Wednesday, April 24

“Po na bëni me pas dyshime për Efin dhe për Kiarën”/ Luizi në pikëpyetje për qëndrimin e tij

 

“Po na bëni me pas dyshime për Efin dhe për Kiarën”/ Luizi në pikëpyetje për qëndrimin e tij

23:26 – 08.04.2023

Po na bëni me pas dyshime për Efin dhe për Kiarën/ Luizi në pikëpyetje për qëndrimin e tij

 

Lidhur me debatin që u agravua mes opinionistëve dhe banorëve, Luizi kërkoi të jetë më i qartë, për të kuptuar se çfarë qëndrimi të mbajë ai me Kiarën dhe Efin.

 

Arbër: Më vjen keq që Luizi nuk i ka dëgjuar diskutimet e mia të mëparshme në studio. Unë ja kam thënë Efit, Kiarës dhe Ronaldos se këta kanë ndryshuar sjelljen e tyre kur shihnin dronat për Luizin. Më pas, kur dolën mbështetën Luizin, për të shtuar ndjekësit në rrjetet e tyre sociale. Unë u thash merrni një freskuese me vete. Përveçëse i bëjnë fresk Luizit, nuk bëjnë ndonjë gjë të tjerë.

 

Efi: Çfarë ndryshimi në sjellje ma thuaj pak.

 

Arbër: Ti shpërthimin e madh e pate kur dole jashtë që ta merrnin vesh shqiptarët sa e doje ti Luizin. Pastaj ishte Kiara që e mbështeste fuqimisht Luizin. Në ditën e tij më të vështirë, ti ndjeve keqardhje për të. Ti madje u zhgënjeve kur hyre brenda në shtëpi, sepse pe një tjetër Luiz. Kështu e keni ju. E keni shfrytëzuar Luizin.

 

Efi: Unë kam dëshirë të dal tani nga kjo shtëpi. Nuk dua të humbas nervat e mia dhe të ndihem keq shpirtërisht, me këto sjellje personale.

 

Arbër: Çfarë kam unë personale me të? Ma thuaj tani.

 

Efi: Nuk e përballoj dot më. Nuk kam ndryshuar sjellje për Luizin. Ke frikë të bësh një hap. Pas debateve të mia me Arbërin dhe Zhaklinën në studio, gjërat nuk janë më të njëjta. Kam patur konflikte me këta dy njerëz.

 

Arbër: Asnjë konflikt nuk ka patur. Debatet tona i ka parë e gjithë Shqipëria. Po gënjën.

 

Efi: Nuk e duroj dot më. Të prish unë gjendjen time shpirtërore për ty dhe Zhaklinën, jo.

 

Zhaklin: Unë jam sjelljë shumë mirë me ty, ti vazhdon me sjelljen tënde harbute.

 

Luiz: Zhaklina, Arbër, Efi, Kiara, Ronaldo dhe Bledi. Jeni duke na bërë dy Big Brothera. Po na bëni me pas dyshime për Efin dhe për Kiarën.