Wednesday, April 24

Bota

Tronditëse! Zbulohet pas 5 muaj vrasësi i Yesim/ E reja nuk ra aksidentalisht nga shkëmbi! Partneri e rrëzoi pasi i tha ‘JO’ propozimit për martesë
Bota

Tronditëse! Zbulohet pas 5 muaj vrasësi i Yesim/ E reja nuk ra aksidentalisht nga shkëmbi! Partneri e rrëzoi pasi i tha ‘JO’ propozimit për martesë

TURQI- Një burrë në Turqi është arrestuar disa muaj pasi e dashura e tij humbi jetën pasi ra nga maja e një shkëmbi gjatë një propozimi për martesë. Nizamettin Gursu u arrestua pesë muaj pasi e dashura e tij 39-vjeçare, Yesim Demir, u rrëzua nga një shkëmb në Çanakala, një qytet në Turqinë veriperëndimore, në korrik. Policia zbuloi se kishte shenja të një debati serioz në vendin e perëndimit të diellit, ku dyshja shkuan për një piknik atë ditë. Demir i mbijetoi rënies së tmerrshme 104 këmbë, por më vonë vdiq nga plagët e marra. Gursu tha për mediat lokale në atë kohë: "Ne zgjodhëm shkëmbinjtë për të pasur një kujtim romantik pas propozimit. Ne pimë pak alkool. Gjithçka ndodhi menjëherë. Ajo humbi ekuilibrin dhe u rrëzua". Ai tani është arrestuar pasi familja e saj ka bërë një kall...
Bilanc i RËNDË/ 11 të vdekur nga sulmi në Pragë, dhjetëra të plagosur
Bota

Bilanc i RËNDË/ 11 të vdekur nga sulmi në Pragë, dhjetëra të plagosur

Nga pamjet e publikuara në mediat e huaja, disa studentë janë fshehur në parvazin e çatisë së ndërtesës Detaje të reja janë zbardhur nga sulmi i ndodhur në kryeqytetin e Republikës Çeke, Pragë, pak më parë. Raporothet se nga të shtënat me armë pranë Universitetit, kanë humbur jetën 11 persona, teksa janë plagosur mbi 20. Sipas policisë çeke, autoritetet ndërhynë menjëherë, zona përreth u rrethua dhe u bë e mundur evakuimi i ndërtesës. Ndërkohë qytetarëve i është bërë thirrje të mos dalin nga shtëpinë e tyre. Sakaq nga pamjet e publikuara në mediat e huaja, disa studentë janë fshehur në parvazin e çatisë së ndërtesës. Sulmuesi ishte fshehur në çatinë e universitetit, dhe ka përdorur një pushkë, para se të qëllohej për vdekje nga policia. ...
Lajm i mirë për shqiptarët pa letra në Greqi/ Vendi në krizë për…
Bota

Lajm i mirë për shqiptarët pa letra në Greqi/ Vendi në krizë për…

Epidemia e mungesës së forcës punëtore ka prekur Greqinë fqinje, ashtu si çdo vend i Bashkimit Europian që po vuan plakjen e trurit, por edhe mangësi në tregun punëtorëve të pakualifikuar, në sektorë si bujqësia, peshkimi apo ndërtimi. Kjo problematikë ka ndezur debate të ashpra edhe në politikën helene, ku ka pasur një përplasje në Parlament mes ish-kryeministrit Antonis Samaras dhe ministrit të Emigracionit dhe Azilit, Dimitris Kairides. Diskutimi mes tyre është ndalur tek Amendamenti i qeverisë për t’i dhënë mundësi punonjësve ilegalë, kryesisht nga vendet e treta për të qëndruar dhe punuar në Greqi. Ministri Karidis e ka mbrojtur Amendamentin duke argumentuar se pa emigrantët rrezikohet që ullinjtë në parcelat anembanë Greqisë të mos vilen këtë sezon duke i shkaktuar v...
Përfundon aventura e të arratisurit shqiptar, policia italiane e gjen të fshehur mes arkave me birrë, do udhëtonte në Atdhe
Bota

Përfundon aventura e të arratisurit shqiptar, policia italiane e gjen të fshehur mes arkave me birrë, do udhëtonte në Atdhe

Një shqiptar, i cili kishte ikur drejtësisë italiane, ishte fshehur mes paletave me birrë dhe detergjente dhe ishte gati të nisej për në Shqipëri. Por efektivët në detyrë në portin e Barit, e zbuluan dhe e çuan në burg, para se të largohej përfundimisht nga toka italiane.   Kështu ka përfunduar Aventura e të arratisurit me kombësi shqiptare, i cili ishte dënuar me burg pasi konsiderohej anëtar i një organizate të përfshirë në vjedhje në zonën e Cilentos. Kur ushtarakët e identifikuan, i arratisuri nuk bëri rezistencë. Pasi u arrestua ai u dërgua në burgun e Barit në dispozicion të organeve të drejtësisë.
VIDEO/ Mes të qeshurave, momenti kur ushtarët izraelitë sulmojnë shkollën në Gaza
Bota

VIDEO/ Mes të qeshurave, momenti kur ushtarët izraelitë sulmojnë shkollën në Gaza

Videoja u shfaq për herë të parë dje, megjithëse data e ngjarjes nuk dihet Lufta mes Izraelit dhe Hamasit në Rripin e Gazës vijon të marrë shumë jetë civilësh, teksa të dyja palët hedhin akuza për krime lufte. Së fundmi, ëhstë publikuar një video, ku shfaqen disa ushtarë izraelitë duke qeshur ndërsa një shkollë palestineze goditet nga një sulm ajror. Videoja u shfaq për herë të parë dje, megjithëse data e ngjarjes nuk dihet, teksa vendndodhja është verifikuar si Beit Hanoun. “UNRWA konfirmon se shkolla e goditur në video është një shkollë e UNRWA-s. Megjithatë deri më tani ne nuk mund të konfirmojmë vendndodhjen ose emrin e shkollës. Ndoshta është në veri të Rripit të Gazës. Ne nuk e dimë nëse njerëzit ishin strehuar në shkollë kur u godit. Të gjitha rregullat e luftës janë thyer”...
Vrau 14-vjeçaren, habit rrëmbyesi: Më duheshin para për…
Bota

Vrau 14-vjeçaren, habit rrëmbyesi: Më duheshin para për…

Tre nga katër të dyshuarit për rrëmbimin dhe vrasjen e Vanja Gorçevskës, të cilët ndodhen në burgun e Shutkës, e kanë pranuar fajin dhe rolin e tyre në këtë krim të tmerrshëm. Ata janë përballur në burg me të burgosurit e tjerë, të cilët iu kanë bërtitur, për faktin sesi mund të vrasësh një fëmijë. “Si mund të vrasësh një fëmijë”, “Pse?”, “Pse vrave një fëmijë?”, kanë qenë disa nga pyetjet që iu kanë bërë të dyshuarve, të burgosurit në Shutkë. Velibor Manev, me origjinë nga Velesi, është përgjigjur në një mënyrë të çuditshme. “Më duheshin para për dasmën”, ka thënë Manev. Dhe kjo përgjigje i revoltoi edhe më shumë të gjithë – si të paraburgosurit, të burgosurit dhe punonjësit. Manev, pasi u zbulua se ishte një nga fajtorët për vdekjen e Vanjës, tha se ai është baba i dy vajzave. Njëra ë...
Humbje të paimagjinueshme, uri dhe mungesë uji! Njerëzit po përballen me “ferrin” në Gaza
Bota

Humbje të paimagjinueshme, uri dhe mungesë uji! Njerëzit po përballen me “ferrin” në Gaza

Situata humanitare vazhdon të përkeqësohet në Gaza pasi forcat izraelite zgjerojnë operacionet e tyre në të gjithë enklavën palestineze. Që nga e marta, ushtria ka operuar në  qytetin jugor të Khan Younis , e përfshirë në “betejat intensive” me Hamasin. “Konflikti ka shkaktuar humbje , shkatërrim dhe mjerim të paimagjinueshëm dhe të gjithë në Gaza janë të uritur”, tha Programi Botëror i Ushqimit i Kombeve të Bashkuara (WFP). Kabineti i sigurisë i Izraelit miratoi të mërkurën  një rritje “minimale”  të sasisë së karburantit që hyn në Gaza, por udhëheqësit globalë dhe grupet e ndihmës thonë se duhet të ketë shumë më tepër ndihmë për të hyrë në enklavë. “Në Gazën veriore,  97% e familjeve  kanë konsum të pamjaftueshëm të ushqimit dhe afërsisht 83% në Gazën jugore po ...
Ministri i Jashtëm izraelit: Do i hiqet viza zyrtares së lartë të OKB-së, dënoi Izraelin gjatë luftës
Bota

Ministri i Jashtëm izraelit: Do i hiqet viza zyrtares së lartë të OKB-së, dënoi Izraelin gjatë luftës

Ministri i Jashtëm i Izraelit, Eli Cohen, ka thënë se viza e qëndrimit e Lynn Hastings, koordinatores humanitare të Kombeve të Bashkuara në territoret palestineze, do të revokohet pasi Cohen refuzoi të fliste kundër Hamasit. Duke akuzuar OKB-në për “paragjykim”, Cohen shkroi në një postim në X: Dikush që nuk e dënoi Hamasin për masakrën brutale të 1200 izraelitëve, për rrëmbimin e foshnjave dhe të moshuarve dhe për aktet e tmerrshme të abuzimit dhe përdhunimin dhe përdorimin e banorëve të Gazës si mburoja njerëzore, por në vend të kësaj dënon Izraelin, një vend demokratik që mbron qytetarët e tij, nuk mund të shërbejë në OKB dhe nuk mund të hyjë në Izrael! Izraeli ka kritikuar vazhdimisht Kombet e Bashkuara për reagimin e tyre ndaj sulmeve të 7 tetorit të kryera nga Hamasi. Hastin...
Moti i keq në Gjermani/ Katër të vdekur, vazhdojnë problemet në aeroportin e Mynihut
Bota

Moti i keq në Gjermani/ Katër të vdekur, vazhdojnë problemet në aeroportin e Mynihut

Gjermania numëron katër të vdekur, përfshirë një djalë 10-vjeçar, në zonat që janë prekur veçanërisht ditët e fundit për shkak të motit të keq. Probleme të rënda ekzistojnë në autostrada, ku rrëshqitja e sipërfaqes rrugore shkakton vështirësi të mëdha në drejtimin e automjeteve në autostrada. Probleme dhe vonesa mbeten edhe në aeroportin e Mynihut , ku pasagjerët vazhdojnë të vuajnë. Dy burra u vranë në një autostradë në Bavarinë jugore, kur makina me të cilën po udhëtonin u përplas me një kamion pasi shiu “i ngrirë” e bëri atë shumë të rrëshqitshëm. I njëjti fenomen shkaktoi shumë më tepër aksidente trafiku në zonën e Mynihut, por me ashpërsi të kufizuar. Në një rajon gjysmë malor të Saksonisë, një autobus u përplas me një borëpastrues dhe më pas në një pemë, duk...
Presidenti francez kritikon strategjinë e Izraelit për Gazën
Bota

Presidenti francez kritikon strategjinë e Izraelit për Gazën

Emmanuel Macron po largohet nga vija e përbashkët evropiane që nuk parashikon një armëpushim mes Izraelit dhe Hamasit. Ai vë në dyshim qëllimin e luftës së Izraelit. Pse e bën Macroni këtë? Qëllimi i presidentit francez Emmanuel Macron është të arrijë një armëpushim të ri midis organizatës terroriste Hamas dhe ushtrisë izraelite, i cili më pas duhet të çojë në një armëpushim afatgjatë. Kështu u shpreh Macroni në fundjavë gjatë një vizite të shkurtër në konferencën botërore të klimës COP28 në Dubai. Presidenti francez tha se gjatë bisedimeve në Katar donte të angazhohej që përpjekjet për arritjen e armëpushimit të intensifikohen. Ai nuk bëri përshtypje të madhe me sugjerimet e tij. Hamasi vazhdon të lëshojë raketa në drejtim të Izraelit. Ushtria izraelite ka zgjeruar ofe...