Friday, March 29

PD, mbledhje maratonë për ’14 majin’. U propozuan pesë emra për Tiranën

Enkelejt Alibeaj vijon mbledhjet ë edhe sot për të dalë me formulën e daljes në zgjedhjet e 14 majit. Këtë të shtunë ai ka mbledhur Kolegjin e Kryetarëve, për t’i informuar me bisedimet e zhvilluara një ditë më parë, ku anëtarët e Kryesisë dhe Grupit, patën propozime të ndryshe për të shkuar drejt zgjedhjeve të 14 majit.

 

Një variant është të shkohet me 61 kandidatë për kryebashkiakë, që mbështetet nga grupi më i ngushtë i Alibeajt, një tjetër grup propozon që të dilet me listë të pjesshme dhe një tjetër mes të cilëve dhe Gazment Bardhi dhe Jorida Tabaku, për të dalë vetëm me listë për keshillat bashkiakë.

 

Në orën 15:00 Alibeaj do të vazhdojë mbledhjet me kandidatët e zyrtarizuar deri tani, rreth 17 të tillë. Vendimin final, Alibeaj do e marrë në një mbledhje sërish me Kryesinë e tij, që është planifkuar ta mbledhë në orën 18:00.

Pavarsisht se nuk ka vendim, në mbledhjen maratonë të Kryesisë këtë të premte u propozuan emra për Kryeqyetin. Anëtarët kanë propozuar Roland Bejkon e Jonila Godolen. E po ashtu është hedhur dhe emri i Gazment Bardhit, Jorida Tabakut e Flutura Ackës, që nuk do e pranonin një propozim për shkak të qëndrimeve që ata kanë për të dalë më kandidatë të unifkuar, pra për të mbështetur kandidatët e Foltores. Më parë Alibeaj ka propozuar shkrimtarit Rudi Erebara.

 

Janë zyrtarizuar deri më tani 17 kandidatura për 17 bashki por mbetën pa emra, bashkitë e mëdha.

 

1. Bashkia e Vaut të Dejës, Klomentina Drini

2. Bashkia Patos, Pranvera Rizai

3. Bashkia Mallakatsër, Agron Kapllanaj

4. Bashkia Dibër, Naim Gazidede

5. Bashkia Krujë, Sabah Sheta

6. Bashkia Lezhë, Sandër Marku

7. Bashkia Kamzë, Bilbil Bajraktari

8. Bashkia Kuçovë, Ilirjan Koxhaj

9. Bashkia Poliçan, Florian Qamo

10. Bashkia Dimal, Dritan Sula

11. Bashkia Kurbin, Genc Doçi

12. Bashkia Fier, Eriselda Zotaj Çelaj

13. Bashkia Sarandë, Skender Muço

14. Bashkia Vore, Ibrahim Bruka

15. 15.bashkia Librazhd, Bujar Vreto

16. Bashkia Korcë, Gjergj Gjata

17. Mirëditë (I pazyrtarizuar), Mark Ruçi