Thursday, May 16

Aktualitet

Pasuritë e Ervis Martinajt i kalojnë shtetit! Ja vendimi i FUNDIT i Apelit të GJKKO
Aktualitet

Pasuritë e Ervis Martinajt i kalojnë shtetit! Ja vendimi i FUNDIT i Apelit të GJKKO

Gjykata e Apelit të Posaçëm lë në fuqi vendimin e Shkallës së Parë për sekuestron e 34 pasurive të Ervis Martinajt dhe familjarëve të tij. Apeli nuk legjitimon avokatin për pasuritë në emër të Ervis Martinajt, pasi nuk kishte prokurë të posaçme nga ky i fundit, por ishte firmosur nga familjarët. Ndërkohë që edhe në lidhje me pasuritë në emër të këtyre të fundit, nuk ndryshoi asgjë nga sa më parë ishte shprehur GJKKO. Vendimi i Apelit të Gjykatës Kushtetuese: Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me trup gjykues të përbërë nga gjyqtarët Dhimitër Lara (kryesues), Nertina Kosova (anëtare) dhe Florjan Kalaja (anëtar), sot më datë 17.03.2023, shpalli vendimin lidhur me çështjen e regjistruar me nr. 48 akti, datë 07.03.2023 regjistri, mbi ankimin e paraqi...
Çfarë do ndodhë me pasuritë e Ervis Martinajt? Gjykata shqyrton sot ankimimin e familjes së të shumëkërkuarit
Aktualitet

Çfarë do ndodhë me pasuritë e Ervis Martinajt? Gjykata shqyrton sot ankimimin e familjes së të shumëkërkuarit

Apeli i Posaçëm do të shqyrtojë ditën e sotme ankimin e familjarëve të Ervis Martinajt, mbi sekuestrimin e 34 pasurive të luajtshme dhe të paluajtshme, ndër to, apartamente, toka, aksione kompanish e automjete. Seanca do të zhvillohet në orën 12:00, ndërsa Prokuroria e Posaçme, në bazë të ligjit Antimafia, i ka sekuestruar pasuritë në fjalë, me argumentin se janë krijuar nga aktivitetet kriminale. Ervis Martinaj prej disa muajsh tashëm rezulton i zhdukur dhe nuk dihet nëse është i gjallë apo është vrarë, teksa me ngjarjen e rëndë të ndodhur në “Don Bosko” në Tiranë, u ngritën dyshime se mund të ishte ai që kishte urdhëruar atentatin ndaj Fatjon Muratit.
‘DailyMail’ tregon si vepron mafia ballkanike në Ekuador: Nëse dështon, shqiptarët të vrasin!
Aktualitet

‘DailyMail’ tregon si vepron mafia ballkanike në Ekuador: Nëse dështon, shqiptarët të vrasin!

Media britanike 'DailyMail' ka shkruar një artikull për ekzekutimin e  Ergys Dashit. Jo vetëm aq, Dashi është pjesë e një dokumentari të quajtur "Albanian Narcos: Bullets, Bloodshed & Britain", e cila tregon sesi Mafia Ballkanike është vendosur në Ekuador. Në këtë artikull shfaqet Junior, i cili është një ndihmës i mafiozit ekuadorian. Ai tregon se asnjëherë më parë një gangster ekuadorian nuk e ka thyer kodin mafioz të heshtjes për të përshkruar se si funksionojnë bandat shqiptare të krimit të organizuar, deri më sot. Në dokumentar tregohet se shqiptarët filluan të shkonin në Ekuador rreth dhjetë vjet më parë, jo shumë kohë pasi presidenti i krahut të majtë Rafael Correa vendosi që të huajt të mund të qëndronin për gjashtë muaj pa vizë. Në këtë mënyrë, ai u hapi dyer...
E FUNDIT/ Ulen sërish nafta e benzina, ja sa do të jetë çmimi i karburanteve
Aktualitet

E FUNDIT/ Ulen sërish nafta e benzina, ja sa do të jetë çmimi i karburanteve

Ndryshon çmimi i karburantit në vend. Në mbledhjen e sotme të Bordit të Transparencës u vendos që nafta të ulej me 7 lekë, duke u shitur 182 lekë/litri dhe benzina me 4 lekë. Ndërsa gazi do të shitet jo më shumë se 75 lekë/litri. VENDIMI I BORDIT Vendimet e Bordit të Transparencës në datë 16 Mars 2023 kanë ndryshime të çmimit nga ai i përcaktuar në mbledhjen e fundit. Referuar të dhënave lidhur me bursën Platts të datës 15.03.2023, kemi ndryshime të çmimit nga ai përcaktuar në mbledhjen e fundit, konkretisht rezulton se çmimi (FOB/MED $ Ton) i Benzinës është 775, -54 nga data 13.03.2023, $/ Ton, ndërsa çmimi i Gazoilit/Diesel është 721, -69 nga data 13.03.2023, $/Ton. Kursi i këmbimit i BSH ka pësuar rritje në 108.28 (+1.03 nga data 13.03.2023). Si rrjedhojë çmimet e v...
15 vite nga tragjedia e Gërdecit
Aktualitet

15 vite nga tragjedia e Gërdecit

Dita e sotme, 15 marsi i vitit 2023 shënon plot 15 vite nga tragjedia e Gërdecit, ku në fabrikën e demontimit të armëve humbën jetën 26 persona, rreth 300 të tjerë u plagosën, ndërkohë që dëmet materiale ishin të panumërta. Më 15 mars të vitit 2008 Tirana u lëkund nga një shpërthim i fuqishëm i ndodhur vetëm pak kilometra larg, në fshatin e quajtur Gërdec. Një magazinë e kthyer në “fabrikë” për demontimin e armëve shpërtheu duke u marrë jetën të paktën 26 personave. Shumë të tjerë u gjymtuan, shtëpitë u shkatërruan dhe shpërthimi krijoi një krater të madh. Çdo përvjetor të kësaj tragjedie, familjarët e viktimave zhvillojnë homazhe te Memoriali i viktimave, në periferi të fshatit Gërdec. Për këtë tragjedi prokuroria dërgoi 28 të pandehur në gjykatë ndërkohë që Fatmir Mediu, në atë ...
“Drogë, spiunë dhe kamera”/ Financial Times “nxin” Shqipërinë: Rama është zvarritur në disa skandale
Aktualitet

“Drogë, spiunë dhe kamera”/ Financial Times “nxin” Shqipërinë: Rama është zvarritur në disa skandale

Media prestigjoze Financial Times i ka kushtuar një artikull Shqipërisë dhe përpjekjeve të vendit për të frenuar bandat kriminale, por edhe situatës politike dhe skandaleve në vend ku është lakuar emri i kryeministrit Edi Rama. “Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama është një nga liderët më properëndimorë në Ballkan, një ish-basketbollist dhe artist që erdhi në pushtet duke premtuar një goditje të pamëshirshme ndaj bandave kriminale. Megjithatë, një dekadë më vonë, përpjekjet e Ramës për të përmbushur këtë premtim po bëhen gjithnjë e më të parëndësishme, teksa është zvarritur në disa skandale që kanë njollosur imazhin e tij brenda dhe jashtë vendit. Rama është detyruar të mbrojë reformat që dyshohet se janë miqësore me pastruesit e parave, të shpjegojë se si bashkëpunëtorët e vjetër të qev...
VIDEO-ALARMUESE/ Cllevio dhe shoku i tij me shpejtësi “vrastare” 300 km/orë në tunelin e Kalimashit, gati të përplasen me…
Aktualitet

VIDEO-ALARMUESE/ Cllevio dhe shoku i tij me shpejtësi “vrastare” 300 km/orë në tunelin e Kalimashit, gati të përplasen me…

Nuk është bërë java nga aksidenti tragjik në Tiranë, ku ndërruan jetë 3 të rinj. Por këmba duket se nuk hiqet nga gazi, madje video të tilla vazhdojnë dhe publikohen në rrjetet e tyre sociale. Në një video të postuar në rrjetin social TikTok, dy reperët Kleviol Ahmeti dhe Aleks Visha shfaqen duke ngarë makinën me mbi 300 kilometra në orë. E gjithë skena ka ndodhur nga tuneli i rrugës së Kombit në Kukës, ku automjeti me të cilin reperët udhëtojnë rrezikoi të aksidentohej me një mjet tjetër që po i respektonte rregullat e qarkullit. "O lali, na vrave. Bravo!,"-dëgjohet në video. Video është publikuar nga vetë protagonistët, të cilët ndiqen masivisht nga grupmoshat e reja, ndëkohë që nga ngjarja e fundit të gjithë po mundohen që të sensibilizojnë të rinjtë që të mos i thyejnë rregul...
Ulet sërish nafta dhe benzina/ Bordi ndryshon çmimet e karburanteve
Aktualitet

Ulet sërish nafta dhe benzina/ Bordi ndryshon çmimet e karburanteve

Bordi i Transparencës ka ndryshuar sërish çmimet e karburanteve në vend. Përmes një njoftimi Bordi ka bërë të ditur çmimet e reja me të cilat do të shiten karburantet nga dita e sotme e deri në një tjetër vendim. Më poshtë janë të shënuara të gjitha çmimet e reja të karburanteve. Vendim i Bordit të Transparencës 14.03.2023 Vendimet e Bordit të Transparencës në datë 14 Mars 2023 kanë ndryshime të çmimit nga ai i përcaktuar në mbledhjen e fundit. Referuar të dhënave lidhur me bursën Platts të datës 13.03.2023, kemi ndryshime të çmimit nga ai përcaktuar në mbledhjen e fundit, konkretisht rezulton se çmimi (FOB/MED $ Ton) i Benzinës është 829, -30 nga data 7.03.2023, $/ Ton, ndërsa çmimi i Gazoilit/Diesel është 790, -29 nga data 7.03.2023, $/Ton. Kursi i këmbimit i BSH ka pësu...
Rrëzohet te Kisha e Laçit, vdes rrugës për në spital një grua
Aktualitet

Rrëzohet te Kisha e Laçit, vdes rrugës për në spital një grua

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme. Në spitalin e Traumës ka mbërritur e vdekur një grua e cila ishte nisur me autoambulancë nga Laçi. Ka dyshime se gruaja e paidentifikuar është rrëzuar gjatë pelegrinazhit në Kishën e Shna Ndout, në Laç. Pritet njoftimi i policisë për më shumë detaje rreth kësaj ngjarje.
Plas sherri në Tiranë/ 4 persona konfliktohen me thika, goditen 2 të rinjtë
Aktualitet

Plas sherri në Tiranë/ 4 persona konfliktohen me thika, goditen 2 të rinjtë

Dy të rinj kanë mbetur të plagosur me thikë, ndërkohë që në pranga ka rënë një 28-vjeçar. Ngjarja ndodhi në Tiranë. Burime zyrtare nga policia bënë me dije se pas hekurave ra shtetasi me inicialet R.H, 28 vjeç, ndërsa ka nisur procedimi për 42-vjeçarin me inicialet B.S. “Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1 arrestuan shtetasin R. H., 28 vjeç, si dhe nisi procedimi penali në gjendje të lirë për shtetasin B. S., 42 vjeç, të dy banues në Tiranë. Këta dy shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, pas një konflikti për motive të dobëta, kanë goditur me mjete prerëse shtetasit K. S., 27 vjeç dhe K. S., 31 vjeç. Gjithashtu, shtetasi B. S. ka dëmtuar tavolinat e lokalit ku ndodhi konflikti.”, thuhet në njoftimin e policisë....