Monday, May 20

Tag: kiara tito

“Ta tregoj të dielën se ça do të bëj unë ty”/ Luizi kapet me Kristin
Big Brother VIP

“Ta tregoj të dielën se ça do të bëj unë ty”/ Luizi kapet me Kristin

Strategjitë dhe lojërat brenda shtëpisë së Big Brother vijojnë. Nuk ka se si Luizi mos të jetë pjesë e tyre, i cili tashmë po mendon edhe për finalen. Në një bisedë që ka bërë me Kiarën dhe Kristin, këngëtari tha se këtë të fundit e do në finale. Luizi: Unë ty të dua në finale Kristi: Po pse flet kot, ti doje Kiarën në finale e nuk e çove dot.. Luizi: Po e du o vlla, po nuk e çova dot, po ça ti bëj unë, edhe ti po dole në përballje kokë më kokë me mua, ça të bëj unë...Atë nuk e kam unë në dorë, unë kam situatën këtu brenda në dorë, që ti për shembull të dalësh kokë më kokë me banorë më të dobët...Njerëzit e dinë se çfarë kam thënë për ty, e dinë që të kam shtrënguar dorën dhe më ka dalë loti kaq. Nuk e harroj. Kristi: E di, e di Luizi: Unë s’kam gjë me ty, unë them ...
Bileta e kthimit fut në “sherr” Luizin me Kiarën: Do bësh si them unë, nuk ta lë…
Big Brother VIP

Bileta e kthimit fut në “sherr” Luizin me Kiarën: Do bësh si them unë, nuk ta lë…

Luizi dhe Kiara po diskutojnë të gjitha mundësitë dhe e shohin moderatoren të rrezikuar përballë Oltës.     Të shtunën Olta dhe Kiara përballen kokë më kokë se kush do të largohet nga shtëpia më e famshme në Shqipëri.     Në një bisedë që çifti bënte në oborr, Luizi shprehet se biletën e Kiarës do ta mbajë ai.   Luizi: E kam një lloj shprese, te njerëzit dhe te bileta e kthimit. Që do ta hap unë, prej shtëpisë..   Kiara: Biletën do e marr me vete unë     Luizi: Jo   Kiara: Si jo? Do ta marr mo..   Luizi: Jo, do e hap unë.   Kiara: Edhe nëse e kam do e kesh surprizë kur të vij   Luizi: Jo nuk dua ashtu surprizash unë. Do e mbaj unë.   Kiara: Unë dua ta marr m...
Luizi – Kiarës : Ma beso që do të ta marr hakun
Big Brother VIP

Luizi – Kiarës : Ma beso që do të ta marr hakun

Luizi që prej ditës së djeshme ka thënë se do të lërë shtëpinë e Big Brother VIP Albania nëse largohet Kiara.     Kjo e fundit doli në nominim kokë më kokë me Oltën dhe pritet që publiku të zgjedhë se kush do largohet nga shtëpia të shtunën.     Luizi është betuar disa herë që do dalë nga shtëpia nëse Kiara nuk e mund dot Oltën. Megjithatë duket se këtë pasdite ai ka ndërruar mendje, dhe se Kiara mund të ketë ndikuar.   “E di që mund të ngjajë keq, por më beso që do ta marr hakun, nëse ti del. Nëse njerëzit duan të të nxjerrin ty dhe të mbajnë Oltën, aty është e vdekme që duan të më shohin mua dhe Oltën,” tha Luizi.
Olta-Kiarës: Luizi ty të do shumë, por ti nuk e do atë.
Big Brother VIP

Olta-Kiarës: Luizi ty të do shumë, por ti nuk e do atë.

Kiara dhe Olta kanë biseduar mbrëmjen e djeshme pas prime-it që i nxorri në nominim kokë më kokë me njëra-tjetrën.     Edhe pse njëra prej tyre do të lërë shtëpinë e BBVip të shtunën, kjo nuk ka ndikuar për keq të dyshja që vazhdojnë të bëjnë shaka me njëra-tjetrën.     Olta pas festës në praninë e PM dhe Dagz ishte e dehur dhe i thotë Kiarës: Unë mendoj që ai djalë ty të do shumë (për Luizin)   Kiara: E di që më do   Olta: Po je ti që nuk e do     Kiara: Edhe unë e dua shumë
Nata e fundit në suitë/ Kiara sërish e lë vetëm Luizin
Big Brother VIP

Nata e fundit në suitë/ Kiara sërish e lë vetëm Luizin

Mbrëmja e djeshme ka qenë nata e fundit e Kiara Titos dhe Luiz Ejllit në suitën e bërë vetëm për ata brenda shtëpisë së “Big Brother VIP”. Vëllai i Madh krijoi një suitë shumë të bukur për çiftin, pasi ishte kërkesa e Kiarës duke qenë se fitoi lojën e imitimeve. Moderatorja dhe këngëtari kaluan mjaft momente romantike dhe intime me njëri-tjetrin, por Tito vendosi sërish që të flinte te krevati i saj. E sigurisht që arsyeja është gërhima e partnerit të saj. Po kësaj radhe ajo i tha Luizit se po ikte nga aty.   Pjesë nga biseda: Luizi: Ë? Kiara: Po iki të fle andej unë, mirë? Po gërhet, nuk më zë gjumi. Pasi e puthi Luizin, Kiara u ngrit nga krevati që ndodhet në suitë dhe shkoi te dhoma e gjumit ku ndodhen të gjithë banorët e tjerë....
“Unë do mërzitesha shumë me ty”/ Kiara kundër vendimit të Luizit: Nëse dal unë, ti do e fitosh BB VIP
Big Brother VIP

“Unë do mërzitesha shumë me ty”/ Kiara kundër vendimit të Luizit: Nëse dal unë, ti do e fitosh BB VIP

Kiara Tito nuk është aspak dakord që Luiz Ejlli të lërë shtëpinë e "Big Brother VIP" nëse ajo eliminohet. Sipas moderatores, nuk është e drejtë që këngëtarit t'i ikë kot i gjithë mundi dhe sakrifica që ka bërë deri tani brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri. Pasi ajo është kthyer nga 'darka e të nominuarve'i ka thënë partnerit të saj se do mërzitej shumë nëse ai e lë shtëpinë në momentin që ajo do të eliminohet. Moderatorja shtoi se nuk e ndjen se do të dalë, por i tha Luizit se dëshiron që ai të fitojë këtë edicion të dytë të BB VIP. Pjesë nga biseda: Kiara: Çështë kjo. E zëmë se dal unë dhe ti dilke jashtë mbrapa meje. E të iki ty gjithë mundi dhe sakrifica që ke bërë Luizi: Është i ikur Kiara: Po pse i merr gjërat kështu, nuk ka lidhje. Unë nuk e ndjej se do dal, gjiths...
“Suitën nuk e mban dot ti, ndenjët si kalamaj”/ Olta nuk ia përton Kiarës
Big Brother VIP

“Suitën nuk e mban dot ti, ndenjët si kalamaj”/ Olta nuk ia përton Kiarës

Java e nominimit mes çiftit Olta- Kiara duket se ka krijuar jo pak tensione mes dyshes, ku nuk kanë munguar as ironia dhe kunjat. Në një bisedë që është zhvilluar ditën e sotme në kuzhinë Olta e ka pyetur vazhdimisht Kiarën se pse kishte zgjedhur suitën si surprizë për Luizin, ndërkohë që dysha nuk qendron fare aty. Pjesë nga biseda: Olta: Pse e shpenzove për suitë se suitën ti nuk e mban dot. Kiara: Po e mbajta unë, ditën e parë, fjetëm u kënaqëm. Olta: Ju s'keni ndenjur fare, keni ndenj si shok, si kalamaj. Mund të kishe zgjedhur diçka tjetër se ju më shumë s’po rrini se sa po rrini. Por gjithsesi ajo është gjë e bukur për tu parë në televizor. Megjithatë juve nuk është se ju ka ndihmuar, duket sikur ju ka distancuar. Kiara: Këto provokime unë nuk i ha më. Që do të më vra...
Kejvina rrëfehet për herë të parë: Kiara, njeriu më i shtirur në Big Brother VIP që prej ditës së parë
Big Brother VIP

Kejvina rrëfehet për herë të parë: Kiara, njeriu më i shtirur në Big Brother VIP që prej ditës së parë

Ish banorja e Big Brother VIP, Kejvina Kthella në një intervistë ekskluzive në Fun Club BBV tha se Kiara është personi më i shtirur në shtëpi. Sipas saj, moderatorja nuk ka qenë e vërtetë që në ditën e parë të hyrjes në Big Brother VIP. Kejvina komentoi edhe marrëdhënien mes Luizit dhe Kiarës, të cilën e quan jo te vërtetë nga ana e kësaj të fundit. Megi: Përse nuk të ka qejf Kiara? Kejvina: Kiara ka probleme me veten. Kiara mund të ketë qenë që mund të më fliste të më merrte veç në atë moment, madje kur pashë ajo kishte thënë që nuk i rri dot afër se më prish imazhin. Unë nuk e ndjej energjinë pozitive të saj karshi meje. Megi: A është ajo e vërtetë me Luizin? Kejvina: Në marrëdhënie me Luizin jo, nuk është e vërtetë, më sakte dua të komentoj sa isha brenda në shtëpi, mb...
Kiara: Nëse ikën Luizi këtë të shtunë, unë do të rri…
Big Brother VIP

Kiara: Nëse ikën Luizi këtë të shtunë, unë do të rri…

Edhe pse Luizi gjithmonë ka thënë se nëse Kiara del nga shtëpia, ai në ato momente do ndërpresë rrugëtimin dhe do dalë bashkë me të, Kiara nuk do të bëjë të njëjtën gjë, nëse ndodh e kundërta. E pyetur nga Olta se nëse vjen një ditë që Luizi del përpara asaj nga shtëpia, si do veprojë ajo, Kiara tha se do vijojë rrugëtimin dhe nuk do e ndërpresë. Ajo tha se ka dëshirë të qëndrojë dhe se kur nuk e arrin një qëllim që i vë vetes, bëhet shumë keq. Kiara shtoi se fakti që ajo rri në qetësinë e saj ndonjëherë, nuk e bën atë lojtare të dobët. Ajo shtoi se është “Bricjap” në horoskop dhe se shenjat si ajo nuk heqin dorë kollaj.
“Luizi do të kthehet te dashuria e vjetër”, sipas parashikueses konkurrenti do të ndahet me Kiarën
Big Brother VIP

“Luizi do të kthehet te dashuria e vjetër”, sipas parashikueses konkurrenti do të ndahet me Kiarën

Parashikuesja Irini Kakaçaj e ftuar në emisionin Shqipëria Live ka folur për lidhjet midis çifteve brenda shtëpisë së Big Brother Vip.     Sipas saj asnjëri nga çiftet Luiz – Kiara apo Kristi – Kejsi nuk janë të vërtetë. Parashikuesja tha se Kiara dhe Luizi nuk do të jenë bashkë.     “Luizi siç e kam kuptuar unë është një djalë shumë fantastik dhe njeri shumë i njohur por Luizi ishte i dashuruar jashtë loje”, tha Irini ndërsa shtoi se ai do të rikthehet tek dashuria e tij e vjetër.   Ndërsa për Kiarën u shpreh se edhe ajo po ashtu është e dashuruar jashtë, sipas saj me një personazh të njohur