Friday, April 26

VIDEO-ALARMUESE/ Cllevio dhe shoku i tij me shpejtësi “vrastare” 300 km/orë në tunelin e Kalimashit, gati të përplasen me…

Nuk është bërë java nga aksidenti tragjik në Tiranë, ku ndërruan jetë 3 të rinj. Por këmba duket se nuk hiqet nga gazi, madje video të tilla vazhdojnë dhe publikohen në rrjetet e tyre sociale.

Në një video të postuar në rrjetin social TikTok, dy reperët Kleviol Ahmeti dhe Aleks Visha shfaqen duke ngarë makinën me mbi 300 kilometra në orë. E gjithë skena ka ndodhur nga tuneli i rrugës së Kombit në Kukës, ku automjeti me të cilin reperët udhëtojnë rrezikoi të aksidentohej me një mjet tjetër që po i respektonte rregullat e qarkullit.

“O lali, na vrave. Bravo!,”-dëgjohet në video.

Video është publikuar nga vetë protagonistët, të cilët ndiqen masivisht nga grupmoshat e reja, ndëkohë që nga ngjarja e fundit të gjithë po mundohen që të sensibilizojnë të rinjtë që të mos i thyejnë rregullat e qarkullimit rrugor me synim marrjen e klikimeve.

https://www.instagram.com/arena_al1/?utm_source=ig_embed&ig_rid=b6a1e1bb-3910-4135-bddb-50191b40b073

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *