Monday, May 6

Bota

Si u krijua Covid-19? Shkencëtarët kinezë publikojnë për herë të parë të dhëna
Bota

Si u krijua Covid-19? Shkencëtarët kinezë publikojnë për herë të parë të dhëna

Një ekip kërkimor në Kinë ka publikuar analiza të mostrave të marra më shumë se tre vjet më parë nga tregu i lidhur me shpërthimin e Covid-19. Tregu i ushqimeve të detit dhe kafshëve të egra Huanan ka qenë një pikë qendrore në kërkimin e origjinës së koronavirusit. Por ky është studimi i parë i rishikuar nga kolegët i provave biologjike të mbledhura nga tregu në vitin 2020. Duke e lidhur virusin me kafshët e shitura në treg, ai mund të hapë linja të reja hetimi se si filloi shpërthimi. Hulumtimi zbulon se tamponët që rezultuan pozitivë për virusin përmbanin gjithashtu material gjenetik nga kafshët e egra. Disa shkencëtarë thonë se kjo është dëshmi e mëtejshme se sëmundja fillimisht u transmetua nga një kafshë e infektuar te një njeri. Por të tjerë ...
A e shkaktoi dora e njeriut tërmetin tragjik në Turqi? Sizmiologu jep përgjigjen e vërtetë
Bota

A e shkaktoi dora e njeriut tërmetin tragjik në Turqi? Sizmiologu jep përgjigjen e vërtetë

Sizmiologu Edmond Dushi i ftuar në Wake Up ka ndarë edhe mendimin e tij si ekspert i fushës në lidhje me tërmetin e Turqisë. Pavarësisht se kanë dalë shumë fjalë se ky tërmet mund të jetë shkaktuar nga dora e njeriut si për shembull sistemi Harps, sizmologu e hedh poshtë këtë pretendim duke u shprehur se nuk beson kurrë që një teknologji njerëzore të arrijë të krijojë një energji kaq të madh.   Edmond Dushi: Ka një shkallë, e jep Shërbimi Gjeologjik Amerikan shumë të qartë për publikun për të kuptuar se çfarë energjie kolosale ka një termet tektonik ose natyror. Kjo shkalla tregon qartë që shpërthimi bërthamor i Hiroshimës që merret si referencë, është shumë, shumë poshtë shkallës në raport me tërmetet më të fortë të botës që kanë ndodhur, tani r...
Arrestohet Donald Trump
Bota

Arrestohet Donald Trump

Ish-presidenti Donald Trump ka mbërritur në zyrën e prokurorit të qarkut të Manhattanit, ku tashmë është nën arrest dhe në paraburgim. CNN raporton se Trump pritet t’i merren gjurmët e gishtërinjve si pjesë e arrestimit. Më pas, ai do të sillet në një sallë gjyqi, ku do të gjykohet, një paraqitje që pritet të jetë e shpejtë dhe rutinë, por që përfaqëson një moment surreal dhe historik në historinë e SHBA. Trump nuk pritet të vihet në pranga pas arrestimit të tij, pasi ai do të mbetet nën mbrojtjen e vazhdueshme të forcave të rendit.
Hera e parë në historinë e SHBA! Donald Trump pranë arrestimit, ngrihen akuza penale…
Bota

Hera e parë në historinë e SHBA! Donald Trump pranë arrestimit, ngrihen akuza penale…

Votimi i një jurie të madhe në Manhatan ka hapur dritën jeshile për ngritjen e një padie ndaj ish-Presidentit Donald Trump, nën akuza që kanë të bëjnë me pagesat e bëra gjatë fushatës presidenciale të vitit 2016 për të blerë heshjen e një aktoreje të filmave pornografikë lidhur me pretendimet për mardhënie jashtëmartesore. Republikani Donald Trump, i cili po kandidon për të rimarrë Shtëpinë e Bardhë në zgjedhjet e vitit 2024, tha përmes një deklerate në rrjetin e tij “Truth Social” se: “Ky është një persekutim politik dhe ndërhyrje në zgjedhje në nivelin më të lartë në histori”. Ish-Presidenti Trump tha në dekleratë se, demokratët e majtë radikalë u përpoqën me çdo mënyrë të minonin presidencën e tij që nga momenti që ai u deklarua fitues i zgjedhjeve presidenciale. ...