Thursday, April 25

Celibashi e përjashton PD edhe nga koalicioni, pas kërkesës së Alibeajt. “Bashkë Fitojmë” regjistrohet me 3 parti

Regjistrimi i koalicionit ‘Bashkë Fitojmë’ në zgjedhjet e 14 majit ka sjell debate më mbledhjen e Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve. Kjo pasi përfaqësuesi i Partisë Demokratike në KQZ, Indrit Sefa ka deklaruar se kjo pari nuk ka bërë asnjë koalicion me asnjë parti, por është përdorur logoja pa të drejtë. Nga ana tjetër, në emër të koalicionit “Bashkë fitojmë”, Altin Kaziaj, u shpreh se vendimi i KAS-it do të apelohet brenda pesë ditëve dhe se PD-ja e Alibeajt ende nuk është e regjistruar zyrtarisht në KQZ.

Altin Kaziaj: Kemi paraqitur kërkesën sipas asaj që është parashikuar në kod. Kërkesa mban të gjitha kërkesat e nevojshme për regjistrimin e koalicionit. Kërkojmë regjistrimin e koalicionit “Bashkë fitojmë”.

Indrit Sefa: Partia Demokratike nuk ka bërë asnjë koalicion. Është përdorur emri, karakteristikat dhe logo e Partisë Demokratike nga persona të paautorizuar dhe të palegjitimuar.  Komisioneri duhet të konstatojë se kjo marrëveshje është bërë në mashtrim të ligjit dhe në mashtrim të zgjedhësve. Nuk e di kush është personi që i është drejtuar KQZ-së. Komisioneri ka të gjitha detyrimet ligjore për të marrë masa dhe për të vënë në vend këtë shkelje të dispozitave ligjore. Kërkesa duhet rrëzuar për sa kohë që marrëveshja është një dokument i domosdoshëm për regjistrimin në KQZ.

Altin Kaziaj: Kodi Zgjedhor flet për marrëveshje të dy a më shumë partive. Me shumë respekt për ju zoti Komisioner, të vazhdojmë më tej me kërkesën tonë.

Indrit Sefa: Nëse lexoni vendimin e KAS-it thotë që “vendimi hyn në fuqi menjëherë”. Unë jam përfaqësues i përhershëm i PD-së pranë KQZ-së. PD nuk ka bërë asnjë marrëveshje për lidhjen e koalicionit zgjedhor dhe nuk ka depozituar asnjë marrëveshje të tillë. Subjektet që kanë firmosur në emër të PD-së, nuk janë përfaqësues të Partisë Demokratike.