Friday, April 26

Bota

EMRAT/ Polici amerikan vret gruan korçare, dy fëmijët e tyre dhe më pas veten (FOTO)
Bota, Kronike

EMRAT/ Polici amerikan vret gruan korçare, dy fëmijët e tyre dhe më pas veten (FOTO)

Një krim tronditës brenda familjes me 4 viktima është regjistruar në New York të ShBA-ve, pak para ndërrimit të vitit. Raportohet se oficeri i policisë Watson Morgan, 49 vjeç, ka vrarë me armë zjarri gruan e tij Ornela Morgan (Ornela Rori), 43 vjeç me origjijnë nga Korça, dhe dy djemtë e tyre Liam 10 vjeç dhe Gabriel 12 vjeç. Më pas dyshohet se ai ka vrarë veten. Katër trupat e pajetë u gjetën nga policia e New Yorkut pak pas mesnatës të së premtes në shtëpinë e familjes në New City, pasi Morgan nuk u paraqit për turnin e tij të mbrëmjes në Departamentin e Policisë Bronxville. Gjatë kontrollit në banesë policia gjeti edhe një pistoletë me të cilën dyshohet se janë kryer të gjitha vrasjet. “Në këtë fazë të hetimit, besohet se Watson vrau gruan dhe dy fëmijët e tij, përpara se t...
Krahasoi Netanyahun me Hitlerin, politikanët izraelitë reagojnë ashpër ndaj komenteve të Erdoganit
Bota

Krahasoi Netanyahun me Hitlerin, politikanët izraelitë reagojnë ashpër ndaj komenteve të Erdoganit

Marrëdhëniet midis Izraelit dhe Turqisë janë zbehur edhe më shumë pasi presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan krahasoi kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu me udhëheqësin nazist Adolf Hitler. Erdogan tha gjatë një fjalimi në Ankara se nuk kishte asnjë ndryshim midis veprimeve të Netanyahut dhe Hitlerit. “A ka ndonjë gjë që bën Netanyahu më pak se Hitleri? Jo”, tha Erdogan. Netanyahu u përgjigj në X, deklaratës duke thënë se Erdogan, i cili po kryen gjenocid kundër kurdëve dhe që mban rekordin botëror për burgosjen e gazetarëve që kundërshtojnë regjimin e tij, është personi i fundit që mund të na predikojë moralin, raporton CNN. Një anëtar i kabinetit të luftës të Izraelit, Benny Gantz, të mërkurën, shkroi në X se vërejtjet e Erdoganit ishin shtrembërime flagrante të real...
“Askush nuk është imun”/ Izraeli: Jemi në luftë, po sulmohemi nga shtatë anë
Bota

“Askush nuk është imun”/ Izraeli: Jemi në luftë, po sulmohemi nga shtatë anë

Izraeli është sulmuar nga shtatë anë në konfliktin aktual në Rripin e Gazës. Ministri izraelit i Mbrojtjes, Yoav Galant ka deklaruar se forcat izraelite arritën të përgjigjen në gjashtë fronte, por lufta në Gaza do të jetë “e gjatë dhe e vështirë”. “Ne jemi në luftë në disa fronte. Ata po na sulmojnë nga shtatë zona të ndryshme – Gaza, Libani, Siria, Bregu Perëndimor, Iraku, Jemeni dhe Irani”- tha Galant në një takim të Komitetit të Punëve të Jashtme dhe Mbrojtjes në Knesset, raporton The Times of Israel. Galant deklaron se “askush nuk është imun” nga përgjigja e ushtrisë izraelite. “Ne kemi reaguar dhe kemi vepruar tashmë në gjashtë nga ato shtatë fusha, dhe tani po ju them më qartë: Kushdo që vepron kundër nesh është një objektiv i mundshëm, asku...
“I vetëm në shtëpi” bëhet realitet! 6-vjeçari udhëton drejt qytetit të gabuar pasi ngatërroi avionin
Bota

“I vetëm në shtëpi” bëhet realitet! 6-vjeçari udhëton drejt qytetit të gabuar pasi ngatërroi avionin

Të gjithë e dimë historinë e 8-vjeçarit Kevin Mcallister, djaloshi i filmit “I vetëm në shtëpi”, i cili u harrua nga familja në shtëpi gjatë Krishtilidnjes, e një vit më pas, ngatërroi avionin duke udhëtuar drejt Nju Jorkut, pa prindërit e tij. Por e keni menduar ndonjëherë se kjo histori mund të bëhej realitet? Kjo gjë i ka ndodhur një 6-vjeçari në SHBA, i cili udhëtoi gabimisht në një qytet tjetër pasi mori avioni ne gabuar. I mituri me emrin Casper po udhëtonte nga Filadelfia për të takuar gjyshen e tij në Fort Myers, Florida, por sipas mediave të huaja, ai përfundoi në Orlando. Kompania “Spirit Airlines” e vendosi Casperin në fluturimin e gabuar të enjten, duke e bërë fluturimin e tij të parë të kujtueshëm. Gjyshja e tij priste që ai të mbërrinte në Fort Myers, Florida, po...
TMERR/ Po përshëndeste fëmijët, “Babagjyshi” bie nga kati i 24-t dhe humb jetën
Bota

TMERR/ Po përshëndeste fëmijët, “Babagjyshi” bie nga kati i 24-t dhe humb jetën

Një 25-vjeçar i veshur si Babagjyshi ka vdekur pasi u rrëzua nga kati i 24 i një godine në qytetin Chelyabinsk të Rusisë. Ngjarja e rëndë ndodhi në praninë e shumë prindërve dhe fëmijëve, përfshirë djalin dhe gruan e tij. Sipas mediave lokale, Babagjyshi planifikoi të zbriste me litarë nga maja e ndërtesës për të përshëndetur fëmijët që prisnin me ankth nën pemën e Krishtlindjes. Megjithatë, ai që duhej të ishte një moment lumturie u shndërrua në një tragjedi kur Babagjyshi ra nga lartësia për shkak të një gabimi me litarët e sigurisë. Në momentin e rënies, pjesa më e madhe e turmës nuk e kuptoi seriozitetin e situatës, pasi shumë supozuan se rënia ishte pjesë e performancës. Vetëm kur i ndjeri goditi një strukturë të mbuluar me borë në katin e parë të ndërtesës, të pranishmit...
TRONDITËSE/ I la vetëm teksa shkoi për të bërë dush, nëna gjen dy binjakët e mitur të vdekur
Bota

TRONDITËSE/ I la vetëm teksa shkoi për të bërë dush, nëna gjen dy binjakët e mitur të vdekur

jë ngjarje e rëndë ka ndodhur në Kaliforni, ku dy fëmijë të mitur kanë ndërruar jetë. Mësohet se viktimat janë dy binjakë 5-vjeçarë, të cilët nëna e tyre i gjeti të pajetë në shtëpi, pasi i kishte lënë vetëm për disa minuta. Nëna i tha policisë se i la vetëm disa minuta vetëm për të bërë një dush, por kur doli i gjeti pa ndjenja, të shtrirë në dyshemenë e dhomës së ndenjës. Sipas mediave vendase, mjekët konstatuan vdekjen e binjakëve në vendngjarje, teksa thanë se fëmijët kishin qenë të sëmurë për disa ditë dhe nuk kishin shkuar as në shkollë. Detajet rreth sëmundjes së tyre nuk dihen dhe shkaku i vdekjes së tyre do të përcaktohet nga zyra e mjekësisë së qytetit. Babai i fëmijëve, i cili nuk ishte në shtëpi në atë kohë, u mor në pyetje nga policia, teksa nëna e tyre u dërgu...
Inteligjenca Artificiale hap “Kutinë e Pandorës” së frikës njerëzore
Bota

Inteligjenca Artificiale hap “Kutinë e Pandorës” së frikës njerëzore

Nga ROLAND SPAHIU – Me zhvillimet teknologjike që përparojnë me shpejtësi, integrimi i Inteligjencës Artificiale (AI) ka revolucionarizuar në mënyrë të pamohueshme aspekte të ndryshme të jetës sonë. Por, kjo marrëdhënie simbiotike ka nxjerrë në pah edhe “Kutinë e Pandorës” së frikës njerëzore, duke shpërthyer një sërë emocionesh, skepticizmi dhe tronditjeje. Një nga mënyrat kryesore që AI shkakton frikë tek njerëzit është përmes potencialit të saj, dukshëm të pakufizuar. Duke evoluar, AI, fillon të ‘infiltrohet’ dhe të integrohet në sektorë tradicionalisht të varur nga inteligjenca njerëzore, duke vënë në pikëpyetje sigurinë e vendit të punës dhe punësimin. Frika që makineritë do të zëvendësojnë punëtorët njerëz ka hapur debat mbi AI, duke kri...
Pakënaqësi brenda dhe jashtë vendit mbi qëndrimin amerikan për Gazën
Bota

Pakënaqësi brenda dhe jashtë vendit mbi qëndrimin amerikan për Gazën

Presidenti i Shteteve të Bashkuara Joe Biden po përballet gjithnjë e më shumë me kritika në skenën botërore, për mbështetjen që po i jep fushatës ushtarake të Izraelit. Ndërsa brenda vendit, siç njofton korrespondentja e Zërit të Amerikës në Shtëpinë e Bardhë, Patsy Widakuswara, një numër i madh votuesish nuk e mbështesin mënyrën se si Presidenti Biden po e trajton konfliktin. Sipas zyrtarëve palestinezë, njëzet mijë njerëz janë vrarë në Gazë, që kur Izraeli nisi operacionin ushtarak kundër Hamasit. Pas disa ditë negociatash të vazhdueshme për shmangien e vetos së Shteteve të Bashkuara, Këshilli i Sigurimit të Kombeve të Bashkuara miratoi të premten një rezolutë për situatën në Gazë, në të cilën bën thirrje për përshpejtimin e menjëherëshëm të shpërndarjes së ndihmave për civilët, por p...
Çfarë dimë deri tani për vrasësin masiv nga Praga?
Bota

Çfarë dimë deri tani për vrasësin masiv nga Praga?

Pas të shtënave që ndodhën pasditen e djeshme në një kolegj në qendër të Pragës, 14 persona mbetën të vrarë, përfshirë sulmuesin dhe më shumë se 30 u plagosën, disa në gjendje të rëndë, njoftoi shërbimi i urgjencës së Pragës. Policia çeke njoftoi pak pas orës 15:00 se kishte ndërhyrë për shkak të të shtënave në Fakultetin Filozofik të Universitetit Charles, në sheshin Jan Palach. Policia më pas raportoi se sulmuesi ishte “eliminuar”. Qeveria çeke shpalli 23 dhjetorin si “Ditë Zie”. Nuk dihen ende motivet e vrasjes masive. Policia deri më tani ka identifikuar 11 viktima. Sulmuesi u identifikua si David K. Ai fillimisht vrau babanë e tij në fshatin Hostoun, 20 kilometra në perëndim të Pragës, dhe më pas shkoi në qendër të atij qyteti. Ai ishte stude...
Vritet personi që hapi zjarr në një Universitet në Pragë, la disa të vdekur e disa të plagosur
Bota

Vritet personi që hapi zjarr në një Universitet në Pragë, la disa të vdekur e disa të plagosur

Vritet personi që hapi zjarr në një Universitet në Pragë, la disa të vdekur e disa të plagosur Një person ka shtënë në qendër të Pragës dhe ka lënë të vdekur disa persona dhe disa të tjerë të plagosur. Siç shkruan The independent ende nuk dihet numri i saktë i viktimave, transmeton Express. Sulmi në Pragë, ambasada e Kosovës atje del me njoftim për qytetarët - Gaz… Ministri i Brendshëm Vit Rakusan ka thënë për televizionin publik çek se personi që ka hapur zjarr ka vdekur. Ai tha se nuk ka asnjë të dyshuar tjetër në vendin e ngjarjes dhe nuk ka ndonjë rrezik të afërt të mëtejshëm dhe iu bëri thirrje njerëzve që të bashkëpunojnë me policinë. Fakulteti filozofik i Universitetit Charles, i vendosur në shesh është evakuu...