Monday, May 27

Çfarë do ndodhë me pasuritë e Ervis Martinajt? Gjykata shqyrton sot ankimimin e familjes së të shumëkërkuarit

Apeli i Posaçëm do të shqyrtojë ditën e sotme ankimin e familjarëve të Ervis Martinajt, mbi sekuestrimin e 34 pasurive të luajtshme dhe të paluajtshme, ndër to, apartamente, toka, aksione kompanish e automjete.

Seanca do të zhvillohet në orën 12:00, ndërsa Prokuroria e Posaçme, në bazë të ligjit Antimafia, i ka sekuestruar pasuritë në fjalë, me argumentin se janë krijuar nga aktivitetet kriminale.

Ervis Martinaj prej disa muajsh tashëm rezulton i zhdukur dhe nuk dihet nëse është i gjallë apo është vrarë, teksa me ngjarjen e rëndë të ndodhur në “Don Bosko” në Tiranë, u ngritën dyshime se mund të ishte ai që kishte urdhëruar atentatin ndaj Fatjon Muratit.