një nate më parë është gjetur një celular i futur në një frigorifer që do të futej brenda tek të burgosurit.

Frigoriferi ku ishte fshehur telefoni vinte nga burgu i Peqinit ku do të transferoheshin disa të burgosur. Fillimisht ka ardhur ngarkesa me materialet, më pas do të vinin të burgosurit.

Ndërkohë, ende nuk dihet se kujt i përkiste frigoriferi në të cilin është gjetur një aparat celular i vendosur në një vend të fshehtë të tij.