Sunday, May 5

“I vetëm në shtëpi” bëhet realitet! 6-vjeçari udhëton drejt qytetit të gabuar pasi ngatërroi avionin

Të gjithë e dimë historinë e 8-vjeçarit Kevin Mcallister, djaloshi i filmit “I vetëm në shtëpi”, i cili u harrua nga familja në shtëpi gjatë Krishtilidnjes, e një vit më pas, ngatërroi avionin duke udhëtuar drejt Nju Jorkut, pa prindërit e tij.

Por e keni menduar ndonjëherë se kjo histori mund të bëhej realitet? Kjo gjë i ka ndodhur një 6-vjeçari në SHBA, i cili udhëtoi gabimisht në një qytet tjetër pasi mori avioni ne gabuar.

I mituri me emrin Casper po udhëtonte nga Filadelfia për të takuar gjyshen e tij në Fort Myers, Florida, por sipas mediave të huaja, ai përfundoi në Orlando.

Kompania “Spirit Airlines” e vendosi Casperin në fluturimin e gabuar të enjten, duke e bërë fluturimin e tij të parë të kujtueshëm. Gjyshja e tij priste që ai të mbërrinte në Fort Myers, Florida, por në vend të kësaj ai zbarkoi në Orlando, teksa bagazhi i tij arriti në aeroportin ndërkombëtar të Floridës Jugperëndimore. Pas kontakteve me policisnë, i mituri u kthye shëndoshë e mirë në shtëpi, si një aventurier i vërtetë.

Spirit Airlines tha në një deklaratë se ata marrin seriozisht sigurinë dhe përgjegjësinë e transportimit të të gjithë mysafirëve të tyre dhe po kryejnë një hetim të brendshëm, teksa i ka kërkuar familja familjarëve.