Thursday, March 28

Luizi – Kiarës : Ma beso që do të ta marr hakun

Luizi që prej ditës së djeshme ka thënë se do të lërë shtëpinë e Big Brother VIP Albania nëse largohet Kiara.

 

 

Kjo e fundit doli në nominim kokë më kokë me Oltën dhe pritet që publiku të zgjedhë se kush do largohet nga shtëpia të shtunën.

 

 

Luizi është betuar disa herë që do dalë nga shtëpia nëse Kiara nuk e mund dot Oltën. Megjithatë duket se këtë pasdite ai ka ndërruar mendje, dhe se Kiara mund të ketë ndikuar.

 

“E di që mund të ngjajë keq, por më beso që do ta marr hakun, nëse ti del. Nëse njerëzit duan të të nxjerrin ty dhe të mbajnë Oltën, aty është e vdekme që duan të më shohin mua dhe Oltën,” tha Luizi.