Sunday, May 5

TRONDITËSE/ I la vetëm teksa shkoi për të bërë dush, nëna gjen dy binjakët e mitur të vdekur

jë ngjarje e rëndë ka ndodhur në Kaliforni, ku dy fëmijë të mitur kanë ndërruar jetë.

Mësohet se viktimat janë dy binjakë 5-vjeçarë, të cilët nëna e tyre i gjeti të pajetë në shtëpi, pasi i kishte lënë vetëm për disa minuta.

Nëna i tha policisë se i la vetëm disa minuta vetëm për të bërë një dush, por kur doli i gjeti pa ndjenja, të shtrirë në dyshemenë e dhomës së ndenjës.

Sipas mediave vendase, mjekët konstatuan vdekjen e binjakëve në vendngjarje, teksa thanë se fëmijët kishin qenë të sëmurë për disa ditë dhe nuk kishin shkuar as në shkollë. Detajet rreth sëmundjes së tyre nuk dihen dhe shkaku i vdekjes së tyre do të përcaktohet nga zyra e mjekësisë së qytetit.

Babai i fëmijëve, i cili nuk ishte në shtëpi në atë kohë, u mor në pyetje nga policia, teksa nëna e tyre u dërgua në spital për shkak të tronditjes dhe traumës emocionale.

Familja nuk kishte histori të dhunës në familje, e po ashtu zjarrfikësit testuan ajrin dhe nuk zbuluan monoksid karboni.