Monday, May 6

EMRAT/ Nga drejtori, tek shefat, kush janë zyrtarët e burgut të Peqinit që u arrestuan (AKUZAT)

12 zyrtarë policie janë arrestuar, pas ngjarjes së rëndë të ndodhur ditën e djeshme në burgun e sigurisë së lartë të Peqinit.

Mes të ndaluarve janë drejtori i burgut, Kamber Hoxha dhe 3 shefa policie në këtë IEVP, të cilët akuzohen për shpërdorim detyre.

Zyrtarët dhe punonjësit akuzohet se kanë ndihmuar Sokol Mjacajn për të futur armën me të cilën ai vrau Arben Lleshin në burg, e po ashtu, se nuk kanë kryer kontrollet e nevojshme, duke mos zbuluar se ai posedonte armë.

Të ndaluarit:

  • Kamber Hoxha, 59 vjeç, banues në Tiranë, me detyrë Drejtor i IEVP Peqin;
  • Qani Muça, 60 vjeç, banues në Elbasan, me detyrë shef i Policisë së IEVP Peqin;
  • Nikolin Gjonpalaj, 54 vjeç, banues në Tiranë, ish-shef i Policisë së IEVP Peqin;
  • Vilson Shima, 37 vjeç, banues në Tiranë, me detyrë shef regjimi në IEVP Peqin;
  • Arben Dulellari, 52 vjeç, banues në Tiranë, me detyrë specialist i informacionit në sallën operative të IEVP Peqin;
  • Fatos Pire, 50 vjeç, banues në Belsh, polic shërbimi i IEVP Peqin;
  • Ilir Balla, 46 vjeç, banues në Peqin, polic shërbimi i IEVP Peqin;
  • Florenc Mile, 43 vjeç, banues në Lushnje, polic shërbimi i IEVP Peqin;
  • Genci Muça, 49 vjeç, banues në Lushnjë, punonjës policie i IEVP Peqin;
  • Indrit Dubali, 41 vjeç, banues në Peqin, punonjës policie i IEVP Peqin.
  • Klement Haka, 44 vjeç, banues në Peqin, punonjës policie i IEVP Peqin;
  • Erjon Çela, 36 vjeç, banues në Belsh, punonjës policie i IEVP Peqin;